Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: NGROHJA E RRUZULLIT TOKESOR


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
NGROHJA E RRUZULLIT TOKESOR
Permalink   



Ngrohja globale gjatë shekullit 21 në kontinentin evropian më së shumti do ta godasë Mesdheun dhe rajonet e Alpeve, tregojnë rezultatet e 16 instituteve në Evropë.
Pasojat e ngrohjes globale do të jenë thatësia, zjarret pyjore, transferimi i vegjetacionit tradicional në veri, si dhe humbja e sipërfaqeve përpunuese. Prej 14 deri në 38 për qind e popullatës së Mesdheut do të jetojë në rajone ku nuk ka ujë. Gjatë stinës së dimrit do të bie borë në lartësi prej 1.500 dhe 1.7000 metra lartësi mbidetare, e jo si deri tani - prej 1.300 metrave, tregojnë rezultatet e ndikimit të ngrohjes globale mbi mjedisin dhe popullatën në Evropë deri në vitin 2080. Gjatë 100 viteve të fundit temperatura mesatare e botës u zmadhua prej 04 në 0.8 gradë celsilus. Se bëhet fjalë për rritje të rrënjësishme të temperaturave flet edhe fakti sipas të cilit temperatura mesatare e tokës në dimër ka qenë më e ulët se temmperatura e sotme mesatare për katër gradë, paralajmërojnë mediumet botërore.




__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Moti i lig që e kaploi Evropën shkaktoi vdekjen e 34 personave

 Britania e Madhe dhe Gjermania janë pushtuar nga një front moti të keq dhe meteorologët parashikojnë ndërkohë se më e keqja do të vijë në vazhdim. Tre burra dhe një grua kanë vdekur në incidente të ndryshme në Britaninë e pushtuar nga erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm. Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Birmingamit vdiq, ndërsa një pemë goditi makinën e tij. Një tjetër burrë vdiq ndërsa një pemë e shkulur e zuri nën vete në Berkshajër, ndërsa një shofer humbi jetën, pasi kamioni i tij u kthye përmbys nga era. Një grua mbeti e vdekur nën një mur, që u shemb në Stokport. Ndërkohë, ekuipazhi i një anije transportuese u shpëtua pasi mjeti 62 tonësh filloi të mbytej në kanalin anglez. Autostradat, fluturimet mes Hithrout dhe Mançesterit, trenat dhe tramvajet, janë anuluar apo janë shtrënguar të vonohen. Erëra të fuqishme janë regjistruar në të gjithë vendin, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar për një përkeqësim të mëtejshëm të motit.

Gjendja e lartë e gatishmërisë ishte vendosur në Gjermani në pritje të uraganit Kiril, një stuhi ere dhe shiu që dje përshkoi vendin nga verilindja në juglindje. Radiot dhe televizionet gjatë gjithë ditës së djeshme kanë vënë në gatishmëri qytetarët, duke iu kërkuar të mos dalin nga shtëpia gjatë pasdites dhe të marrin më herët nga shkolla fëmijët. Gjendja është monitoruar në vazhdimësi nga ekspertët e shërbimeve meteorologjike, ndërsa zjarrfikësit, punonjësit e skuadrave të emergjencave e mbrojtjes civile, kanë qenë tërë kohën në gatishmëri. Stuhia filloi të ndjehej në zonat veriperëndimore të vendit me erëra që kapnin një shpejtësi nga 100-120 kilometra në orë, gjithsesi situata mbeti nën vëzhgim të vazhdueshëm. Vlerësimet e meteorologëve nuk sjellin asnjë shpresë dhe parashikohen shira të rrëmbyeshëm. Uragani Kiril, sipas ekspertëve, do të përfshijë të gjithë territorin e Gjermanisë me erëra që mund të shkojnë deri në 200 kilometra në orë. Zyrtarët kanë njoftuar për një person të vdekur gjatë një incidenti rrugor si pasojë e motit tejet të keq. Alarmi për mbërritjen e uraganit Kiril, ka përfshirë edhe Austrinë. Erëra të forta, me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, janë parashikuar nga ekspertët meteorologë të Vjenës. Në kryeqytetin austriak, zjarrfikësit rekomandonin qytetarët të merrnin masa për stuhinë, duke vendosur në vende të sigurta objektet që mund të fluturojnë nëpër kopshte ose ballkone, si edhe të mos hapen dritaret dhe makinat të mbyllen nëpër garazhe. "Me erëra që i kalojnë 80 kilometrat në orë, është më mirë që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi", kanë paralajmëruar përgjegjësit e skuadrave të shpëtimit. Perëndimi i vendit ka qenë rajoni që është prekur më shpejt nga uragani dhe ekspertët parashikuan erëra të fuqishme deri në 150 kilometra në orë dhe shira të dhunshme deri në 50 mm në 24 orë në zona të ndryshme të vendit. Avionët në aeroportin e Linzit, janë mbyllur nëpër hangarë ndërsa "AUA", kompania me flamur austriak, parashikon ndërprerje të trafikut në aeroportet e Vjenës, gjatë natës. Kiril, gjithsesi, duket se do të sjellë me vete edhe një të mirë: do të zhdukë nivelin e lartë të pluhurave në Vjenë dhe Grac, që prej ditësh është denoncuar nga mediat. Ndërkohë, stacioni hekurudhor i Amsterdamit është evakuuar dje, pasi era ka shkulur një pjesë të çatisë, ndërsa moti i keq ka përshkruar tërë Holandën dhe Belgjikën. Në Holandë, erëra me shpejtësi mbi 130 km në orë, kanë shkaktuar dy të vdekur dhe dëme në tabelat rrugorë në pjesë të ndryshme të vendit. Vonesa dhe anulime të fluturimeve ka pasur në aeroportin e Shipolit. Era e fortë ka shkaktuar pengesa në qarkullim edhe në Belgjikë dhe dëmet materiale nuk kanë munguar gjithashtu. Në Bruksel, janë mbyllur parqet dhe kopshtet publike, ndërsa erërat i kanë kapërcyer 110 km në orë. Shirat dhe erërat e fuqishme deri në 140 km në orë, kanë prekur edhe Francën veriore, duke shkaktuar probleme për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët. Pjesa veriore e vendit, përfshirë edhe Parisin, ka qenë në gjendjen portokalli të emergjencës, për shkak të stuhisë. Ndërkohë edhe në Itali, 80 fluturime janë anuluar ditën e djeshme për shkak të mjegullës që kish mbuluar aeroportin e Fiumiçinos. Erërat e fuqishme, me intensitet të zvogëluar, mbrëmë e kapluan edhe Austrinë dhe Hungarinë. Në Austri janë shkatëruar ose dëmtuar disa shtëpi, pjesë rrugore janë bllokuar për shkak të drunjve të rrëzuar, ndërsa disa mijë amvisëri në Austrinë perëndimore mbetën pa energji elektrike. Për sot pritet që era në Austri të fryjë me shpejtësi prej 140 kilometrave në orë, kështu që autoritetet austriake i porositën prindërit të mos i lëshojnë fëmijët në shkollë.
Moti i lig mbrëmë kaloi edhe përmes Hungarisë, duke marrë me vete çati të shtëpive, duke rrëzuar pano të reklamave, duke çrënjosur drunj dhe duke dëmtuar shtylla elektrike.
Në qytezën Kunsentmiklosh një kablo nga lartëpërçuesi ka shkaktuar zjarrë në një vagon të ngarkuar, me ç'rast malli i transportuar është djegur tërësisht. Komunikacioni hekurudhor në disa relacione nuk punon, ndërsa autoritetet në kryeqytet të Hungarisë paralajmëruan se sot do të ketë probleme ne transportin qytetor



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard