Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Lidhjet e Dashurise ne internet


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Lidhjet e Dashurise ne internet
Permalink   


keni patur lidhje dashurie me ane te internetit. nqs po a ngjasojne me timen.




  • kerkova per kontakte tek msnSearchPeople dhe
    aty pashe nje profil me fotografi.
    Fotografia nuk ishte e asaj por ishte shume
    e bukur. Keshtu vendosa ti bej nje ftese per
    te biseduar me msn Messenger.

  • ajo e pranoi ftesen. filluam te bisedonim
    nga 1 ose dy ore ne dite. u njohem mire dhe
    pas disa ditesh ajo me kerkoi te takoheshim.
    (jo per te pare se si isha sepse kishim bere
    edhe video konference por ajo donte qe te me
    kishte me prane per te me thene nje gje te
    rendesishme.)

  • e vendosem qe te takoheshim ne nje disko.
    pasi kercyem per dy a tre ore. mora edhe
    puthjen e pare. :wub:

  • vazhduam te takoheshim deri sa ajo me la.
    iku me nje tjeter. tani nuk e kam takuar me.


__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Perdorues i shpeshte

Status: Offline
Posts: 10
Date:
Permalink   

Me fal po pse ty te pelqejne lidhjet me goca apo je cun dhe do te lidhesh me goce se nuk e mora vesh mire kete ti ketu ne profil del goce.mbase te pelqejne gocat ose mbase je cun qe ben rolin e goces apo jo ?

__________________


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   


gishteza wrote:






keni patur lidhje dashurie me ane te internetit. disa tipe


( nuk jane nga pervoja ime keto ide)




  • kerkova per kontakte tek msnSearchPeople dhe
    aty pashe nje profil me fotografi.
    Fotografia nuk ishte e asaj por ishte shume
    e bukur. Keshtu vendosa ti bej nje ftese per
    te biseduar me msn Messenger.

  • ajo e pranoi ftesen. filluam te bisedonim
    nga 1 ose dy ore ne dite. u njohem mire dhe
    pas disa ditesh ajo me kerkoi te takoheshim.
    (jo per te pare se si isha sepse kishim bere
    edhe video konference por ajo donte qe te me
    kishte me prane per te me thene nje gje te
    rendesishme.)

  • e vendosem qe te takoheshim ne nje disko.
    pasi kercyem per dy a tre ore. mora edhe
    puthjen e pare. :wub:

  • vazhduam te takoheshim deri sa ajo me la.
    iku me nje tjeter. tani nuk e kam takuar me.





__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Kjo histori I ka ndodhur dikujt e cila tregon…..
Fillimi im ishte me nje shoqe timen, e cila me ftoi nje dite ne shtepine e saj. Ajo ishte nga ato qe e perdorte internetin shume. Ma mbushi mendjen qe edhe une ta njihja kete bote. Me mesoi si te perdor cdo gje per dy muaj. Mesova prej saj si te perdor chatin dhe te gjitha format e tij. Mesova prej saj gjithashtu si te futem ne websaite te mira e serioze. Gjate ketyre dy muajve bisedoja me bashkeshortin qe te fuste internetin ne shtepi. Ne fillim ai e refuzoi kete mendim, porse une fillova ta bind se jam shume e merzitur larg familjes dhe shoqeve. Ia argumentova se te gjitha shoqet e mia perdorin internet, e pse une mos ta perdor nje gje te tille, te flas me to, kur dihet se te folurit me internet eshte shume me I lire se telefoni. Bashkeshorti ra dakord per hatrin tim. Dhe me te vertete cdo dite fillova te flas me shoqet. Mbas kesaj bashkeshorti nuk degjonte prej meje asnje lloj ankese, sic ndodhte me pare. U rehatua prej kerkesave dhe ankesave te mia. Menjehere sa dilte nga shtepia, shkoja si e cmendur ne internet. E kaloja ne te ore te tera. Fillova te deshiroja qe burri te mungonte sa me shume nga shtepia, ndersa me pare me mirrte per te malli, sapo te ma kthente shpinen. Une e doja bashkeshortin tim me kuptimin e plote te fjales. Ai asnjehere nuk me ka lene gje mangut, edhe pse gjendja e tij ekonomike nuk ishte aq e mire, ne krahasim me shoqet e mia. Kerkon qe te me beje te lumtur me cdo menyre. Me kalimin e diteve, gjeta se interneti po me bente te lumtur gjithnje e me shume. Fillova qe edhe viziten time per tek familja ta rralloja. Sa here qe burri kthehej ne shtepi e fikja cdo gje me shpejtesi, ne menyre qe te mos shikonte gje. Nuk dyshonte ne mua kurre, vetem se donte te me shikonte se si e perdor internetin. Ndoshta kishte xhelozi se nje dite me pa duke folur me ze, gje te cilen nuk munda ta fsheh. Mbas asaj me foli duke me thene se interneti eshte i gjere, mund te perfitosh prej tij nese do, si, psh, te mesosh ndonje gjuhe te huaj, te hapesh ndonje websait dhe te perfitojne prej saj njerezit, e shume gjera te tjera, e jo te humbasesh kohen ne chat apo gjera te tjera te kota.i premtova se e kam seriozisht,dhe kam deshire te perfitoj prej tij i thashe nuk shkoj ne chat vetem kur te flas me shoqet . ndersa ceshtjen e edukimit te femijeve ia lashe sherbyeses. E dija se ne c’ore kthehej nga puna dhe ne kete ore nuk futesha ne internet. Per veten nuk kujdesesha fare. Une isha ajo e cila me pare, gjithmone kur ai kthehej nga puna, me gjente ne menyren me te mire. Mbas futjes ne internet kjo gje filloi te rrallohej pak e nga pak, derisa u zhduk fare.fillova te gjeja arsye duke i thene se nuk me lajmerove qe do te vije apo se u ktheve me heret se orari etj. Isha shume e zene me internetin ne ate shkalle saqe, sapo ate e zinte gjumi, une menjehere shkoja aty deri pak para se te zgjohej. Ndoshta edhe ai e kuptoi se une po kaloja shume kohe kot ne internet, por i vinte keq per mua se isha e vetme, larg familjes e shoqeve..., e une e shfrytezova kete qellim te mire te tij “shume mire”!!! ishte shume i merzitur nga moskujdesja ime ndaj femijeve. Me foli shume e me kritikoi, ndersa arma ime e vetme ishte te qaret. Po ku e di ai se c’ndodh ne shtepi? Si mund te gjykoje? Me nje fjale, me pare i telefonoja me dhjetra here kur ai ishte jashte, doja ta degjoja zerin e tij, ndersa tani mbas internetit, nuk ma degjonte zerin,pos kur kisha ndonje kerkese, e kjo ndodhte rralle. Tek bashkeshorti im lindi nje xhelozi e madhe ndaj internetit, por se une e luftoja nje gje te tille me lot e me kurthe grash. Ne kete menyre jeta jone zgjati afersisht gjashte muaj. Asnjehere bashkeshortit tim nuk do ti shkonte ne mend se une do ta keqperdorja kete sherbim. Gjate ketyre diteve krijova lidhje me emrat ne chat, te cilet nuk i dija a jane meshkuj a femra. Kushdo qe me fliste ne chat, i flisja. Kerkoja ndihme prej dikujt qe kishte dije me shume se une ne kompjuter dhe internet, e mesova shume prej tyre. Vetem nje personi , pas te cilit u dhashe teper nga dija e shumte qe kishte ne internet , i flisja gjithmone. Kjo u be gati e perditshme. Me pelqeu biseda me te, e sidomos barcoletat e tij. Lidhja jone filloi te forcohej me kalimin e diteve. Kjo lidhje ditore u formua ne periudhen tre mujore. Marredheniet e mia te, I cili quhej “BANDAR”, u bene dicka e madhe. Me terhoqi me fjalet e tij te embla e plot dashuri. Nje dite prej ditesh kerkoi prej meje te ma degjonte zerin. Kembnguli ne kerkesen e tij aq sa me tha se do ta linte chatin dhe nuk do te me dergonte e-mail, nese nuk ia plotesoja kerkesen. U mundova shume qe ti perballoja kesaj kerkese, por nuk munda. Nuk e di, pse? Me kerkoi numrin e telefonit e me dha numrin e tij.isha shume e tronditur nga kjo gje e nuk munda t’i flas nje kohe te gjate. Ishim bere si dy magnete ne boten e chatit. Te gjithe mundoheshin te afroheshin afer nesh, ndersa ai qe na ofendonte- “ mjere per te”. U beme si nje trup i vetem.ai qe i lexon keto fjale mendon se bashkeshorti im ishte i pakujdesshem ndaj meje dhe se mungonte shume nga shtepia. Ndersa e verteta eshte ndryshe. Ai dilte ne pune dhe nuk shkonte as te shoket e vet per hatrin tim. Mbas disa ditesh, mbasi u mesova me internetin, ne te cilin kaloja nga 8 deri 12 ore ne dite, fillova ta urrej pranine e tij ne shtepi. E fajesoja per kete shume. Fillova ta nxis qe te punonte edhe ne darke, ne menyre qe t’i heqim keto borxhe qe kemi e disa keste, te cilat nuk kishin mbarim. Dhe ashtu beri, u fut me shokun e tij ne nje pune. Mbas kesaj koha per te ndenjur ne internet ishte me e gjate. Edhe pse ishte i merzitur nga fatura e larte e telefonit, nuk arriti te me ndaloje nga kjo.lidhjet e mia me “BANDARIN” filluan te perparonin. Nuk u mundova asnjehere qe te shkepusja lidhjet me te, edhe pse gaboja ne kerkesat e tij. Ndoshta une kisha me shume deshire qe ta shikoja, se ai te me shihte mua. Porse une i largohesha nje gjeje te tille, se kisha frike nga skandali qe do te perhapej. Kemngulja e tij filloi te shtohej dita dites. Kerkonte te me shihte dhe vetem kaq. Pranova me kusht qe te jete kjo kerkese e para dhe e fundit prej tij dhe vetem sa te me shikonte, pa me folur.me tha se do te jete shume i lumtur nga kjo dhe se nuk do te me bente asgje te keqe. Pranoi kushtet e mia dhe u betua se vetem do te me shikonte, pa fjale. U takuam te dy ne treg, ne nje dyqan. E pame njeri – tjetrin dhe...
Ah, sikur mos ta kisha pare e as mos te me kish pare. Ishte i pashem, i gjate e cdo gje ne te me pelqeu. Por , me pelqeu per nje moment te shkurter qe nuk mund ta plotesonte as nje minute. E kjo nuk ishte se burri im ishte i shemtuar , dhe as i shkurter. Por se ne ate moment ndjeva se nuk kisha pare burre me te pashem se ai. Ndersa atij nuk i besohej se po flet me nje te tille si une. Me sqaroi se u gezua shume qe pa gjthe kete bukuri dhe se me donte cmendurisht. Me thoshte se do te vriste veten nese i dilja nga duart dhe se do te ishte me mire mos te me kishte pare. Ma shtoi feminitetin dhe fillova ta shoh veten me te bukur se asnjehere, edhe me te bukur se para martese. Ky ishte fillimi e mbarimi , o ju te zotet e mendjes... nuk e dinte se isha e martuar. Me nje fjale mbas ketij takimi biseda jone ndryshoi komplet. Ajo ishte plot fjale te bukura e romance. E dinte se si te shfrytezonte dobesite e mia si femer. Kerkoi te me shikonte perseri. Porse une i thoja se ky nuk eshte premtimi i dhene, porse edhe mua me kish marre malli ta shikoja. Lidhja jone filloi te behet serioze, prandaj e lajmerova se isha e martuar e kisha femije. I thashe nuk do te shihemi me, dhe se lidhjet tona te jene vetem ne chat. Nuk i besohej nje gje e tille dhe thoshte: “Nuk ka mundesi ti te jesh e martuar e me femije; ti je teper e bukur, e si ta mbyllesh jeten ti keshtu...?” u bera si e droguar pas zerit te tij. E perfytyroja veten ne duar e tij. Me beri ta urrej bashkeshortin tim, i cili nuk eshte rehatuar asnjehere duke u munduar te na plotesoje kerkesat tona e te na bente sa me te lumtur. Fillova te kisha dhimbje koke kur nuk e degjoja zerin e “BANDAR-it” nje apo dy dite, apo kur mos ta shikoja ne chat. Filloi te behej xheloz nese flisja me dikend tjeter ne chat. Nuk e di se c’me gjeti... ajo qe une di ishte se doja ta shikoja sa me shume. “BANDAR-i” e kuptoi nje gje te tille dhe filloi ta shfrytezonte kete. Me kerkoi perseri te me shihte.duhet patjeter te gjejme rrugezgjidhje me tha. Nuk la asnje menyre pa perdorur e une gjithmone refuzoja e refuzoja. Derisa erdhi ajo dite kur me premtoi per martese, por se duhet te kerkoja shkurorezim nga bashkeshorti. Nese nuk pranoja, ose do te vdiste ose do te cmendej ose do te vriste bashkeshortin. Me thene te drejten, edhe pse isha shume e frikesuar, dicka nga brenda me terhiqte nga ai. Sa here qe me fliste, trupi me dridhej si te kisha ethe. Fillova ta shikoja veten si robereshe e bashkeshortit tim, dhe se dashuria qe ishte mes nesh nuk ishte dashuri. Fillova ta urrej pamjen e tij. E harrova veten dhe femijet. E urreja bashkeshortin dhe e shikoja veten se une jam e vetmja ne kete bote qe e di se c’eshte dashuria. Kur “BANDAR-i” u sigurua se une e doja, me tha qe te beja nje problem me bashkeshortin tim, pastaj kete ta beja te madhe derisa te me shkurorezonte. Nje mendim i tille kurre nuk me kish shkuar ne mend. Me dukej sikur kjo ishte menyra e vetme e daljes nga kjo krize. Me premtoi se do te martohej me mua menjehere mbas shkurorezimit dhe se ai do te ishte cdo gje ne jeten time. Do te me bente te lumtur gjithe jeten... Nuk ishte ky vendim i lehte, porse m’u duk i pershtatshem dhe me te vertete fillova te shpikja probleme kot se koti cdo dite, qe bashkeshorti te merzitej e te me ndante. Bashkeshorti im nuk mundi ti perballonte gjithe ato probleme te kota nga te cila beja buje te madhe., filloi te mungonte shume, vinte ne shtepi vetem per te fjetur. Qendruam ne kete gjendje disa jave. Isha shume e preokupuar te shpikja probleme bashke me “BANDAR-in” . nje gje e tille me mori disa jave. “ BANDAR-i” filloi te merzitej nga pritja e gjate dhe kerkoi te me takonte, sepse shkurorezimi ndoshta merrte nje kohe te gjate. Kemnguli ne kerkesen e tij duke me thene se nese nuk me shikon do... pranova pa e refuzuar… kerkova prej tij afat qe te sistemoja ceshtjen. Ishte dite e merkure kur bashkeshorti me tha se do te shkonte pese dite me pune diku larg. Mu duk ky rast i pershtatshem. Bashkeshorti deshi te me conte te familja ime qe te rehatohesha pak shpirterisht e ndoshta i pakesoja gjithe ato probleme. Refuzova nje gje te tille. Pranoi i detyruar nga une e jo me dashje. Burri im u nis per udhetim diten e premte.une cohesha nga gjumi dhe rrija ne chat derisa flija. Diten e diel kishim lene orarin e takimit,. E dija rrezikshmerine e kesaj ceshtje, por i kaluam kufijte e gjithckaje, saqe edhe une nuk ndihesha e frikesuar dhe e trembur si ndjehesha kur u takova per here te pare. Dola me te, po kurreshtja me shtyu qe ta njihja me mire e nga afer. U takuam se bashku ne treg. Erdhi ne orarin e caktuar. Hipa ne makine me te dhe filluam te futeshim neper rrugica. Nuk kuptova asgje, edhe pse isha e merakosur se kjo ishte hera e pare qe dilja me nje burre me te cilin nuk me lidhte asgje vec njohjes ne chat. Dukej i merakosur me shume se une. Fillova biseden duke i thene: “ nuk dua te vonohem shume nga shtepia, sepse ka mundesi qe bashkeshorti te telefonoje” u pergjigj: “ po pastaj, po e mori vesh, ndoshta te shkurorezon e rehatohesh prej tij”. Nuk me pelqeu pergjigja e tij dhe toni i zerit. Filova te frikesohem. Pastaj i thashe “ duhet te mos largohesh shume, se nuk dua te vonohem qe te kthehem ne shtepi.” Edhe pse isha pak e merakosur, megjithate kisha deshire te qendroja me te. Biseda filloi te merrte drejtim romantik. Nuk e di se sa ore vazhdruam keshtu, saqe nuk e ndieva fare rrugen e bere. Pa pritur e gjeta veten ne nje vend te pa njohur. Erresire, ishte nje vreshte. Fillova te bertisja, “ c’eshte ky vend? Ku po me con?” mbas pak sekondash makina qendroi. Nje burre tjeter ma hap deren e makines e me nxjerr me force. Sikur cdo gje u shkaterrua me furtune. Bertita e qava shume, kerkova prej tyre te me linin te shkoja. Fillova te mos kuptoja se cfar thoshin, e as nuk e dija se c’po ndodh rreth meje. Pa pritur nje e goditur ne fytyre, me leshoi ne toke. Me ra te fiket. Nuk di me pas cfar bene me mua. Kush ishin ata... pashe se ishin dy. Cdo gje u kthye si vetetima. Nuk ndjeva asgje, vetem se kur gjeta veten time te zhveshur ne nje dhome te zbrazet. Rrobat me ishin grisur. Fillova te qaj e te bertas. Nuk kaluan vec se disa sekonda kur “BANDAR-i” u fut duke qeshur. I thashe: “ pash Zotin, me lini te shkoj, dua te shkoj ne shtepi. “ me tha: “ do te leme te shkosh ne shtepi, por fillimisht duhet te na premtosh se nuk do te tregosh per kete. Gjithashtu nese lajmeron kend apo ankohesh, do ta marrim hakun me femijet e tu.” i thashe: “ dua vetem te shkoj ne shtepi, e nuk do te lajmeroj askend. “ me zuri frike e madhe. E shikoja trupin qe dridhej e te qarat si permbaja dot. Nuk me kujtohej asgje tjeter, vetem se dalja ime nga shtepia. M’i lidhen syte e me hipen ne makine. Me lane ne nje vend afer shtepise. Per fat te mire nuk me pa askush ne kete gjendje. U futa ne stepi me shpejtesi, vazhdova duke qare aq shume sa dhe lotet mu thane. Pashe me pas se me kishin perdhunuar. Oh e mjera une e mjera. Si do te jete gjendja ime mbas ketij aksidenti? E urreva veten aq shume sa u mundova te bej vetvrasje. Ndersa per femijet mos me pyet, nuk i njihja me mbas kesaj ngjarje dhe as nuk e ndieja pranine e tyre dhe te askujt tjeter. Mbasi bashkeshorti u kthye u cudit nga keto ndryshime me te cilat nuk ishte mesuar me perpara. Gjendja ime ishte aq e keqe sa me mori me force e me coi ne spital. Nuk me bene vizite te plote, por me gjeten ne gjendje te dobet dhe mungese te te ushqyerit dhe kaq. Kerkova prej tij te me conte te familja sa me shpejt. Qaja shume e prinderit nuk dinin gje. Mendonin se mos kisha probleme me bashkeshortin. Babai u ul te bisedonte me te per gjendjen time, por pa rezultat, sepse ai nuk e dinte shkakun. Askush nuk e dinte se c’kisha. Une nuk e kam hak kete bashkeshort i thashe vetes, prandaj kerkova prej tij shkurorezim. Me pare kisha deshire te me shkurorezonte per qejfin tim, ndersa kete here e kerkoj si nder per bashkeshortin, babain e femijeve te mi. une nuk kam te drejte te jetoj kurre ne mes njerzve te ndershem. E gjithe cfar me ndodhi mua ishte per fajin tim dhe te chatit te malkuar. Une ia bera varrin vetes.ai I cili me shkaterroi jeten nuk ishte tjeterkush, vetem se gjuetar vajzash te cilat perdorin chatin me lloj-lloj te panjohurish. .. Ne te njejten kohe deshiroj me gjithe shpirt qe mos ti ndodhe askujt kjo qe me ndodhi mua. Deshiroj qe te me fale bashkeshorti, se ai nuk e ka hak gjithe kete turp. Edhe femijeve u lus te me falin… une isha shkaktarja, une isha shkaktarja…
Kjo femer tani ka vdekur, dhe me te vdiq edhe sekreti i saj. Bashkeshorti I saj nuk e shkurorezoi, por ai u merzit shume nga vdekja e saj.

Ju o te zotet e mendjes:
Ne kete histori gjithkush prej nesh sheh veten e tij apo te saj. dikush ne zhgenjim, dikush ne lenien pas dore te familjes, prinderve, shkolles etj.
do te desha qe chatistat te mos kishin synim lendimin e te tjereve. Pse njerzit mendojne vetem shfrytezimin?

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard