Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Korrespondenca, regjistrimet në nëntor


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Korrespondenca, regjistrimet në nëntor
Permalink   


Muajin e ardhshëm universitetet do të startojnë regjistrimet për sistemin e korrespodencës. Ministria e Arsimi ka kaluar të gjitha kuotat e propozuara dhe pritet që gjatë ditëve të para të muajit nëntor, të publikohet udhëzimi për fillimin e regjistrimeve dhe kuotat e pranimeve. “Universiteti i Tiranës ka propozuar për sistemin part-time 650 kuota, aq sa edhe janë deklaruar në kohën e kuotave të mbyllura. Tani jemi në pritje të miratimit të tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit, e cila do të vendosë përfundimisht edhe numrin e kuotave”, - tha Shezai Rrokaj, rektor i Universitetit të Tiranës. Ndërkohë, edhe universitetet e tjera në rrethe kanë propozuar kuotat e korrespodencës, kryesisht në degët e mësuesisë. Ministria e Arsimi ka deklaruar se kriteri i pranimeve në sistemin part-time për kandidatët do të jenë sërish Matura Shtetërore, pra dy provimet e lëndëve me zgjedhje.
Regjistrimet
Mesi i muajin nëntor pritet të jetë edhe faza e parë e regjistrimeve. Burime nga Ministria e Arsimit deklarojnë se formula që do të aplikohet do të jetë e njëjtë me atë të Maturës Shtetërore. Kandidatët do të aplikojnë në degët e caktuara dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet sipas notës mesatare të katër viteve dhe gruplëndës. Pritet që një udhëzim me firmën e ministrit Pollo t’u dërgohet universiteteve, për të zbardhur përfundimisht edhe formulën që do të ndiqet për pranimet në shkollat e larta. “Ne po shqyrtojmë propozimet e universiteteve. Do të ketë rritje të kuotave deri në liberalizim për disa degë, por edhe reduktim të kuotës kur ajo është e lartë”, -theksuan burime nga ministria.
Kuotat
Pothuajse çdo vit kuotat e sistemit part-time po vijnë duke u reduktuar. Universiteti i Tiranës ka propozuar këtë vit plot 650 kuota. “Fakulteti Filologjik ka propozuar 450 kuota, nga 150 për secilën degë, Gjuhë-Letërsi, Histori dhe Gjeografi, Fakulteti Juridik 200, ndërsa në Fakultetin Ekonomik, hyrja do të jetë e lirë”, - tha rektori Shezai Rrokaj. Por ka pasur edhe fakultete të cilat sivjet nuk kanë propozuar asnjë kuotë për korrespodencën. Dekani i Shkencave të Natyrës nuk ka propozuar asnjë kuotë pranimi, po ashtu edhe fakulteti i Shkencave Sociale. Ndërkohë që Universiteti Bujqësor i Tiranës ka propozuar gjithashtu një numër të vogël kuotash, vetëm 250 të tilla, e thënë ndryshe nga 50 për çdo degë.
Tarifat
Edhe pse ende nuk ka dalë një vendim që të qartësoje tarifën e studimit, ka gjasa që ajo e vendosur një vit më parë nga qeveria Berisha të mbetet në fuqi. Kështu, kandidatët që do të fitojnë të drejtën e studimit do të paguajnë një faturë financiare nga 50 deri në 150 mijë lekë në vit, kjo sipas degëve. Në tre degët e Fakultetit Histori-Filologji tarifa e studimit do të jetë 50 mijë lekë të reja, në Ekonomik, ku pranimet janë të lira, me 75 mijë lekë, ndërsa te Juridiku plot 150 mijë lekë të reja. Aktualisht, tarifat e sistemit me kohë të pjesshme janë më të ulëta në universitetet e rretheve, ku edhe numri i kërkesave është disa herë më i vogël se Universiteti i Tiranës.



Kuotat

150 Gjuhë-Letërsi
150 Histori
150 Gjeografi
200 Juridik
250 UBT

Tarifat
50.000 lekë
Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi

75. 000 lekë
Fakulteti Ekonomik

150.000
Fakulteti i Drejtësisë

__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Permalink   

Universitetet, me apo pa korrespodencë

Studime part-time, me kohë të pjesshme apo pa shkëputje nga puna? Përpos etiketimit, e ashtuquajtura korrespodencë po vazhdon të mbijetojë çdo vit akademik në universitetet publike. Duket se deklaratave të zellshme të dekanëve se korrespodenca jep diploma jo cilësore, nuk i bindet politika, e cila në kuadër të liberalizimit, po tenton të çojë me çdo kusht në universitete, të gjithë ata që kanë marrë në xhep deftesën e maturës. Vetëm Universiteti i Tiranës, deklaron në fund të vitit akademik në një fakultet me kohë të plotë, aq studentë ngelës sa kuota propozohen për të ndjekur korrespodencën. Mesa duket shifrat për Ministrinë e Arsimit nuk janë ende një tregues, nëse korrespodenca, është më një sistem shkollimi, që nuk të detyron të lësh punën, por një shans më shumë për t’u diplomuar, edhe atëherë kur je i papunë.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard