Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “Sollakut hetim, ashtu si Bill Klintonit”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“Sollakut hetim, ashtu si Bill Klintonit”
Permalink   


Kryeprokurorin Sollaku do ta hetojmė si Bill Klinton". Kėshtu u shpreh dje kreu i Ministrisė sė Drejtėsisė, Aldo Bumēi gjatė njė konference pėr shtyp, ku hodhi sėrish njė sėrė akuzash ndaj Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme. "Jemi nė fazėn e studimit tė njė projektligji, qė do tė na japė mundėsinė tė hetojmė Sollakun. Kemi zgjedhur modelin amerikan, ku njė prokuror i pavarur do tė hetojė dhe mė pas tė ngrejė akuzė nė emėr tė shtetit ndaj kryeprokurorit, qė ėshtė i vetmi person qė gėzon mbrojtje tė plotė", - deklaroi ministri. Ai u shpreh se ky projektligj, megjithėse ėshtė nė fazėn studimore, do t'i kalohet shumė shpejt Parlamentit pėr miratim.
Lufta kunder
korrupsionit
"Korrupsioni nuk mund tė luftohet kur institucionet e pavarura nuk kanė vullnet. Marrėdhėniet mes Ministrisė sė Drejtėsisė, Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, fatkeqėsisht janė tė acaruara prej muajsh", - tha kreu i dikasterit tė Drejtėsisė. Sipas tij, bashkėpunimi nuk mund tė bėhet nė kėtė frymė ekzistuese, qė pėr fat tė keq karakterizon kėto institucione. Ai tha se dikasteri qė drejton, do tė vazhdojė tė kryejė inspektimet pėr tė konstatuar shkeljet qė bėhen nga prokurorėt dhe rezultatet t'ia bėjė prezente kreut tė shtetit, Alfred Moisiu. Ndėrsa premtoi se do tė kėrkojė rritje tė buxhetit pėr punonjėsit e administratės gjyqėsore, pasi pagat e ulėta janė cilėsuar si njė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė rritjen e korrupsionit nė shkallė tė lartė.
Raporti i OSBE-sė
Duke iu referuar raportit tė OSBE-sė qė u bė publik pak ditė mė parė, gjatė prezantimit tė botimit "Analizė e sistemit gjyqėsor nė Shqipėri", Bumēi tha se Ministria e Drejtėsisė i ka kontestuar tė gjitha problemet qė ngrenė ekspertėt ndėrkombėtarė. "Rasti "Gjermeni", qė ėshtė pėrmendur dhe nė raport, mund tė thuhet qė ėshtė mė flagranti. Ne kėrkuam qė ish-kryegjyqtari tė ndėshkohej sipas ligjit, pasi kishte bėrė deklarim tė rremė tė pasurisė, si dhe kishte dhėnė vendime tė padrejta. Ajo ēfarė ishte mė e rėnda, fakti qė Gjermeni kishte liruar dy persona qė kultivonin lėndė narkotike. Tė gjitha kėto ia bėmė prezente KLD-sė, por nuk u mor ndonjė masė", - tha mė tej numri njė i dikasterit tė Drejtėsisė. Ministri falėnderoi OSBE-nė pėr raportin dhe u shpreh se nga 11 rekomandimet qė bėjnė ekspertėt, nėntė prej tyre i adresohen Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe prokurorisė, ndėrsa dy prej tyre, Ministrisė sė Drejtėsisė. Kjo dėshmon sipas Bumēit, punėn qė po bėn qeveria nė luftėn antikorrupsion. Sot, ministri i Drejtėsisė niset drejt Moskės, ku do tė marrė pjesė nė njė takim nė nivel ministror, pėr tė diskutuar rreth problemeve tė gjyqėsorit.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard