Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Refuzoi trafikimin, vritet studentja


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Refuzoi trafikimin, vritet studentja
Permalink   


Nuk e ka pranuar ta ndiqte pas për në Itali dhe e ka ekzekutuar. Refuzimi për të prostituar në Apenine, i ka kushtuar jetën një studenteje nga Tirana. Esmeralda Jaho (Bregu), studente e greqishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, është qëlluar për vdekje në zemër nga i dashuri i saj rreth orës 20.40 të mbrëmjes së djeshme, pranë Shkollës së Baletit, në Tiranë. Të paktën kaq konfirmohej nga policia pas krimit, duke preteduar se ishte identifikuar dhe shpallur në kërkim autori. Autori ka plagosur edhe kushërirën e e saj, Marsela Bregu, e cila ka këmbëngulur që të mos ikte jashtë vendit. Sipas të dhënave paraprake të dy vajzat janë studente. Ndërsa autori, i cili sipas policisë quhet Makjon Mërtiri, ishte i dashuri i Esmeraldës. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kishte mundur të shmangte kontrollet e shërbimeve të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, të cilët kryen krehjen e vendit të ngjarjes, si dhe postblloqet dhe shërbimet e policisë të ngritura enkas për kapjen e tij.
Ngjarja
Lokali “Valter”, në një rrugicë në hyrje të rrugës “Mihal Grameno”, i cili më parë ishte vendi i takimit për dy të dashuruarit, mbrëmjen e djeshme është kthyer në vendin e ndarjes së tyre të përjeshtshme. Pasi ka mësuar se Esmeralda nuk do i vinte në Itali, siç e kishin biseduar ai i ka drejtuar pistoletën dhe e ka qëlluar drejt e në zemër. Pastaj i ka drejtuar pistoletën kushërirës së saj, Marselës, dhe e ka qëlluar në këmbë atë. ****ësit e dyqaneve përreth janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të debatohej apo të ziheshin brenda në lokal, ndërsa personeli i lokalit është shoqëruar në polici për të dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë. Hetuesit dyshojnë se Esmeralda ka qenë e kërcënuar apo e paralajmëruar për ekzekutimin në rast se nuk shkonte në Itali, por siç duket nuk ka besuar se i dashuri i saj mund të ishte kriminel që mund të bënte diçka të tillë, ndaj dhe nuk kishte sinjalizuar më parë policinë.
Policia
Fill pas ngjarjes në radiot e policisë, janë komunikuar të dhënat e para të automjetit tip Benz 250, ngjyrë gri dhe targa italiane, me të cilën ishte larguar autori. Më pas shërbimeve dhe postbolleve të policisë u janë komunikuar edhe të dhënat personale dhe identiteti i të dyshuarit, por pa mundur ta arrestonin atë. Sipas burimeve policore nga hetimet paraprake rezulton se Mërtiri i prezantuar si tregtar, ishte lidhur me viktimën, me qëllim që ta trafikonte atë jashtë vendit. Por në momentin që kjo nuk kishte pranuar ai dhe e ka ndëshkuar në mënyrën më të dhunshme atë. Hetuesit, kanë nisur verfikimet edhe për bashkëpuntorët e Mërtirit në këtë tentativë për trafikimim e studentes.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard