Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Braziliani i Realit: Besoj tek aftėsitė e mia dhe te futbolli qė luaj. Me Realin synoj tė fitoj gjithēka.


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Braziliani i Realit: Besoj tek aftėsitė e mia dhe te futbolli qė luaj. Me Realin synoj tė fitoj gjithēka.
Permalink   


Bekham, mesfushori i Realit tė Madridit, nuk do tė luajė nė ndeshjen e sotme ndaj Gimnastik Tarragonės, pėr shkak tė njė shqetėsimi muskular, bėri tė ditur dje klubi "merenges". Ish-kapiteni i Anglisė u dėmtua nė ndeshjen e Kupės sė Mbretit, barazuar 1-1 ndaj Ekijės, e cila ishte e dyta qė niste si titullar, nga tetė takime tė luajtura gjithsej nė kėtė sezon. Bekhami nuk ėshtė stėrvitur me skuadrėn dhe flitet se 31-vjeēari ka nevojė pėr njė javė pushim.

Leo Mesi, sulmuesi i Barcelonės, shpehet optimist pėr sa i pėrket pranisė sė tij nė ndeshjen e Ligės sė Kampioneve, tė martėn ndaj Ēelsit. Argjentinasi, i cili nuk do tė luajė nė ndeshjen e sotme ndaj Rekreativos, pėr shkak tė njė shqetėsimi nė kavilje, u shpreh pėr "El Mundo Deportivo": "Kavilja mė dhemb akoma, por kam besim se tė martėn do tė jem i gatshėm pėr tė luajtur. Barcelona renditet nė vendin e dytė tė grupit A, me pikė tė barabarta me Verder Bremenin.

Lotina, ish-trajneri i Numansias, Osasunės, Selta Vigos dhe Espanjolit, do tė drejtojė Sociedadin nė pjesėn e mbetur tė sezonit, pasi klubi bask vendosi ta emėrojė nė vendin e trajnerit tė shkarkuar, Hoze Mari Bakero. Ky i fundit u largua pas humbjes 4-1 nė Malaga. Lotina do tė jetė trajneri i katėrt i Sociedadit nė harkun e 14 muajve. Trofeu i vetėm qė ai ka fituar gjatė karrierės, ėshtė Kupa e Mbretit, nė vitin 2003 nėn drejtimin e Espanjolit.

Rajkard, trajneri i Barcelonės, u shpreh optimist nė prag tė ndeshjes qė skuadra e tij do tė luajė sot ndaj Santanderit, tri ditė para sfidės nė Champions me Ēelsin. Holandezi tha: "Ronaldinjon e kam parė mirė nė stėrvitje dhe po i afrohet gjithnjė e mė shumė formės ideale. Tė njėjtėn gjė mund tė them edhe pėr Dekon. Eshtė normale qė pas humbjeve ndaj Ēelsit dhe Realit, kritikat tė bien mbi "yjet" e skuadrės, por po flasim pėr kampionė qė dinė tė reagojnė.

Barcelona ka arritur njė marrėveshje tė re me sponsorin teknik "Nike", nė bazė tė sė cilės do tė vazhdojė bashkėpunimin deri nė vitin 2013 dhe do tė pėrfitojė plot 150 milionė euro. Firma amerikane synon ta shtyjė deri nė 2018-n marrėveshjen, pėr tė arritur njė bashkėpunim historik 20-vjeēar. Presidenti Mark Marker tha: "Barēa ėshtė njė nga skuadrat mė tė forta nė botė dhe ajo qė dėfren mė shumė me futbollin e saj. Jemi tė lumtur pėr rinovimin."



Buzėqeshja e Robinjos, karakteristike pėr 22-vjeēarin brazilian, ėshtė bėrė edhe mė e madhe qė pas ndeshjes me Steauan e Bukureshtit, kur Fabio Kapelo e aktivizoi pėr herė tė parė si titullar. Ai diti tė shfrytėzojė rastin. Goli dhe paraqitja nė Rumani i dhanė mundėsinė ta niste nga minuta e parė edhe "El Klasikon", atje ku tė gjithė patėn mundėsinė tė shohin vlerat e talentit tė ardhur nga Santosi. Ja cila ka qenė intervista e tij pėr tė pėrditshmen spanjolle "El Pais"...
- Njerėzit nė Brazil ju adhurojnė. Ata ju konsiderojnė njė gjeni tė futbollit. Gjithsesi, si u ndjetė nė fillim tė sezonit kur Kapelo ju la nė stol?
- Nuk kam pse tė shqetėsohem, sepse e di se ēfarė futbolli mund tė luaj dhe besoj tek ajo mėnyrė loje. Jam vetėm njė fėmijė 22-vjeēar me shumė gjėra pėr tė mėsuar. Kam ende pėr t'u rritur, por e di se duke punuar ashtu si duhet, mund tė bėhem numri 1 nė botė. Kjo ėshtė ajo qė synoj.
- Emerson Leao ka thėnė se jeni mė i zoti pėr tė dribluar sesa pėr tė shėnuar gola.
- Kjo ka ndodhur kur fillova tė luaja futboll. Qė prej asaj kohe jam maturuar. Leao ishte trajneri im qė kur isha 17 vjeē. E di qė tashmė ėshtė mė i rėndėsishėm fakti qė tė shėnoj gola, megjithatė dua tė them se driblimet e mia janė mė efektive sesa fakti qė tė shėnoj gola. Duhet tė pėrmirėsohen disi nė goditjen para portės.
- Gjithsesi, jeni i zoti nė driblimin e kundėrshtarit, a nuk ėshtė kėshtu?
- E adhuroj driblimin dhe ėshtė ajo qė di tė bėj mė mirė se ēdo gjė tjetėr, por goli ka vlerėn e vet dhe prandaj njerėzit e dėshirojnė kaq shumė.
- Vitin e kaluar, Ronaldo shėnoi mė shumė gola. Ai shėnoi 14 dhe ju shėnuat tetė, duke mos llogaritur penalltitė.
- Nuk jam njė tip lojtari qė godas penallti. Kam goditur kur luaja pėr Santosin, sepse ma kėrkonin. Mendoj se kėtė vit do tė shėnoj mė shumė, por kjo varet nga progresi im. Viti im i parė kėtu ishte i vėshtirė. Mendoj se vetėm do tė pėrmirėsohem.
- Vitin e kaluar, disa nga shokėt e tu tė skuadrės shprehėn shqetėsimin se e mbani shumė topin dhe dribloni shumė.
- Shokėt e mi nuk mė kanė thėnė asnjė fjalė. Kam besim tė plotė tek ata. Mė kanė thėnė vetėm se duhet tė dribloj dhe pastaj tė godas portėn. Stafi teknik nuk mė ka thėnė asgjė tė tillė. Kapelo mė ka thėnė vetėm se unė duhet tė vazhdoj tė bėj atė detyrė qė kam kryer, tė njėjtin rol qė kam edhe te Brazili.
- Cila ėshtė diferenca mes pėrgjegjėsive qė keni nė pėrfaqėsuesen braziliane dhe atyre qė keni kur luani me Realin?
- Markimi i kundėrshtarit ėshtė i ndryshėm kėtu. Nėse humbet topin, duhet tė kthehesh nė pozicionin tėnd. Nuk dua tė ndryshoj asgjė nė lojėn time pėr sa i pėrket momentit kur kam topin nė kėmbė. E di shumė mirė se ē'duhet tė bėj. Ky ėshtė stili im dhe nuk do ta ndryshoj asnjėherė. Eshtė ky stil loje qė mė solli te Reali i Madridit dhe nė elitėn e botės sė futbollit. Do tė vazhdoj tė eci nė kėtė rrugė.
- Kapelo ka deklaruar se Rauli i pėlqen se luan edhe pa top. Ēfarė kuptimi ka kjo pėr ju?
- Tė markosh mirė dhe tė luftosh. Kapelo i pėlqen lojtarėt luftarakė, ata qė nuk bėjnė asgjė tjetėr veēse luajnė. Nė ditėt e sotme, njė ndeshje futbolli nuk fitohet vetėm nė sajė tė cilėsive. Prandaj, Kapelo mė ka thėnė tė rikthehem nė pozicionin tim.
- Futbollistėt e Barcelonės duken mė tė prirur pėr tė aplikuar futbollin brazilian. Do tė ndihe**** mė mirė nėse do tė luanit nė njė skuadėr tė prirur pėr sulm?
- Nuk ka tė bėjė me mėnyrėn e tė sulmuarit, por me atė tė luajturit. Barcelona ėshtė njė grup i bashkuar dhe luan prej kohėsh sė bashku. Nuk ka rėndėsi se cilėt zbresin nė fushėn e lojės, pasi stili ėshtė i njėjtė. Kjo i jep besim nė ēdo moment tė ndeshjes dhe ėshtė diēka qė duam tė bėjmė edhe ne te Reali.
- Ju duhet tė keni njė marrėdhėnie tė shkėlqyer me Ronaldon. Cili ėshtė sekreti?
- Ronaldo ėshtė njė tip shumė i hapur, luajmė futboll nė sallė dhe kėsisoj e njohim mirė lojėn e njėri-tjetrit. Tė gjithė te Reali e dimė shpejtėsinė e tij nė shkėputje dhe pėrpiqemi ta ndihmojmė. Roni po stėrvitet mirė dhe kur tė jetė plotėsisht gati, do tė kemi njė Real edhe mė tė fortė.
- Kapelo ka deklaruar se do tė pėlqente qė futbollistėt e tij tė qėndronin mė shumė me njėri-tjetrin jashtė fushe...
- Kemi filluar ta bėjmė diēka tė tillė. Pak ditė mė parė ishim tė gjithė duke festuar datėlindjen e Mishel Salgados, por problemi ėshtė se disa janė tė martuar, ndėrsa disa jo. Prandaj disa shoqėrohen mė shpesh dhe disa dalin mė rrallė.
- Keni pasur vėshtirėsi nė pėrshtatjen e stilit tuaj tė lojės me atė tė skuadrės?
- Shokėt e skuadrės mė kanė trajtuar shumė mirė. Kanė qenė tė ngrohtė dhe mė kanė bėrė tė ndihem si nė shtėpi, kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė 20-vjeēar. Nė Europė loja ėshtė mė e shpejtė se nė Brazil dhe kjo u pėrshtatet karakteristikave tė mia. Vetėm me aksione tė shpejta mund tė depėrtosh nė njė skuadėr qė mbrohet me 11 futbollistė.
- Romario dikur ka thėnė se nėse do tė luanit tė paktėn nė 60% tė nivelit qė ai ka treguar, do tė bėhesh i madh...
- E di, por unė nuk dua tė bėhem si Romario dhe pėr kėtė nuk do tė jem kurrė si ai. Pėr momentin mendoj vetėm tė dėfrehem dhe kėtė mund ta bėj vetėm duke fituar me Realin. Shumė njerėz mė krahasojnė me Romarion apo Pelen, por s'mė pėlqejnė gjėra tė tilla. Unė jam Robinjo.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard