Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Artiola Toska - Ne Pritje te Marteses!


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Artiola Toska - Ne Pritje te Marteses!
Permalink   


Është tip i qetë dhe i kuptueshëm, gjë që më siguron qetësi dhe siguri në vetevete. Diku tek Selvia e vjetër, në një shtëpi tipike tiranase, banon Artiola Toska, këngëtarja e njohur e muzikës popullore. E lumtur në krahët e dashurisë së saj, në ngrohtësinë e familjes që gjithmonë i ka qëndruar pranë, e adhuruar nga miqtë dhe publiku, mendon të ardhmen artistike dhe projekton lumturinë e saj, askund Është tip i qetë dhe i kuptueshëm, gjë që më siguron qetësi dhe siguri në vetevete. Diku tek Selvia e vjetër, në një shtëpi tipike tiranase, banon Artiola Toska, këngëtarja e njohur e muzikës popullore. E lumtur në krahët e dashurisë së saj, në ngrohtësinë e familjes që gjithmonë i ka qëndruar pranë, e adhuruar nga miqtë dhe publiku, mendon të ardhmen artistike dhe projekton lumturinë e saj, askund tjetër veçse në kryeqytet.

Pak indiferente nga monotonia dhe jeta e zhurmshme e qytetit të saj të lindjes, e thjeshtë dhe e sinqertë, bukuroshja e këngës popullore, tregon për rrugën e saj drejt karrierës por edhe për djalin që i ka rrëmbyer zemrën të bukurës Artiola. Ndihem e lumtur dhe e qetë pranë tij, dhe mund të vazhdoj rrugën e këngës, tashmë edhe më e sigurt. U bënë një vit e gjysmë që jemi bashkë.


Fillimet tuaja si këngëtare ishin të rastësishme apo një dëshirë e lindur prej kohësh që vendosët ta realizoni!

Muzika më ka tërhequr që e vogël dhe fillimet e para ishin interpretimet e mia nëpër shtëpi. Ngaqë këndoja, familja vuri re prirjen për të kënduar. Në pallatin e pionierëve konkurrova për violinë dhe më pas filluan aktivitetet e këngës në ansamblin popullor të pionierëve. Në moshën 15-16 vjeçe, në festivalet e muzikës së lehtë për interpretuesit e rinj, jam vlerësuar me çmim të parë dhe të dytë. Pra, është një eksperiencë e nisur që në vogëli.

Cilët këngëtarë pëlqeni nga muzika popullore shqiptare. Kujt do dëshironit t’i ngjanit?

Afsa Zyberi,- një këngëtare e paarritshme e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, këngët e së cilës unë vazhdoj t’i këndoj. Merita Halili dhe Eli Fara që janë këngëtare të mira të këngës popullore.

Keni emocione kur dilni para publikut?

Jam tip kurajoze. I jap vetes shumë kurajo, megjithatë emocionohem shumë dhe emocionet i kam të brendshme. Përgjithësisht jam natyrë që nuk lë të kuptoj nëse jam e emocionuar, e frikësuar, e pasigurt, e mërzitur. Dhe diçka, gjithmonë para një koncerti apo aktiviteti unë sëmurem, por në momentin që jam para publikut, ndihem e sigurt dhe zëri më del pa problem.

Ç’mendoni mbi reagimet e adhuruesve ?

Marr shumë shpesh urime e përgëzime. Edhe telefoni bie nga shumë dashamirës të këngës. Në rrugë më ndalin dhe më përgëzojnë por, ne, shqiptarët ka shumë raste që nuk dimë të shprehemi. Ndonjëherë, edhe bezdisem.

Mërziteni shpesh dhe nëse po, si e kaloni një gjendje të tillë?

Unë mërzitem shumë shpejt për gjënë më të vogël dhe më ndodh shumë herë. Jam dhe tipi i njeriut që nuk e shpreh mërzitjen gjë që më bën të mendoj gjatë vetëm me veten time, ndaj e vuaj. Mundohem që gjendje të tilla t’i kaloj pa u shprehur me njeri, ose thjesht të harroj duke bërë diçka tjetër, përshembull duke dalë…

Si e ndërton një ditë të zakonshme Artiola?

Ditët e mia ndryshojnë. Nuk më pëlqen monotonia. Veç filmave dhe teatrove që i ndjek gjithmonë. Jam e fandaksur edhe pas filmave shqiptarë dhe më pëlqejnë shumë batutat e realizuara në këto filma. Asgjë tjetër monotone nuk ndërtoj në ditën time. Ndjek akivitetet kulturore dhe nuk jam e interesuar për politikën. Kam një ditë të zakonshme, normale si e të gjithë njerëzve.

Veshja juaj e preferuar, si ju pëlqen të visheni?

Sa më thjesht aq më mirë, ndihem komode.Dua të jem e thjeshtë edhe në skenë, dhe për këtë falenderoj stilisten Rezarta Skifteri e cila m’i ka gjetur shijet si dhe pranon sugjerimet e mia. Mendoj se muzikës që unë këndoj i shkon për shtat veshja serioze dhe e thjeshtë. Në skenë klasike, mua më pëlqen veshja mes klasikes dhe sportives. Gjatë ditës sa më sportive. Përsa i përket look-ut, nuk më pëlqen të bëj ndryshime të shpeshta dhe preferoj një makiazh të lehtë.

Disa të veçanta të karakterit tuaj, që i keni zbuluar, apo jua kanë zbuluar të tjerët?

Jam dilematike. S’jam shumë e vendosur dhe për shumë
gjëra bëhem pishman,- kjo varet edhe nga situatat apo njerëzit. Krijoj miqësi shumë lehtë dhe përshtatem shumë shpejt. Më pëlqen ta ruaj miqësinë por jo gjithçka varet nga unë. Në të shumtën e rasteve, miqësinë e përzgjedh,- jam e sinqertë.

Marrëdhëniet tuaja me familjen?

Jam shumë, shumë e lidhur me familjen time. Veçanërisht me motrën. Mamaja është kritikja personale e këngëve të mia. Të gjithë në familje janë artdashës, sidomos të muzikës popullore dhe më kanë mbështetur që në fillim për zgjedhjen time. Kam përkrahjen e tyre në çdo hap që hedh.

Tashmë, keni filluar të mendoni për familjen e re. Si jeni njohur me princin e ëndrrave?

Jemi njohur krejt rastësisht, dhe që në momentin e parë e kuptova se ishte njeriu ideal me të cilin mund të lidhja jetën. Sinqeriteti, respekti dhe kujdesi që tregonte ndaj meje, ishin ato që më bënë të dashurohesha marrëzisht pas tij.

E dashuroni?

Po, por nuk kemi vendosur ende kur do të martohemi. Unë ndihem e lumtur dhe e qetë pranë tij, dhe mund të vazhdoj rrugën e këngës, tashmë edhe më e sigurt. U bënë një vit e gjysmë që jemi bashkë.

Duke qënë se ju jeni e njohur, cili është reagimi i tij ndaj suksesit dhe admiruesve tuaj?

Ndonëse profesioni i tij është larg nga muzika, nëse mund të shprehem kështu, ai vetë si person është admirues dhe me botë të gjërë njohëse të artit në përgjithësi. Është tip i qetë dhe i kuptueshëm, gjë që më siguron qetësi dhe siguri në vetevete. Unë ndihem e lumtur dhe e qetë pranë tij, dhe mund të vazhdoj rrugën e këngës, tashmë edhe më e sigurt. U bënë një vit e gjysmë që jemi bashkë, dhe nuk ka patur asnjëherë mosmarrëveshje e xhelozi midis nesh.

Keni udhëtuar shpesh, mendoni të largoheni e të jetoni jashtë, si shumë artistë të tjerë?

Unë jam larguar gjithmonë për të punuar, për të kënduar në shumë vende ku ndodhen shqiptarë por nuk më ka pëlqyer të jetoj atje. Nuk jam shkëputur kurrë për një kohë të gjatë apo me idenë të mos kthehem.Nuk ndahem kollaj nga Tirana. E shumta, në vende të ndryshme ke një publik e spektator të kufizuar, këndon nëpër restorante e lokale ku kënaqësia shpirtërore e artistit paraprihet nga ana financiare, ndërsa emocionet dhe kënaqësia që të dhuron publiku në vendin tënd, lë shumë për të dëshiruar dhe mua personalisht, ngrohtësia dhe mirëpritja që më ka bërë publiku, përfshirë edhe prezencën e familjes dhe të njerëzve të dashur, nuk më lë të largohem.

E në të ardhmen?

Nuk jam shumë largpamëse. Nuk bëj plane të largëta. Dëshiroj të paraqitem para publikut sa më mirë dhe autentike në albumin e ardhshëm, ndaj po bashkëpunoj me Shpëtim Saraçin, dhe tekste origjinale nga Jorgo Papingji. Impenjimi im kryesor tani për tani është albumi i ri që do të nxjerr dhe për këtë arsye ofertat që kam patur nga televizionet dhe për koncerte të ndryshme i kam shtyrë për më vonë.




__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard