Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Krespo: Dhamė shpirtin, ta shijojmė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Krespo: Dhamė shpirtin, ta shijojmė
Permalink   


Mė 9 janar tė vitit 2000, nė Tardini, nė minutėn e 92-tė tė njė ndeshjeje thuajse tė humbur, Hernan Krespo tha: "Po shkoj tė shėnoj njė gol". Parma e tij, qė kishte mbetur me 9 lojtarė, po humbiste 2-1 ndaj Juves kryesuese tė Karlo Anēelotit. Hernani e uli kokėn dhe e ringriti vetėm pasi shėnoi njė gol tė pamundur, tepėr tė bukur.
"Nė atė moment u ndjeva mė i forti nė botė", - shpjegoi Krespo pas ndeshjes, duke shtuar mė pas njė mendim tė kėndshėm: "Pėr atė gol ka shumė meritė edhe Anēeloti, i cili mė ka pėrmirėsuar shumė. Tek e fundit, besoj se edhe vetė atij do t'i jetė bėrė pakėz qejfi pėr golin tim." Pakėz, por fare pakėz ndoshta, sepse atė ditė Juvja u kapėrcye nė krye nga Lacio, e cila mė pas fitoi titullin nė fund tė kampionatit. Tė shtunėn, me tė njėjtėn mosmirėnjohje tė shėndetshme qė tė detyron sporti, Krespo "i rrėmbeu" derbin dhe ėndrrat qė i mbeteshin pėr titullin Anēelotit, adhuruesin mė tė madh qė Krespo ka pasur ndonjėherė nė Itali, trajnerin qė te Parma e mbronte kur krerėt mendonin se "tenori" i ri, i mbėrritur nga Buenos Airesi, nuk ishte i aftė tė luante nė ekipin e parė. Ndoshta thellė-thellė, edhe tė shtunėn Anēeloti mund tė ketė ndjerė pakėz krenari pėr qendėrsulmuesin, tė cilin u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat ta merrte te Juvja, gjė qė arriti ta realizonte vetėm te Milani, dhe ndoshta do ta ketė pyetur veten kushedi pėr tė satėn herė pse drejtuesit e tij nė verėn e 2005-s, nuk i paguan Ēelsit 12 milionė eurot qė nevojiteshin pėr ta mbajtur Hernanin nė Milanelo. Ndėrsa disa muaj mė pas, Anēelotit i vendosėn nėn urdhra "tė shuarin" Bobo Vieri.
"Zgjedhja e gabuar" - Karleto u pėrul pėrbri eprorėve tė tij, por kėtė verė shpresoi sėrish t'i jepte njė fanellė Krespos. Ose e pakta Ibrahimoviēit. Tė dy sulmues qė tė shtunėn i shėnuan Milanit. Por ja qė fanellėn ia dha Oliveirės, i cili kushtoi dyfishin e parave qė do tė ishin dashur pėr Krespon. Kėrcimi thuajse mitologjik i Krespos mbi shpinėn e Inzagit nė aksionin e golit, ai qė e plagosi pėr vdekje ndeshjen dhe kampionatin e kuqezinjve, ka qenė metafora e pamėshirshme e zgjedhjeve tė gabuara.
Valdanito - Kur nė orėn 23.30 tė 31 gushtit 2002, Krespo nėnshkruante kontratėn qė e transferonte nga Lacio tek Interi, ai deklaroi me njė buzėqeshje: "Tani dua t'i shėnoj njė gol nė derbi mikut tim Nesta." Dhe ja qė mė nė fund e bėri. Por qė kjo tė ndodhte, iu deshėn tė priste 4 vite dhe tė shkonte e tė vinte disa herė nga Anglia, pėrpara se ta shuante kėtė dėshirė. Nuk kishte shėnuar kurrė nė njė derbi, as nė atė tė Romės. E ēuditshme, sepse e kaluara e tij karakterizohet nga njė ecuri prej luftėtari tė apasionuar derbesh. Raul Kuiroga, i quajtur Piki, magazinieri i River Plejtit, e ruan ende foton e njė goli qė "Valdanito" i shėnoi Bokės. Paula, motra e Hernanit, kur erdhi ta shikonte tė vėllanė nė Parmė, tha: "Nė Tardini, zotėrinjtė duartrokasin si tė ishin nė teatėr dhe gratė vijnė pėr tė ekspozuar veshjet e bukura. Hernani ka nevojė pėr njė stadium mė tė madh, mė tė nxehtė, si ai i Riverit." Si nė "San Siro", kur luhet derbi. Derbi, tė cilin Krespo e ndezi pas 17 minutash. Ai festoi pa siklet se ishte njė "ish", edhe sepse ata "ishėt" nuk bėnė ndonjė sakrificė pėr ta mbajtur: "S'kisha si tė mos festoja nė njė ndeshje tė tillė. Ky ėshtė Interi. Fituam ndaj njė skuadre tė madhe, ėshtė njė fitore qė do tė jetė pėrcaktuese pėr titullin. Ndihemi tė shtrydhur dhe dhamė shpirtin, por nuk dua tė mendoj pėr Moskėn. Ėshtė e drejtė qė tani tė shijojmė kėtė triumf. Nuk kreva asnjė hakmarrje, por i pranoj komplimentet e Berluskonit." Ai pak mė parė kishte thėnė: "Ah, sikur tė kishte qenė me ne."

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard