Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Dashnori vrasės rrėfen “Love Story”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Dashnori vrasės rrėfen “Love Story”
Permalink   


Ka konsumuar cigare pa fund dhe gjatė 24 orėve tė para pas hekurave, Namik Dedgjoni nuk ka shprehur asnjė shenjė pendesė nė lidhje me krimin makabėr qė ka kryer. Vrasja e tė dashurės, Hėna Tringa, nė sy tė bashkėshortit tė saj, Jonuz Tringa, pėrveē shijes sė hidhur nuk i ka ngjallur asnjė ndjenjė fajėsie taksistit Dedgjoni. Dje ai ka marrė masėn e arrestit “burg pa afat”, duke mos pranuar qė tė mbrohet nga avokatėt dhe duke u ulur i vetėm nė karrigen tė pandehurit. Masa e sigurisė Arrestimi vetėm disa orė pas ngjarjes pothuajse nė kushtet e flagrancės, si dhe natyra e krimit, duket se kanė pėrshpejtuar marrjen e masės sė sigurisė pėr Namik Dedgjonin, 39 vjeē, nga Memaliaj. Trupi gjykues i mbledhur nė orėt e vona tė drekės, kryesuar nga gjyqtarja, Albana Spahiu, ka dhėnė masėn e sigurisė “burg pa afat” pas tė dhėnave tė ofruara nga organi i akuzės. Prokurorja e ēėshtjes, Alketa Ziflaj, ka argumentuar tė gjitha materialet e vėna nė dispozicion nga ana e policisė dhe tė cilėsueshme prej organit tė akuzės, pėr dhėnien e masės sė sigurisė “burg pa afat” pėr vrasėsin e gruas sė dy fėmijėve nga Memaliaj. Ajo ēka ka rėnė nė sy seancėn e sotme ishte mungesa e njė avokati mbrojtės pėr Dedgjonin. Kjo nuk ėshtė pohuar, apo mohuar nga pjesėtarėt e Gjyqėsorit, tė cilėt gjithsesi kanė vendosur qė 39-vjeēari Dedgjoni tė qėndrojė sėrish nė dhomat e paraburgimit tė komisariatit tė oolicisė sė Tepelenės, nė pritje pėr t’u gjykuar. Pėrcjellja e tij pėr nė Gjykatėn e Tepelenės ėshtė bėrė nėn masa tė rrepta sigurie, nga frika e ndonjė hakmarrjeje tė mundshme nga ana e familjarėve tė Tringės. Hetimet zbardhin lidhjen dashurore Pėrgjatė ditės sė djeshme, duke vazhduar deri nė orėt e mbrėmjes, vrasėsi Dedgjoni i ėshtė nėnshtruar njė serie tė gjatė pyetjesh nga ana e policisė. Nė deklarimet e tij, Dedgjoni mėsohet tė ketė pohuar tė gjithė mekanizmin e ngjarjes sė natės sė pardjeshme, kur vrau me vetėdije tė plotė Hėna Tringėn, tė cilėn pretendonte se e kishte tė dashur qė prej 6 vjetėsh. Sipas Dedgjonit, ata janė njohur nė plazhin e “Ujit tė Ftohtė” tė Tepelenės nė vitin 2000. Sipas burimeve mjaft konfidenciale, Dedgjoni nė deklarimet e tij ka pranuar se paskėsh qenė i dashuruar me gruan e dy fėmijėve disa muaj mė vonė. Njohja filloi tė precipitonte, duke u bėrė mė e efektshme, pasi dhe takimet mes tyre, gjithmonė sipas Dedgjonit, liheshin tri herė nė javė nė vende tė ndryshme, madje dhe nė qytetin bregdetar tė Sarandės, njė prej vendeve mė tė frekuentuara prej tyre. “Kam qenė tmerrėsisht i dashuruar dhe paskam qenė i verbuar nga ajo”, ka thėnė vrasėsi Dedgjoni. “Edhe ajo mė dashuronte marrėzisht, madje kėtė ma ka pranuar sa herė qė unė ia kėrkoja”, ka thėnė para personave qė e merrnin nė pyetje 39-vjeēari. Nė deklarimet e tij ai ka qėnė mjaft argumentues dhe i prerė, duke ēuditur madje edhe vetė hetuesit. ”E kam vrarė se ma bėri borxh. Nuk mund tė durohej mė ironia e saj karshi meje, qė ishte mjaft e rėndė”, ka thėnė vrasėsi. “Nuk do tė doja kurrsesi tė pėrfundonte nė kėtė mėnyrė, por Zoti e solli atė moment, qė gjithsesi ishte i dhimbshėm si pėr tė shoqin e saj, ashtu edhe pėr mua”, ka thėnė Dedgjoni. Vrasėsi Dedgjoni Namik Dedgjoni njihej si njė shofer taksie mjaft korrekt nga ana e kolegėve tė tij. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fėmijė. Gjithnjė sipas kolegėve, ai punonte shumė pėr tė mbajtur familjen dhe me furgonin e tij bėnte rrugė tė thella si nė zonėn e Kalivaēit, apo edhe nė zonėn e Miricės e Salarisė. Ai ka lindur nė fshatin Memaliaj dhe mė pas familjarisht ka zbritur nė qytezėn me po tė njėjtin emėr, pėr njė jetė mė tė mirė. Viktima Tringa Hėna Tringa, 30 vjeēe, pothuajse pjesėn mė tė madhe tė kohės e ka kaluar pa punuar. Burime nga komshinjtė bėjnė tė ditur se merrej me qėndistari nė shtėpi, si dhe njė periudhė kohe kishte punuar edhe nė njė market si ****ėse. E martuar qė nga viti 1992 me Jonuz Tringėn, ajo kishte dy fėmijė. Vetėm para 6 viteve familja e tyre ishte transferuar nė qytezėn e Memaliajt, pasi deri nė atė periudhė kishin jetuar nė fshatin me tė njėjtin emėr. “Ai ishte anormal. Donte t’i prishte familjen” Babai i Hėnės: Vrasėsin e paditėm nė polici “Vajza ime dha jetėn e saj, sepse nuk lejoi qė njerėz anormalė si Namik Dedgjoni t’ia prishnin familjen”. Kėshtu ka reaguar njė ditė pas humbjes sė tė bijės, babai i Hėna Tringės, Enver Zeneli. Duke rrėzuar tė gjitha variantet e deklaruara deri tani nga vetė ekzekutori dhe policia pėr njė lidhje mes tyre, ai u shpreh gjatė njė kontakti me gazetėn, se familja e vajzės sė tij kishte bėrė denoncim pėr shqetėsimet e sjella nga Dedgjoni. “Shtetasi Namik Dedgjoni ka bėrė veprime nga mė tė paimagjinueshmet. Ka shqetėsuar nė mėnyrė sistematike pėr dy vjet time bijė dhe familjen tonė, duke kėrkuar dorėn e Hėnės pėr grua. Pėr kėtė fakt kemi vėnė nė dijeni dhe Punonjėsit e Policisė, por ndaj tij nuk ėshtė marrė asnjė masė”, sqaroi Zeneli. Nė emėr tė familjarėve, babai i viktimės 30-vjeēare thekson se, deri tani nuk ėshtė thėnė e vėrteta, por ėshtė deklaruar vetėm varianti qė i intereson tė arrestuarit pėr kėtė ngjarje.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard