Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Barēa, kampionėt s'mund tė gabojnė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Barēa, kampionėt s'mund tė gabojnė
Permalink   


Pas dy humbjeve radhazi, ndaj Ēelsit dhe Realit tė Madridit, Barcelona, qė ka fituar dy takimet e tjera me Badalonėn dhe Rekreativon, duket se ka gjetur optimizmin e duhur nė prag tė sfidės sė sotme ndaj Ēelsit nė "Kamp Nou". Gjithsesi, kampionėt e Europės duhet tė tregojnė kujdesin maksimal, pasi njė humbje do ta vėshtirėsonte sė tepėrmi mundėsinė e mbrojtjes sė titullit. Barcelona renditet nė vendin e dytė tė grupit A, me katėr pikė, aq sa Verderi i vendit tė tretė, dhe pesė pikė mė pak se Ēelsi qė i mundi katalanasit 1-0 nė "Stemford Bridxh", dy javė mė parė. Nė ndeshjen e fundit tė kampionatit, skuadra e Rajkardit arriti njė fitore bindėse 3-0 ndaj Rekreativos. Braziliani Ronaldinjo shėnoi dy herė, duke dhėnė njė sinjal se po i afrohet formės ideale, pas paraqitjeve zhgėnjyese ndaj Ēelsit dhe Realit. "Dinjo" shėnoi golin e parė me 11-metėrsh dhe e dyfishoi rezultatin me njė gol me kokė, i pesti pėr tė nė Primera Divizion. "Ishte njė fitore e rėndėsishme pėr ne, - tha trajneri Rajkard. - Vura re njė pėrmirėsim te skuadra, sidomos nė tė luajturin nė grup. Ndaj Ēelsit do tė jetė njė ndeshje e ngjashme, sepse ėshtė njė skuadėr shumė e ekuilibruar dhe pėr kėtė do tė jetė vendimtar goli i parė. Ronaldinjo edhe ndaj Rekreativos luajti rolin e tij dhe kjo mė bėn tė shpresoj pėr ndeshjen e vėshtirė qė na pret."
Problemet e Barēės. Njė nga problemet mė tė mėdha te Barcelona ėshtė mospėrshtatja e dy blerjeve nė merkaton e verės, Xhianluka Zambrota dhe Liliam Turam. Kėsisoj, ndaj Ēelsit mund tė jenė titulluar Silvinjo dhe Beleti, me tė cilėt Barēa luan njė futboll mė tė rrezikshėm dhe pėr momentin japin mė shumė garanci se dy futbollistėt e ardhur nga Juventusi. Ndėrkohė, pas dėmtimit tė Etosė, sulmi ėshtė nė kėmbėt e Eidur Gudjohnsenit. Islandezi ka rigjetur golin nė Kupėn e Mbretit dhe do tė kėrkojė tė bėjė "bis" ndaj ish-skuadrės sė tij. Edhe argjentinasi Havier Saviola mbetet njė alternativė e vlefshme, pasi nė ato pak minuta qė ka luajtur, ka treguar se di tė pėrshtatet me tipin e lojės sė kėrkuar nga Rajkardi. Argjentinasi tjetėr, Lionel Mesi, ka lėnė pas dėmtimin e pėsuar ndaj Realit. 19-vjeēari ėshtė stėrvitur rregullisht tė dielėn dhe sot do ta fillojė ndeshjen si titullar.
Dėmtimet e Ēelsit. Hoze Mourinjo, trajneri i Ēelsit, ėshtė ende nė dilemė pėr aktivizimin e dyshes titullare Andrei Shevēenko-Didiė Drogba. Ukrainasi nuk luajti nė fitoren 2-0 qė Ēelsi arriti ndaj Shefildit nė kampionat, pėr shkak tė njė dėmtimi muskular, ndėrsa Drogba, i cili po kalonte njė formė tė shkėlqyer, u zėvendėsua nė minutat e para, pas njė shqetėsimin nė kėmbėn e majtė. "Herėn e parė ndaj Barcelonės luajtėm pa dy portierė, ndoshta tani ėshtė rasti tė hipim nė autobus pa dy sulmues," - tha trajneri i "bluve". Hilario pritet tė jetė sėrish titullar, edhe pse Kudiēini ėshtė stėrvitur rregullisht nė dy seancat e fundit. Portieri portugez, i cili nuk pėsoi gol nė ndeshjen e debutimit ndaj Barcelonės, u shqua edhe kėtė tė shtunė, kur priti njė 11-metėrsh.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard