Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Korrespondenca, regjistrimet nė nėntor


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Korrespondenca, regjistrimet nė nėntor
Permalink   


Muajin e ardhshėm universitetet do tė startojnė regjistrimet pėr sistemin e korrespodencės. Ministria e Arsimi ka kaluar tė gjitha kuotat e propozuara dhe pritet qė gjatė ditėve tė para tė muajit nėntor, tė publikohet udhėzimi pėr fillimin e regjistrimeve dhe kuotat e pranimeve. “Universiteti i Tiranės ka propozuar pėr sistemin part-time 650 kuota, aq sa edhe janė deklaruar nė kohėn e kuotave tė mbyllura. Tani jemi nė pritje tė miratimit tė tyre nga ana e Ministrisė sė Arsimit, e cila do tė vendosė pėrfundimisht edhe numrin e kuotave”, - tha Shezai Rrokaj, rektor i Universitetit tė Tiranės. Ndėrkohė, edhe universitetet e tjera nė rrethe kanė propozuar kuotat e korrespodencės, kryesisht nė degėt e mėsuesisė. Ministria e Arsimi ka deklaruar se kriteri i pranimeve nė sistemin part-time pėr kandidatėt do tė jenė sėrish Matura Shtetėrore, pra dy provimet e lėndėve me zgjedhje.
Regjistrimet
Mesi i muajin nėntor pritet tė jetė edhe faza e parė e regjistrimeve. Burime nga Ministria e Arsimit deklarojnė se formula qė do tė aplikohet do tė jetė e njėjtė me atė tė Maturės Shtetėrore. Kandidatėt do tė aplikojnė nė degėt e caktuara dhe pėrzgjedhja e tyre do tė bėhet sipas notės mesatare tė katėr viteve dhe gruplėndės. Pritet qė njė udhėzim me firmėn e ministrit Pollo t’u dėrgohet universiteteve, pėr tė zbardhur pėrfundimisht edhe formulėn qė do tė ndiqet pėr pranimet nė shkollat e larta. “Ne po shqyrtojmė propozimet e universiteteve. Do tė ketė rritje tė kuotave deri nė liberalizim pėr disa degė, por edhe reduktim tė kuotės kur ajo ėshtė e lartė”, -theksuan burime nga ministria.
Kuotat
Pothuajse ēdo vit kuotat e sistemit part-time po vijnė duke u reduktuar. Universiteti i Tiranės ka propozuar kėtė vit plot 650 kuota. “Fakulteti Filologjik ka propozuar 450 kuota, nga 150 pėr secilėn degė, Gjuhė-Letėrsi, Histori dhe Gjeografi, Fakulteti Juridik 200, ndėrsa nė Fakultetin Ekonomik, hyrja do tė jetė e lirė”, - tha rektori Shezai Rrokaj. Por ka pasur edhe fakultete tė cilat sivjet nuk kanė propozuar asnjė kuotė pėr korrespodencėn. Dekani i Shkencave tė Natyrės nuk ka propozuar asnjė kuotė pranimi, po ashtu edhe fakulteti i Shkencave Sociale. Ndėrkohė qė Universiteti Bujqėsor i Tiranės ka propozuar gjithashtu njė numėr tė vogėl kuotash, vetėm 250 tė tilla, e thėnė ndryshe nga 50 pėr ēdo degė.
Tarifat
Edhe pse ende nuk ka dalė njė vendim qė tė qartėsoje tarifėn e studimit, ka gjasa qė ajo e vendosur njė vit mė parė nga qeveria Berisha tė mbetet nė fuqi. Kėshtu, kandidatėt qė do tė fitojnė tė drejtėn e studimit do tė paguajnė njė faturė financiare nga 50 deri nė 150 mijė lekė nė vit, kjo sipas degėve. Nė tre degėt e Fakultetit Histori-Filologji tarifa e studimit do tė jetė 50 mijė lekė tė reja, nė Ekonomik, ku pranimet janė tė lira, me 75 mijė lekė, ndėrsa te Juridiku plot 150 mijė lekė tė reja. Aktualisht, tarifat e sistemit me kohė tė pjesshme janė mė tė ulėta nė universitetet e rretheve, ku edhe numri i kėrkesave ėshtė disa herė mė i vogėl se Universiteti i Tiranės.



Kuotat

150 Gjuhė-Letėrsi
150 Histori
150 Gjeografi
200 Juridik
250 UBT

Tarifat
50.000 lekė
Histori, Gjeografi, Gjuhė-Letėrsi

75. 000 lekė
Fakulteti Ekonomik

150.000
Fakulteti i Drejtėsisė

__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Permalink   

Universitetet, me apo pa korrespodencė

Studime part-time, me kohė tė pjesshme apo pa shkėputje nga puna? Pėrpos etiketimit, e ashtuquajtura korrespodencė po vazhdon tė mbijetojė ēdo vit akademik nė universitetet publike. Duket se deklaratave tė zellshme tė dekanėve se korrespodenca jep diploma jo cilėsore, nuk i bindet politika, e cila nė kuadėr tė liberalizimit, po tenton tė ēojė me ēdo kusht nė universitete, tė gjithė ata qė kanė marrė nė xhep deftesėn e maturės. Vetėm Universiteti i Tiranės, deklaron nė fund tė vitit akademik nė njė fakultet me kohė tė plotė, aq studentė ngelės sa kuota propozohen pėr tė ndjekur korrespodencėn. Mesa duket shifrat pėr Ministrinė e Arsimit nuk janė ende njė tregues, nėse korrespodenca, ėshtė mė njė sistem shkollimi, qė nuk tė detyron tė lėsh punėn, por njė shans mė shumė pėr t’u diplomuar, edhe atėherė kur je i papunė.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard