Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: AGENDA: Kuvendi s’e njeh integrimin


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
AGENDA: Kuvendi s’e njeh integrimin
Permalink   




Kuvendi dhe komisionet parlamentare, thuajse nuk kanė idenė mė tė vogėl pėr Planin Kombėtar pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit, qė qeveria shqiptare miratoi pak javė mė parė. Nė kėtė pėrfundim tronditės ka mbėrritur Instituti Shqiptar AGENDA, i profesionalizuar nė fushėn e studimeve evropiane dhe procesit tė SA tė Shqipėrisė nė BE, i cili ka kryer njė studim mbi Planin Kombėtar pėr Zbatimin e MSA-sė. Studimi ėshtė kryer nė prag tė daljes sė Raportit Vjetor tė Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė, qė pritet tė publikohet mė datėn 8 nėntor 2006, si dhe nė prag tė hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Pėrkohshme midis Shqipėrisė dhe Komunitetit Evropian mė 1 Dhjetor 2006.
Padituria
Sipas studimit tė kryer nga Instituti AGENDA, rezulton se Kuvendi i Shqipėrisė, Komisioni i Integrimit Evropian apo komisionet e tjera sektoriale, nuk e njohin fare kėtė dokument dhe nuk kanė qenė pjesė e kėtij procesi. Kjo sipas AGENDA-s, rrezikon seriozisht realizimin e masave tė parashikuara nė kėtė plan veprimi, shumica e tė cilave janė tė karakterit ligjor. Njė nga ekspertėt qė ka punuar pėr raportin, Ditmir Bushati u shpreh pėr “Gazeta Shqiptare”, se “pėrfshirja e Kuvendit do tė garantonte edhe vazhdimėsinė mė tė mirė tė kėtij procesi, pasi palėt politike, si pasojė e rotacionit politik, do ta kishin mė tė vėshtirė tė fillonin historinė nga fillimi, pėr shkak tė angazhimit tė tyre politik nė Kuvend”. Sipas Ajola Xoxės, njė tjetėr eksperte e pėrfshirė nė kėtė studim, “studimi analizues hap njė debat tė madh mbi realitetin e axhendės qeveritare, e cila nuk ėshtė e pėrqendruar nė prioritetet kryesore qė rrjedhin nga Marrėveshja e Pėrkohshme dhe Partneriteti Evropian”.
Prokurimet
Studimi i AGENDA-s nxjerr nė pah njė fakt interesant nė fushėn e prokurimeve publike. Plani i qeverisė parashikonte ngritjen e njė komisioni shtetėror pėr tė shqyrtuar procedurat e ankimit. Por, ky parashikim nuk do tė realizohet duke devijuar ndjeshėm nga detyrimet qė lindin nga standardet evropiane, pasi nė projektligjin e pėrgatitur nga qeveria “Pėr prokurimin publik”, komisioni i pavarur shtetėror zėvendėsohet me Ombudsman e prokurimeve, i cili emėrohet nga Kėshilli i Ministrave. Kjo tregon mungesė serioziteti nga ana e qeverisė dhe vė nė pikėpyetje kredibilitetin e dokumenteve, qė vetė qeveria miraton nė funksion tė pėrmbushjes sė standardeve evropiane. a.m



* Shoqėria civile
Studimi nėnvizon se shoqėria civile duhet tė ishte mė shumė e pėrfshirė nė kėtė proces. Sipas AGENDA-s, procesi i realizimit tė detyrimeve qė burojnė nga zbatimi i MSA-sė nuk duhet tė jetė njė dosje e mbyllur midis Brukselit dhe Tiranės zyrtare, por njė dosje e hapur komunikimi dhe kontrolli midis qeverisė, Kuvendit, shoqėrisė civile, grupeve tė interesit dhe medias.
* Bllofi
Integrimi rrezikon tė kthehet nė njė proces burokratik, me tiparet e njė bllofi tė dyfishtė dhe tė pamonitorueshėm, ku, nga njėra anė qeveria shqiptare bėn sikur merr angazhime, por qė nuk dihet sesi dhe sa i realizon ato nė emėr tė procesit tė integrimit evropian, dhe nga ana tjetėr, BE-ja qė bėn sikur e mban gjallė perspektivėn e anėtarėsimit tė Shqipėrisė.
* Retorika
Studimi konkludon se Shqipėrisė mė shumė sesa retorikė politike, i nevojitet njė vullnet politik i hekurt, pėr tė ndėrtuar njė administratė eficiente dhe tė aftė pėr tė pėrballuar detyrimet qė rrjedhin nga procesi i integrimit evropian. Kėrkohet njė veprim i bashkėrenduar mes qeverisė dhe aktorėve tė rėndėsishėm si Kuvendi, pushteti gjyqėsor, grupet e interesit, shoqėria civile.
* Plani
Plani kombėtar synon tė adresojė detyrimet qė rrjedhin nga MSA-ja, duke i pėrkthyer ato nė njė grup masash dhe veprimesh konkrete, tė cilat duhet tė ndėrmerren nga institucionet shqiptare. Masa, tė cilat shoqėrohen me kosto buxhetore qė do tė shėrbejnė pėr transformimin evropianizues tė jetės politike, ekonomike dhe shoqėrore nė vend.

Informacioni eshte marre nga Gazeta Shqiptare

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard