Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Majko: Gazidede, tė ndėrhyjė Sollaku


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Majko: Gazidede, tė ndėrhyjė Sollaku
Permalink   


Deklaratat e Bashkim Gazidedes rrezikojnė destabilizimin e vendit. Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Pandeli Majko, kėrkoi dje ndėrhyrjen e prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr tė parandaluar destabilizimin e vendit, pas deklaratave tė ish-shefit tė SHIK-ut nė vitet ‘92-‘97.


“Sot ne presim qė prokurori i Pėrgjithshėm tė fillojė procedurat lidhur me faktin nėse dikush ka dėshirė tė na provojė se ende jetojmė nė njė shtet tė ligjshėm, ende jetojmė nė njė vend qė aspirojmė tė jemi pjesė e Bashkimit Evropian dhe jo nė njė vend xhungle, ku njerėz pothuajse gjysmė mostra kėrkojnė t’i kthejnė kėtij vendi destabilitetin”, tha Majko. Gjithashtu, sekretari Socialist i bėri thirrje “Presidentit tė Republikės, prokurorit tė Pėrgjithshėm maxhorancės, pėrfaqėsuesve tė saj qė tė reagojnė pėrballė ngjarjeve tė tilla, tė cilat socialistėt i cilėsojnė shumė tė rėnda”. Sipas Majkos, “ajo qė realisht e shikojmė ėshtė njė tendencė nė rritje pėr tė nxitur njė formulim tė shtetit informal nė Shqipėri dhe ky shtet informal aktualisht po drejtohet nga kryeministri Berisha. Ky shtet aktualisht nuk po respekton Kushtetutė dhe sistemin kushtetues tė Republikės sė Shqipėrisė”. Dy ditė mė parė ish-shefi i SHIK, Bashkim Gazidede, nė emisionin “Opinion” nė TV Klan tė gazetarit Blendi Fevziu, shpėrndau akuza mbi opozitėn pėr ngjarjet e ‘97, por akuzoi dhe pasardhėsin e tij, Fatos Klosi, pėr zhdukje tė oficerėve tė shėrbimit. Sipas Majkos, deklaratat e ish-shefit tė SHIK-ut, bėhen dhe nga tronditja qė ka zėnė radhėt e Partisė Demokratike nga hapja e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit para viteve ‘90. “Ky njeri qė deri mė sot ka heshtur, dje ka dalė pėr tė qartėsuar sipas opinionit tim, njė poker spiunėsh, i cili ka filluar brenda radhėve tė Partisė Demokratike. Duket qartė se ligji ‘Pėr transparencėn e tė kaluarės sė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit’ ka ngjallur goxha probleme me pronarėt e “sektit tė shpirtrave tė mallkuar” nė Partinė Demokratike dhe dje ky njeri pėr tė pėrfaqėsuar jo vetėm veten, doli dhe tundi zinxhirėt e vjetėr dhe prangat e reja”, tha Majko.


 


Gazidede: Ishte revolucion komunist


Ish-shefi i Shėrbimit Sekret nė vitin 1992-1997 ėshtė rrėfyer nė emisionin “Opinion” tė gazetarit, Blendi Fevziu nė TV Klan. Gazidede ka treguar se si ėshtė ngjitur nė majėn e SHIK-ut, marrėdhėniet me Berishėn, piramidat, zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, dosjet e sigurimit, si dhe rolin e tij nė revoltėn e vitit 1997. Gazidede hodhi akuza tė rėnda pėr eksponentė tė opozitės aktuale dhe pasardhėsin e tij nė kėtė shėrbim, Fatos Klosi, pėr zhdukjen e dy oficerėve tė shėrbimit. Ish-shefi i SHIK akuzoi opozitėn si nxitėse dhe organizatore tė revoltave tė ’97 me kontigjentė tė Sigurimit tė Shtetit, por iu shmang dhe shumė pyetjeve tė gazetarit Fevziu.


Informacione eshte marre nga Gazeta Panorama



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard