Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Del Piero dhe golat, njė film bardhezi


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Del Piero dhe golat, njė film bardhezi
Permalink   


Gjithsej 200. Aleks Del Piero ėshtė Juventusi dhe prej sė shtunės edhe mė shumė. Kapiteni arriti objektivin qė kėrkonte prej disa javėsh pa fat dhe hyri direkt nė historinė e klubit bardhezi. Njė karrierė e karakterizuar nga magji autentike, si nė kampionat, ashtu edhe nė Europė. Vitet e para, me "golat "ala Del Piero" dhe ato tė rėndėsishmit, pas dėmtimit tė pėsuar nė gju nė Udine.
Numrat ndonjėherė flasim mė shumė se ēdo parashikim apo fjalė. Ato tė Aleks Del Pieros nga Koniljano janė tė njė prej kėtyre rasteve. 491 ndeshje gjithsej me fanellėn bardhezi me 200 gola. Sa shumė! I fundit ndaj Frozinones, njė skuadėr ndaj sė cilės asnjėherė nuk do ta kishte menduar se do tė luante njė ndeshje tė vlefshme pėr kampionatin. Ndoshta njė miqėsore, por jo Serinė B. Festoi aty, nė tempullin juventin, objektivin mė tė bukur, ēmimin e njė karriere tė jashtėzakonshme.
Por Aleks Del Piero ėshtė Juventusi dhe Juvja ėshtė njė "det" me trofe, me ndeshje legjendare, me gola qė vlejnė njė titull ose njė kupė me veshė "tė mėdhenj". Ata kanė qenė golat e Ales. Bota e futbollit e "zbuloi" nė njė pasdite nė Firence. Njė krosim nga mbrojtja dhe djaloshi qė koordinohet dhe fluturimthi befason portierin e Fiorentinės, Toldo, duke i dhėnė fitoren Juves (3-2). Njė prekje prej kampioni, njė goditje "ala Pinturikio", siē do tė thoshte mė vonė avokati. Pastaj, pati edhe tė tjerė. Tė mrekullueshėm, si ai nė vitin magjik tė Championsit, kur lindi "goli ala Del Piero" (goditja nga jashtė zone diagonal me tė djathtėn). Gola tė rėndėsishėm si ai nė Tokio, qė vlejti pėr Kupėn Interkontinentale, ose si "perla" nė finalen kundėr Borusia Dortmundit. Por edhe ata tė zemrės, ata plot kėnaqėsi si nė Bari me atė vrapim, shikim dhe krahėt e ngritura nė qiell pėr tė kujtuar babain qė i kishte vdekur prej pak kohėsh.
Pėr t'u kthyer te numrat, asnjėherė kaq pak tė ftohtė, Del Pieroja ka njė mesatare pėr gol me fanellėn bardhezi, prej 0.40. Thuajse njė gol nė ēdo dy ndeshje. Dhe duke parė problemet fizike qė e kanė lėnė disa herė jashtė, sidomos pas thyerjes sė ligamenteve nė gju nė Udine nė 1998-ėn, ėshtė njė e dhėnė e jashtėzakonshme. Nė Champions, "CV"-ja thotė 38 gola nė 81 ndeshje, ndėrsa nė dy ndeshjet e Superkupės Europiane ka shėnuar dy gola. Njė histori bardhezi, si filmat mė tė bukur, ata tė hyrė nė mite, ata qė nuk mbarojnė kurrė.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard