Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: "Fenomeni" mbėrrin nė Milano pėr kuqezinjtė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
"Fenomeni" mbėrrin nė Milano pėr kuqezinjtė
Permalink   


 

 Tashmė ėshtė e sigurt: Ronaldo dhe Milani janė njohur zyrtarisht te enjten nė mbrėmje, gjatė gjysmėfinales sė Kupės sė Italisė ( 2 - 2 ) mes kuqezinjve dhe Romės, qė ishte nė program nė "San Siro" nė orėn 21.15. Braziliani "zbarkoi" gjatė mbrėmjes me njė fluturim privat nė aeroportin e Linates dhe mė pas shkoi nė stadium, ku u prit nga tifozėt kuqezinj, njė numėr i madh i tė cilėve kishin shkuar qė pasdite pėrballė selisė sė klubit nė pritje pėr tė mėsuar ndonjė lajm.
"Lojtari po mbėrrin mė Milano dhe kjo do tė thotė se bisedimet ndodhen nė njė pikė tė mirė", - ka thėnė Ernesto Bronxeti, duke konfirmuar se ēėshtja ėshtė zgjidhur, por ajo nuk mund tė quhet e realizuar, tė paktėn deri nė kryerjen e vizitave mjekėsore, qė janė nė program sot nė mėngjes. Gjithsesi, nėnshkrimi i kontratės nuk do tė jetė i mundur pėrpara javės sė ardhshme, sikurse ka shpjeguar avokati Kantamesa, pėrfaqėsuesi ligjor i klubit kuqezi: "E hėna ose e marta mund tė jetė dita e nėnshkrimit tė kontratės. Gjithēka do tė varet nga vizitat mjekėsore qė Ronaldo do tė zhvillojė nė MilanLab dhe nga vlerėsimet e mjekėve kuqezinj". Marrėveshja mėsohet tė jetė arritur mbi bazėn e 6 milionė eurove. "Me Real Madridin i kemi kapėrcyer tė gjitha problemet", - ka konfirmuar Kantamesa.
Gjatė pasdites, edhe administratori i pėrgjithshėm i Milanit, Adriano Galiani, ishte shprehur pėr Ronaldon: "Po dėrgojmė njė ofertė pėr Ronaldon, po negociojmė dhe tė shohim si do tė shkojė. Mė pas, gjithēka do tė varet nga rezultati i vizitave mjekėsore. Kemi ende edhe shumė gjėra pėr tė bėrė." Pėrballė pyetjes nėse do tė kishte ardhur dhe Ronaldo nė "San Siro", ai u pėrgjigj: "Po, ka mundėsi tė jetė".


Morati: U kthye nė ekipin e gabuar
Masimo Moratit nuk i ka ardhur mirė. Pavarėsisht nga superfuqia e Interit tė tij, qė u rikonfirmua nė Kupėn e Italisė ndaj Sampit, presidenti zikaltėr e shikon si njė karshillėk rikthimin e Ronaldos nė Milano, por me fanellėn e "kushėrinjve". "Pėrpara sė gjithash po kthehet nė skuadrėn e gabuar, - ka thėnė Morati, - dhe mė pas nuk ėshtė diēka e bukur. Nėse kam uruar qė kjo ēėshtje tė mos realizohej? Po, por edhe disi pėr Milanin... Ne nuk kemi nevojė pėr Ronin..."



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard