Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Interi: Nė Moskė, si ndaj Milanit


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Interi: Nė Moskė, si ndaj Milanit
Permalink   


Tė freskėt pas fitores nė derbi ndaj Milanit, lojtarėt e Interit janė tė mbushur plot me besim, ndėrkohė qė pėrgatiten pėr udhėtimin nė Rusi ndaj Spartakut tė Moskės. Rezultati i kėsaj ndeshjeje do tė jetė shumė i rėndėsishėm, pasi nga ky do tė pėrcaktohet e ardhmja e kėtyre dy klubeve nė Champions. Bajerni i Mynihut kryeson renditjen me nėntė pikė, i ndjekur nga Sportingu i Lisbonės me katėr pikė. Interi ka grumbulluar tri pikė dhe Spartaku vetėm njė. Tė dyja skuadrat nuk mund tė tolerojnė dhe tė humbasin, por Interi duket nė formė mė tė mirė pėr tė arritur fitoren. Fillimi i sezonit nuk ishte shumė pozitiv pėr milanezėt, por mė nė fund duket se italianėt kanė filluar tė gjejnė rrugėn te fitoret. Ata mundėn Milanin tė shtunėn, duke kaluar nė avantazh deri nė 4-1, por pas daljes me karton tė kuq tė mbrojtėsit Marko Materaci, Milani e ngushtoi rezultatin nė 4 3. Forma e tyre ėshtė rritur nė momentin e duhur. Njė fitore 2 1 ndaj Spartakut tė Moskės nė "San Siro" i ka dhėnė Interit pikėt e para nė kėtė sezon tė Ligės sė Kampioneve. Ata kanė nevojė pėr tri pikė tė tjera pėr tė shpresuar pėr kualifikimin. Mesfushori Dejan Stankoviē, i cili tregoi formė tė mirė nė rolin e organizatorit pas dy sulmuesve nė ndeshjen derbi, mendon se udhėtimi drejt kryeqytetit rus do tė jetė njė test i vėshtirė pėr besimin e klubit nė Europė. "Tė martėn duhet tė kemi pėrkushtimin e duhur dhe tė njėjtin vullnet pėr tė fituar qė treguam ndaj Milanit, - tha ai pėr "sajtin" e Interit. - Nuk do tė jetė e lehtė. Do tė jetė ftohtė dhe ne do tė luajmė nė fushė sintetike, por mendoj se kemi mundėsi tė fitojmė". Patrik Vieira nuk do tė luajė, pasi ėshtė dėmtuar ndaj Milanit, por Havier Zaneti sė bashku me Dagllas Maikon ka mbushur hapėsirat boshe qė janė lėnė nė mesfushė. Nė repartin sulmues do tė jenė tė gatshėm Zlatan Ibrahimoviē dhe Hernan Krespo. Hulio Kruz, i cili shėnoi tė dy golat ndaj Spartakut dy javė mė parė, pritet ta nisė ndeshjen nga stoli i rezervave, por mbrojtėsi Fabio Groso nuk do tė luajė, pasi duhet tė pėrmbushė pezullimin prej dy ndeshjesh. Por edhe rusėt e dinė qė ky ėshtė shansi i tyre i fundit real pėr tė pretenduar njė kualifikim tė mundshėm nė raundin tjetėr. "Interi i kėtij momenti nuk ėshtė ai i viteve tė fundit, - tha kapiteni i Spartakut, Jegor Titov. - Nuk ka moment mė tė mirė pėr t'u ndeshur me ta dhe nėse nuk do t'i mundim dot kėtė herė, me shumė mundėsi nuk do t'i mundim dot herė tė tjera". Interi ka fituar katėr nga pesė ndeshjet e fundit ndaj Spartakut nė kompeticionet europiane dhe njė herė ndeshja ka pėrfunduar nė barazim. Spartaku shpreson tė arrijė tė mos humbasė mė nė Ligėn e Kampioneve, pasi prej 20 ndeshjesh radhazi nuk ka arritur te fitorja.
Driten VISHA

Spartak Moskė - Inter
Formacionet e mundshme:
Spartak: V.Kovalevski; Geder, M.Jiranek, K.Rodriguez, M.Stranzl; D.Bojarintsev, R.Kovaē, Mozart, V.Bistrov, J.Titov; R.Pavliēenko.
Inter: H.Sesar; D.Maikon, I.Kordoba, M.Materaci, F.Groso; H.Zaneti,
O.Dakurt, L.Figo; D.Stankoviē; Z.Ibrahimoviē, H.Krespo.


Spartak Moskė - Inter (18:30)
- Spartaku nuk fiton prej 20 ndeshjesh nė Ligėn e Kampioneve, i cili do tė ishte njė rekord nėse AEK-u i Athinės nuk do tė kishte 21 tė tilla. 16 nga 20 ndeshje kanė qenė humbje.
- Spartaku ka fituar vetėm dy nga 13 ndeshje ndaj kundėrshtarėve italianė, e fundit ndaj Atalantės nė Kupėn UEFA 1989 90.
- Interi ka humbur vetėm njė nga nėntė ndeshjet e fundit ndaj skuadrave ruse, njė humbje 0-3 ndaj Lokomotivės para tri sezoneve.
- Katėr nga pesė ndeshjet e fundit tė Interit me Spartakun e Moskės kanė pėrfunduar me fitoren e italianėve me rezultatin 2-1.
Gjyqtar: Klaus Bo Larsen (Danimark)


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard