Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “Shqipėria e destabilizuar politikisht”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“Shqipėria e destabilizuar politikisht”
Permalink   


Partitė politike u kritikuan nė Strasburg,
jo vetėm pėr dėshtimin e reformės zgjed
hore, por edhe pėr tensionet politike qė kanė shkaktuar dhe dėmtimin e imazhit tė Shqipėrisė nė Evropė. Faktet u bėnė publike dje nga njė prej anėtarėve tė delegacionit parlamentar nė Strasburg, Arian Madhi. Mbi debatet e ditėve tė fundit tė zhvilluara mes pozitės dhe opozitės pėr reformėn zgjedhore, ēėshtjen e prokurorit etj, qė nė thelb kundėrshtonin njėra-tjetrėn, Madhi tha dje se shumė prej qėndrimeve tė partive politike kanė qenė abuzive. Duke zbardhur pjesė tė bisedave dhe rekomandimeve tė eurodeputetėve, kreu republikan theksoi dje se Shqipėrisė, ndėr tė tjera i ėshtė kėrkuar tė ketė kujdes edhe me respektimin e tė drejtės sė pronės, besueshmėrinė e sistemit gjyqėsor, sigurimin e energjisė hidroelektrike por edhe tė respektimit tė tė drejtave tė ēamėve. Madhi citoi se ambasadori i prezencės finlandeze nė Kėshillin e Evropės, Rusi, tha: “Atmosfera politike nė Shqipėri ėshtė pėrkeqėsuar dhe kjo dėmton imazhin e Shqipėrisė nė Evropė”. Po kėshtu, sipas kreut tė grupit republikan, Rusi kritikoi faktin qė partitė politike shqiptare nuk kanė bėrė asnjė pėrparim tė dukshėm nė reformėn zgjedhore. Ndėrkohė qė pėr sa i pėrket ēėshtjes sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm Sollaku, Madhi bėri tė ditur se njė prej eurodeputetėve, Doris Pak tha se “Vendimet e Presidentit duhet tė respektohen”.
Mangėsitė
Ndėr ēėshtjet e tjera sipas Madhit tė prekura gjatė vizitės nė Strasburg, nė takimin e 13-tė ndėrparlamentar, ishin edhe sistemi gjyqėsor por edhe niveli i papunėsisė, si dhe situata energjetike. Madhi bėri tė ditur se nėnkryetari i delegacionit, Johanez Slloboda vuri nė dukje faktin qė energjia hidroelektrike ka mangėsi dhe se Shqipėria duhet tė mendojė tė fusė energjinė solare dhe termocentrale. “Pėr investimet e huaja ka njė treg interesant, por duhen parė ēėshtjet e infrastrukturės dhe energjisė”, - ka theksuar Slloboda sipas Madhit. Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė pronave ēame, Madhi citoi edhe fjalėt e eurodeputetes Doris Pack. Ajo ka theksuar se “Tė drejtat e ēamėve janė ēėshtje tė sė drejtės njerėzore dhe akte humanitare. Asnjė grek nuk mund t’i kundėrvihet faktit qė tė trajtohen tė drejtat humanitare tė ēamėve, si pėr tė bėrė vizita nė vendin e tyre apo nė varrezat e tyre”. Ēėshtje tė tilla si mangėsia e energjisė, niveli ende i lartė i papunėsisė nė Shqipėri por edhe respektimi i tė drejtės sė pronės, nuk u prekėn fare nga pėrfaqėsuesit e dy partive tė mėdha nė delegacion. I gjithė debati i tyre u zhvillua lidhur me reformėn zgjedhore, e cila duhet tė mbyllet sipas eurodeputetėve, brenda muajit nėntor.



Rusi, Ambasador i prezencės finlandeze
Nga Shqipėria priten mė shumė reforma, duhen arritur rezultate praktike nė zbatimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit
Kėrkohen pėrpjekje nga qeveria, opozita dhe shoqėria civile.
Konstatoj nė mėnyrė dekurajoze, se atmosfera politike ėshtė pėrkeqėsuar. Kjo dėmton imazhin e Shqipėrisė nė Evropė.
Reforma zgjedhore ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme.
Deri tani nuk ėshtė bėrė asnjė pėrparim i dukshėm.

Doris Pack, deputetja e parlamentit Evropian
Nuk mund tė kritikohet pėr ēdo gjė qeveria. n Ne duhet tė ndihmojmė Shqipėrinė pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, si forma tė suksesshme tė organizimit ekonomik.
Vendimet e Presidentit tė respektohen! Unė nuk gjykoj nėse janė tė drejta ose tė gabuara kėto vendime.
Grekėt kėrkojnė tė drejtat e minoritetit tė tyre nė Shqipėri, por ato duhet tė thellohen dhe pėr ēėshtje qė ekzistojnė jo vetėm nga njėra anė e kufirit. Asnjė grek nuk mund t’i kundėrvihet faktit qė tė trajtohen tė drejtat humanitare tė ēamėve, si pėr tė bėrė vizita nė vendin e tyre apo nė varrezat e tyre.

Pėrfaqėsuesi i KE, Rumbold
Shohim masa tė vendosura nga qeveria, pėr tė luftuar korrupsionin. n Mirėpresim rolin e Parlamentit, pėr sa i pėrket integrimit evropian pėr reforma tė domosdoshme pėr implementimin e MSA-sė. Tė bėhet progres nė respektimin e sė drejtės sė pronės!
Duhen ndryshime nė sistemin gjyqėsor, qė ai tė bėhet i besueshėm. Kemi parė progres nė dogana. Heqja e barrierave ndaj biznesit ėshtė po kaq e rėndėsishme dhe qeveria ka ndėrmarrė hapa pozitivė nė kėtė drejtim.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard