Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Buxheti, 12 milionė USD fondi pėr shpronėsimet


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Buxheti, 12 milionė USD fondi pėr shpronėsimet
Permalink   


Ndėrtimi i rrugėve tė reja kėrkon edhe fonde pėr shpro-nėsimet e pronarėve. Nė projektbuxhetin e vitit 2007 ėshtė pėrcaktuar njė fond i veēantė qė do tė pėrdoret pėr shpronėsime pėr interesa publike. Burime pranė Ministrisė sė Financave bėjnė tė ditur pėr “Gazetėn”, se nė projektbuxhetin e vitit 2007 ky fond ėshtė 12 milionė dollarė. “Kjo do tė ndihmojė nė zhvillimin e procesit tė ndėrtimit tė rrugėve, me qėllim qė rrugėt tė fillojnė sa mė shpejt”, - shprehen burimet.
Investimet
Nė projektbuxhetit e vitit tė ardhshėm ėshtė parashikuar qė tė investohen rreth 200 milionė dollarė, ose 19 miliardė lekė pėr rrugėt. Kjo shumė ėshtė e pėrcaktuar vetėm pėr Ministrinė e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Dy janė prioritet; lidhja me fqinjėt dhe lidhja me bregdetin. “Me anė tė kėtij programi synohet qė tė arrihet pėrmirėsimi i rrjetit rrugor kombėtar, kompletimi i korridoreve rrugore kombėtare, pėrmirėsimi i rrugėve ndėrkufitare, rrugėve turistike etj, si edhe pėrmirėsimi i sigurisė sė qarkullimit rrugor, duke synuar arritjen e standardeve bashkėkohore”, - thuhet nė relacionin e projektbuxhetit. Nė hartimin e kuotave tė programit, “Rrjeti i rrugėve nacionale”, prioritet kryesor janė ndėrtimi i korridoreve kombėtare Veri-jug dhe Lindje Perėndim, ndėrtimi i segmenteve Milot-Rrėshen (26 km), Kalimash-Kukės-Morinė (29km) dhe Rrėshen–Kalimash(45 km), me synimin qė rruga Durrės-Kukės-Morinė tė pėrfundojė brenda viteve 2009-2010. Kėshtu, pėr vitin 2007, pėr rrugėn Rrėshen–Kalimash janė parashikuar financime buxhetore rreth 5 miliardė lekė, pėr segmentet Kalimash-Kukės-Morinė janė parashikuar rreth 3 miliardė lekė. Vėnia nė eficiencė e rrugėve turistike tė vendit si nė plazhin e Durrėsit, Divjakės, Semanit, Patokut, Velipojės, Shėngjinit, Spillesė etj, si edhe rehabilitimi i rrugėve pėrgjatė bregdetit Jug-Perėndimor, si ndėrtimi i rrugės Transballkanike Vlorė pėr tė cilėn janė parashikuar financim buxhetor 486 milionė lekė, ndėrtimi i segmentit Dhėrmi-Himarė dhe vazhdimi i punimeve pėr ndėrtimin e segmentit rrugor Himarė-Sarandė, pėr tė cilat janė parashikuar pėrkatėsisht 200 milionė lekė.
Rrugėt nacionale
Nė kėtė projektbuxhet parashikohet qė tė rritet financimi buxhetor pėr mirėmbajtjen e rrjetit tė rrugėve nacionale, duke synuar privatizimin e plotė tė shėrbimeve dhe mirėmbajtjes mbi bazėn e performancės. Produktet kryesore qė do tė realizohen nė kėtė program janė 4.5 km rrugė nacionale tė kategorisė parė, tė ndėrtuar me kosto 839 milionė lekė. Po ashtu, 14 km rrugė nacionale tė kategorisė sė dytė, tė ndėrtuar me kosto 7.1 miliardė lekė, 23.7 km rrugė nacionale tė kategorisė sė tretė, tė ndėrtuar me kosto 1.3 miliardė lekė. Gjithashtu, edhe 82.8 km rrugė nacionale tė kategorisė sė dytė dhe tė rikonstruktuara, me njė kosto 2.2 miliardė lekė. Fondet e planifikuara pėr vitin 2007 pėr kėtė program, zėnė 72.3 pėr qind tė shpenzimeve totale tė kėsaj ministrie, kundrejt 50.4 pėr qind nė vitin 2006. Nė krahasim me tė pritshmin 2006, fondet nė total pėr kėtė program pėr vitin 2007 janė rritur 27 pėr qind.
Rrėshqitjet
Nė kėtė projektbuxhet, pėrveē ndėrtimit tė rrugėve, njė fond i veēantė ėshtė edhe pėr rrėshqitjet e rrugėve, si Sauk-Krrabė, rruga Qeserakė, unaza Shkodėr, unaza Kavajė, rruga Gjirokastėr-Tepelenė, e Vorė - Fushė-Krujė. Pjesa mė e madhe e kėtyre rrugėve financohen nga donatorėt e huaj, ndėrsa qeveria shqiptare do tė financojė elementėt e sigurisė, si shenjat sinjalistike, semaforėt etj. Ndėrkaq, edhe portet do tė jenė nė vėmendje, sidomos ai i Durrėsit. Tani do tė nėnshkruhet njė hua me Bankėn Evropianė tė Investimeve, qė ėshtė rreth 30 milionė dollarė, pėr zgjerimin dhe sistemimin e portit tė Durrėsit.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard