Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Nje gjel ben veze - Ēudia e radhes ne Librazhd


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Nje gjel ben veze - Ēudia e radhes ne Librazhd
Permalink   


Nė njė familje periferike tė qytetit tė Librazhdit, ėshtė regjistruar dje ēudia e radhės. Njė gjel ka bėrė vezė. Nė njė farė mėnyre, rasti i rrallė (ndoshta unikal), pėr tė cilin specialistėt krahas ēudisė shprehin dhe rezerva, rrėzon aksiomėn popullore "kur tė bėjė gjeli vezė". Ēudia e radhės ėshtė regjistruar dy ditė mė parė nė familjen e pesionistėve Valla, qė jeton nė qytetin e Librazhdit. Sipas kryefamiljarit Llazi Valla, veteriner prej disa dekadash, ka qėnė ora 15:30 e dy ditėve mė parė, kur pas njė "lėngimi" dyditor, shoqėruar dhe me merakun e pronarėve, gjeli ka lėvizur nga vendi duke lėnė aty njė vezė tė madhe. Veza e gjelit, peshon 95 gram, ndėrsa veza normale e njė pule peshon 50-55 gram. U bėmė merak pėr gjelin, shton bashkėshortja e Llazit, Zenepja, pasi ndryshe nga ditėt e tjera ai nuk po lėvizte dhe rrinte nė vendin e tij tė veēantė nė kotec. Ajo tregon se kur ka parė se gjeli ka bėrė vezė ka menduar se u pėrmbys bota. “Nuk kam dėgjuar dhe nuk mė ka ndodhur njė gjė e tillė, megjithėse kam mbajtur vazhdimisht gjela”,- thotė mė tej ajo. Gjeli qė ka bėrė vezėn me peshė 95 gramė ėshtė normal nė pamje dhe peshė (si gjithė gjelat e tjerė), por pulat qė kanė tė njėjtėn moshė me tė (tė dala nga njė ngrohje), kanė njė peshė deri 5-6 kg, ose dy deri nė tre herė mė shumė se pesha normale. Sipas pronarėve vezėt e kėtyre pulave janė tė zakonshme. Specialistėt e kontaktuar nga gazeta kanė shprehur habinė pėr kėtė paradoks, duke e cilėsuar "shpėrthim mutogjeneze"(jashtė natyre), por qė gjithsesi duhet saktėsuar. Pėr tė saktėsuar kėtė ēudi, shprehet specialisti zooveteriner
Firdus Kurti, duhet tė shihen organet e riprodhimit tek gjeli nė fjalė. Njėkohėsisht, specialistėt nuk pėrjashtojnė dhe mundėsinė e gjendjes gjenitale tė dyfishtė tė gjelit, njėra prej tė cilave mund tė jetė riaktivizuar njė moment (bėrja e vezės) si pasojė e prishjes sė ekuilibrave biologjikė. Pėrtej njė ēudie, pronarėt e gjelit dhe fqinjėt e tyre kėtė fakt, e pėrflasin si njė ogur tė dyfishtė. Njė pjesė si ndjellės mbarėsie, ndėrsa tė tjerė si ogur tė keq. Gjithsesi, pronarėt e gjelit qė bėri vezėn me peshė 95 gram, kėmbėngulin se shpendi do tė rrijė dhe jetojė me ta. Ndėrkohė nė qarkun e Elbasanit janė regjistruar shumė ēudi tė tilla tek kafshėt shtėpiake, dhe ato janė shpjeguar nga specialistėt me “prishjen e ekuilibrave biologjikė”.

Raste tė tjera nė qarkun e Elbasanit
Nė dy raste mushka ka pjellė nė fshatin Polis
Dele lind me 6 kėmbė
Viēi lind pa organe gjenitale
Gjeli lind me dy kokė

(Marre nga "Shekulli")



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard