Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Eto: Sheva te Ēelsi, si bir bushtre"


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Eto: Sheva te Ēelsi, si bir bushtre"
Permalink   


Njė ekran gjigant tėrheq vėmendjen nė sallonin e shtėpisė sė Etosė dhe Samueli e tregon me entuziazmin e njė fėmije. "Nė mbrėmje pashė golin e Amaurit tė Palermos, fantastik, njė "golazo" i vėrtetė." Mė pas pėrpiqet tė imitojė veprimin e brazilianit pėr ta shpjeguar mė mirė, por vjen kamerierja dhe i bėn tė ditur se dreka ėshtė gati. Sulmuesi mė i mirė nė botė merr patericėn dhe fillon tė lėvizė. Pėr momentin e ka ende tė fashuar gjurin e djathtė dhe e di mirė se vetėm nė muajin mars mund tė fillojė tė vrapojė. Nė kėto kushte, kamerunasi merret me studimin e futbollit europian. Ja cila ka qenė intervista e tij, dhėnė pėr shtypin italian...
- Ju keni thėnė se keni qenė nė finalen e Berlinit dhe keni bėrė tifo pėr Francėn, ndėrsa nė Itali kanė mbetur disi tė zhgėnjyer...
- Nuk ka pse. Te Franca kam shumė miq, ndėrsa italiani i vetėm qė njoh, ėshtė Demetrio Albertini. Pėr mė shumė, dje pata njė takim me Albertinin, i cili nuk kishte pasur kohė tė mė takonte pas operacionit.
- Cili nga kampionėt e botės ju ka tėrhequr mė shumė?
- Materaci. Mbrėmjen e finales kishte diēka speciale dhe unė i thashė tim biri: "shikoje, do tė vendosė ai". 11-metėrshi ndaj Maludasė nuk ishte i drejtė dhe kjo e shtyu tė sulmonte. Jo rastėsisht ishte autor i barazimit. Francezėt e kanė pėrshkruar si personazhi negativ i njė filmi, por nė episodin me Zidanen nuk kishte asnjė faj.
- E meritoi Italia Kupėn e Botės?
- Finalja ishte njė ndeshje e barabartė, ku italianėt patėn mė shumė fat. Mendoj se Italia e fitoi me meritė botėrorin e saj kur mundi Gjermaninė nė gjysmėfinale. Dominuan gjatė gjithė kohės shtesė dhe kjo nuk ėshtė e lehtė ndaj tė tillė kundėrshtari dhe nė tė tilla nivele.
- Nė Itali mendojnė se Bufoni duhet tė fitojė "Topin e artė". Ju jeni njė tjetėr kandidat pėr kėtė trofe. I druheni portierit "axurr"?
- E konfirmoj qė shpresoj ta fitojė "Topin e artė" dhe si rival i druhem Henrisė, italianėve dhe shokėve tė mi te Barcelona. Bufoni ėshtė i madh dhe e meritonte mė shumė se Lehmani titullin e portierit mė tė mirė nė Champions.
- Barcelona duket se po vuan pėr t'ju zėvendėsuar. I pyetur pėr pėrforcimin qė do tė kėrkonte nė janar, Rajkardi u pėrgjigj: rikthimi i Etosė...
- Po punoj shumė qė tė shkurtoj kohėn e riaftėsimit. Mjekėt mė kanė garantuar se do tė jem gati nė fillim tė marsit, por nuk ėshtė e pėrjashtuar qė tė filloj stėrvitjen me grupin nė ditėt e fundit tė janarit. Gudjohnsenit i duhet pak kohė pėr t'u ambientuar si qendėrsulmues, sepse ėshtė mėsuar tė luajė mė i tėrhequr. E patė rastin qė humbi nė "Bernabeu"?
- Po, dhe ndeshja u vendos nga ai gabim...
- Jam dakord, po tė kishte barazuar, mund tė ishte mbyllur 4-2 pėr ne. E kam parė disa herė aksionin dhe kam vėnė re se "Gudi" sheh Mesin deri nė momentin e fundit dhe jo portėn, ashtu siē duhej tė bėnte njė qendėrsulmues. Nė kėtė mėnyrė avancoi nė njė pjesė tė zonės, ku kėndi me portėn u zvogėlua shumė. Ky ėshtė sekreti i parė. E dyta: duhet tė godasėsh fluturimthi. Kėsaj i druhen mė shumė portierėt qė e kanė mė tė lehtė kur e ndalon topin. Vitin e kaluar shėnova nė "Bernabeu" duke goditur me tė parėn dhe Kasiljasi nuk pati kohė tė reagonte.
- Gjatė karrierės suaj i keni shėnuar shpesh Realit, qė ėshtė klubi qė ju solli nė Europė...
- Eshtė njė premtim qė i bėra Florentino Perezit, pas njė zėnke qė pata me tė. Erdhi njė drejtues dhe mė tha: "Tė kaluam te Deportivo pėr tė marrė Flavio Konseisaon." Mė parė askush nuk e kishte kėrkuar mendimin tim dhe shkova te presidenti pėr tė marrė sqarime. Atje fola i revoltuar dhe s'pranova transferimin nė La Korunjė. Mė vonė e kuptova se te Reali nuk mė donin dhe fatmirėsisht erdhi oferta e Majorkės. Nė vitin 2004 donin tė mė merrnin sėrish, pasi kishin pronėsinė e gjysmės sė kartonit tim, por unė kisha vendosur: desha tė luaja me Barcelonėn.
- Keni pasur nė tė kaluarėn kontakte me klubet italiane?
- Kur isha te Majorka, mė kėrkoi Juventusi. Ka pasur edhe histori tė tjera, por qė s'mund t'i tregoj.
- Kur i**** fėmijė nė Kamerun, cilėt ishin idhujt tuaj?
- Nė atė epokė, nė Kamerun ekzistonte vetėm Milani, ēfarė skuadre! Treshja holandeze, kapiteni Barezi: mund tė ishte bėrė trajneri i Kamerunit, por zgjodhėn Hanin. Pėr disa vite me radhė, Milani luajti futbollin mė tė mirė nė botė.
- Humbja e Shevēenkos ka qenė e rėndė pėr kuqezinjtė...
- Pėr mendimin tim, Shevēenko ka gabuar. Te Milani mendojnė pėr futbollin spektakolar dhe njė sulmuesi i paraqiten shumė mundėsi. Ēelsi luan njė futboll mė tė kujdesshėm dhe dy sulmues lodhen shumė nė kėrkim tė hapėsirave.
- Kemi pasur pėrshtypjen se Sheva ka qenė disi i "bojkotuar"...
- Edhe unė gjithashtu. Kam shumė miq te Ēelsi dhe flas shpesh me ta. Nė dhomat e zhveshjes konsiderohet si i pėrkėdheluri i Abramoviēit dhe pasimet e duhura pėr njė golashėnues mungojnė. Edhe Drogba ka pasur tė njėjtin problem. Kėtu qėndron ndryshimi me Barcelonėn. Ne s'kemi asnjė futbollist "bir bushtre". Eshtė e rrallė.
- Ju merreni me shumė nisma bamirėsie nė vendin tuaj. Mendoni qė njė ditė t'i pėrkushtoheni politikės si Xhorxh Ueah?
- Absolutisht jo. Ajo qė po bėj, ėshtė minimumi: financoj disa spitale dhe njė shkollė futbolli. Politika ka nevojė pėr gjėra tė tjera.
- Por politika juaj kundėr racizmit vazhdon...
- Kjo po. Nė fund tė fundit, nė Spanjė mė vėrshėllejnė vetėm nė Santander dhe Saragoza, dy "bastione" tė Realit. Ju duket njė rastėsi?

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard