Kanë nisur penalizimet për subjektet që janë debitore ndaj Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Dy televizione, TV Klan dhe TV Koha, së bashku me klubin Sportiv “Partizani”, të tre debitorë të KESH-it, u penalizuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, (DPP). Lajmin e kanë bërë të ditur dje burime pranë korporatës. Të tre këto subjekte nuk kanë paguar detyrimet ndaj KESH-it. Edhe pse u vendos një afat për të shlyer në mënyrë vullnetare detyrimet ndaj KESH-it, subjektet e lartpërmendura nuk i paguan “borxhet” e tyre. Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit në Tiranë, ka lëshuar tre urdhra ekzekutimi për këto tre subjekte. TV KLAN Një ndër debitorët e KESH-it është TV Klan. Kështu në bazë të informacionit, pas vënies në sekuestro konservative të bankave të nivelit të dytë, TV Klan-it i është bllokuar shuma prej 498.881 lekë në “Raiffeisen Bank”, të cilat kaluan në llogarinë e Zyrës së Përmbarimit. Por edhe pas kësaj mase, subjekti nuk e ka shlyer plotësisht debinë ndaj KESH-it si palë kreditore. Në këto kushte, Përmbarimi ka lëshuar “sekuestro konservative” për të gjitha automjetet në pronësi të TV Klan. TV Koha Në të njëjtën mënyrë është proceduar edhe me TV Kohën, sipas një “urdhër-ekzekutimi” të detyrueshëm, pasi nuk pati asnjë reagim nga debitorët pas përfundimit të afatit të “Lajmërim për ekzekutim vullnetar”-it. Për TV Koha është urdhëruar vënia e “sekuestro konservative” tek Përmbarimi. Ky televizion ka bërë kundërshtim të veprimeve përmbarimore në Gjykatën e Rrethit Tiranë, për të cilin, gjyqi do të zhvillohet më 30.10.2006. Klubi sportiv Ndërsa për klubin sportiv “Partizani”, pas lajmërimit “Për ekzekutim vullnetar”, ku nuk pati reagimi për shlyerjen e borxhit ndaj KESH-it, u vunë në “sekuestro konservative” dy automjete, për të cilat u bë bllokimi fizik. Burimet e KESH-it thanë se për këto automjete do të bëhet vlerësimi dhe ****ja e tyre me ankand, me qëllim, shlyerjen e detyrimeve ndaj KESH-it. Penalitete të tjera KESH ka nisur prej kohësh të marrë masa ndaj kompanive, por edhe ndaj konsumatorëve familjarë. Kështu, pak kohë më parë u bë e ditur se KESH-i dërgoi për ndjekje penale 7 kryefamiljarë nga Farka dhe Sauku, të cilët kishin vjedhur energjinë elektrike dhe nuk kanë pranuar të paguajnë detyrimet. Sipas KESH-it, personat që nuk kanë paguar energjinë elektrike, ishin kryesisht nga Farka dhe nga Sauku. Këta debitorë, të paralajmëruar nga ana e KESH-it në rrugë ligjore edhe më parë, vetëm një pjesë e tyre kishte paguar në vend debitë, duke u rilidhur sërish furnizimin me energji elektrike. Debitorët e tjerë nuk kanë pranuar të paguajnë, në një kohë që janë kapur me shkelje ligjore, pasi kishin garantuar furnizim me energji elektrike në mënyrë abuzive e të jashtëligjshme nga linja të dyta dhe të treta.
Informacione eshte marre nga Gazeta Shqiptare
__________________
none
Page 1 of 1 sorted by
TiRaNaWeB.NeT -> Ekonomi -> Në listën e debitorëve dhe TV KOHA dhe klubi “Partizani”. Bllokohen makina e llogari