Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Shkarkohet kreu i RTVSH, Artur Zheji


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Shkarkohet kreu i RTVSH, Artur Zheji
Permalink   


Artur Zheji shkarkohet nga posti i drejtorit tė pėrgjithshėm i Radio-Televizionit Shqiptar. Kėshilli Drejtues i RTSH-sė vendosi dje me gjashtė vota pro dhe asnjė kundėr, shkarkimin e Zhejit pėr njė sėrė motivacionesh, ndėr tė tjera edhe shkelje tė ligjit. Zheji ishte i pranishėm nė mbledhjen e Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė dhe e cilėsoi vendimin e dhėnė tė nxituar dhe tė dhėnė nė mėnyrė ushtarake. Njė ditė mė parė, njė prej anėtarėve mė tė rinj tė kėshillit, Mero Baze paralajmėroi nė njė letėr publike shkarkimin e Zhejit. Duke theksuar se ishte gjetur para njė situate befasuese lidhur me degradimin e profilit publik tė kėtij institucioni, Baze i propozoi Kėshillit tė votojė pėr shkarkimin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė RTVSH-sė, Artur Zheji dhe t’i hapė rrugė konkursit pėr zgjedhjen e drejtorit tė ri, i cili bashkė me Kėshillin Drejtues, duhet tė bėjė projektin e strukturės sė re programore, organizative dhe ngritjen e profilit tė RTVSH-sė nė tregun e medias. Ai pėrmendi se tre pėrfaqėsues zyrtarė tė sindikatės sė RTVSH-sė thonė se RTVSH-ja ka abuzuar me administrimin e fondeve tė veta dhe ka favorizuar rrethe klienteliste tė drejtuesve tė saj, tė lidhura sidomos me drejtorin e pėrgjithshėm. Menjėherė pas shkarkimit, ish- drejtori i RTSH-sė u shpreh pėr News 24.
Zoti Zheji, si e pritė vendimin pėr shkarkimin tuaj nga posti i drejtorit tė pėrgjithshėm tė RTSH-sė?
Tė them tė drejtėn, mė shumė se sa e prita, unė e pėrjetova kėtė vendim si njė nga vendimet me procedurėn mė tė nxituar dhe mė ushtarake qė kam pėrjetuar ndonjėherė nė jetėn time profesionale dhe mendoj qė kemi tė bėjmė me paradhomėn e dhunimit tė principit mė tė lartė qė ka njė media, garantizmi. Nė momentin qė drejtorit tė pėrgjithshėm nuk i garanton tė drejtėn duke shkelur tė gjitha procedurat ligjore qė parashikojnė nė ligj pėr ndėrprerjen e mandatit me shkarkim tė paparalajmėruar nga Kėshilli Drejtues, mendoj se nė tė njėjtėn kohė kemi edhe tė drejtėn pėr tė “paragjykuar” njė dhunim tė mėtejshėm tė frymės garantiste qė sipas meje, ėshtė tulla mė e rėndėsishme qė bashkė me stafin qė kam drejtuar prej 4 vitesh, jam munduar tė vendos. Mė vjen keq qė ta pohoj kėtė gjė, nuk mendoja se do ta pohoja njė gjė tė tillė, por faktet janė kokėforta
A i**** ju tė pranishėm nė kėtė mbledhje?
Po, isha i pranishėm nė mbledhje dhe me praninė time pashė tė gjithė kėtė qė jam duke dėshmuar pėr ju.
Cilat ishin arsyet qė u shkarkuat?
Motivacioni ėshtė pėr shkelje tė proceduarve dhe disa tė tjera, qė u bėnė tė ditura. E pėrgjithshme ishte se dukej si njė gjetje e paraprogramuar mė parė dhe e fabrikuar diku tjetėr.
A pati anėtarė tė pranishėm qė ishin nė mbėshtetjen tuaj?
Ishte vetėm njė dhe nuk ishte nė mbėshtetjen time, por nė mbėshtetje tė procedurave ligjore, qė duhet tė zbatohen nė raste tė tilla dhe qė nuk u respektuan nė rastin konkret.

Informacione eshte marre nga Gazeta Shqiptare

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard