Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “Sollakut hetim, ashtu si Bill Klintonit”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“Sollakut hetim, ashtu si Bill Klintonit”
Permalink   


Kryeprokurorin Sollaku do ta hetojmë si Bill Klinton". Kështu u shpreh dje kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Aldo Bumçi gjatë një konference për shtyp, ku hodhi sërish një sërë akuzash ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. "Jemi në fazën e studimit të një projektligji, që do të na japë mundësinë të hetojmë Sollakun. Kemi zgjedhur modelin amerikan, ku një prokuror i pavarur do të hetojë dhe më pas të ngrejë akuzë në emër të shtetit ndaj kryeprokurorit, që është i vetmi person që gëzon mbrojtje të plotë", - deklaroi ministri. Ai u shpreh se ky projektligj, megjithëse është në fazën studimore, do t'i kalohet shumë shpejt Parlamentit për miratim.
Lufta kunder
korrupsionit
"Korrupsioni nuk mund të luftohet kur institucionet e pavarura nuk kanë vullnet. Marrëdhëniet mes Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, fatkeqësisht janë të acaruara prej muajsh", - tha kreu i dikasterit të Drejtësisë. Sipas tij, bashkëpunimi nuk mund të bëhet në këtë frymë ekzistuese, që për fat të keq karakterizon këto institucione. Ai tha se dikasteri që drejton, do të vazhdojë të kryejë inspektimet për të konstatuar shkeljet që bëhen nga prokurorët dhe rezultatet t'ia bëjë prezente kreut të shtetit, Alfred Moisiu. Ndërsa premtoi se do të kërkojë rritje të buxhetit për punonjësit e administratës gjyqësore, pasi pagat e ulëta janë cilësuar si një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e korrupsionit në shkallë të lartë.
Raporti i OSBE-së
Duke iu referuar raportit të OSBE-së që u bë publik pak ditë më parë, gjatë prezantimit të botimit "Analizë e sistemit gjyqësor në Shqipëri", Bumçi tha se Ministria e Drejtësisë i ka kontestuar të gjitha problemet që ngrenë ekspertët ndërkombëtarë. "Rasti "Gjermeni", që është përmendur dhe në raport, mund të thuhet që është më flagranti. Ne kërkuam që ish-kryegjyqtari të ndëshkohej sipas ligjit, pasi kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë, si dhe kishte dhënë vendime të padrejta. Ajo çfarë ishte më e rënda, fakti që Gjermeni kishte liruar dy persona që kultivonin lëndë narkotike. Të gjitha këto ia bëmë prezente KLD-së, por nuk u mor ndonjë masë", - tha më tej numri një i dikasterit të Drejtësisë. Ministri falënderoi OSBE-në për raportin dhe u shpreh se nga 11 rekomandimet që bëjnë ekspertët, nëntë prej tyre i adresohen Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prokurorisë, ndërsa dy prej tyre, Ministrisë së Drejtësisë. Kjo dëshmon sipas Bumçit, punën që po bën qeveria në luftën antikorrupsion. Sot, ministri i Drejtësisë niset drejt Moskës, ku do të marrë pjesë në një takim në nivel ministror, për të diskutuar rreth problemeve të gjyqësorit.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard