Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Barcelona, njė derbi edhe nė kupė!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Barcelona, njė derbi edhe nė kupė!
Permalink   


Skuadra e kategorisė sė tretė, Badalona, do tė presė Barcelonėn "e tėrbuar" pas dy humbjesh radhazi pėr 1/16-t e Kupės sė Mbretit. Skuadra e Frenk Rajkardit u mund 1-0 nga Ēelsi nė Ligėn e Kampioneve dhe 2-0 nga Reali, tė dielėn nė "El Klasiko". Eshtė e sigurt qė trajneri holandez do tė pėrdorė rotacionin nė takimin e sotėm, duke parė se 90 minutat e kthimit do tė luhen nė "Kamp Nou". Njė nga futbollistėt qė me siguri do tė pushojė, ėshtė Lionel Mesi. Badalona, edhe kjo skuadėr nga krahina e Katalonjės, ėshtė eliminuar nga Barcelona, 24 herė fituese e Kupės sė Mbretit, nė tė njėjtin raund tė dy viteve mė parė.
Rajkardi - Trajneri i Barcelonės, Frenk Rajkard, e ka ftuar skuadrėn e tij ta marrė seriozisht ndeshjen e sotme: "Po punojmė mirė dhe pavarėsisht nga dy humbjet, jemi nė formė. Kėtė duhet ta tregojmė me njė fitore ndaj Badalonės. Eshtė mėnyra mė e mirė pėr tė harruar disfatat nė Londėr dhe Madrid. Skuadra duhet tė japė maksimumin, pavarėsisht nga emri i kundėrshtarit." Holandezi ėshtė i bindur se skuadra e tij mund ta fitojė Kupėn e Mbretit, por kjo nuk do tė thotė qė do tė heqė dorė nga rotacioni: "Kemi njė skuadėr me njė pėrbėrje tė larmishme, 18 deri nė 20 futbollistė, te tė cilėt mund tė besoj pėr ēdo ndeshje. Eshtė normale qė ata qė kanė luajtur dy takime radhazi, mund tė pushojnė. Kjo nuk do tė thotė qė e nėnvlerėsojmė kėtė veprimtari. Pikėrisht pėrbėrja e skuadrės na jep mundėsi tė luftojmė nė tri fronte." Ronaldinjo, Deko, Markez dhe Turam janė disa nga futbollistėt qė do tė pushojnė, duke parė sfidėn e sė shtunės nė kampionat ndaj Santanderit dhe atė tė sė martės sė ardhshme nė "Kamp Nou", pėrballė Ēelsit.
Reali - Por kjo nuk do tė jetė pėrballja e vetme ndėrmjet "tė mėdhave" dhe "amatorėve". Skuadra tjetėr e divizionit tė tretė, Ekija, do tė presė Realin e Madridit. Edhe kėtu rreziku ėshtė i lartė, pasi "merengesit" vijnė pas dy fitoresh radhazi dhe s'kanė ndėr mend tė ndalen. Gjithsesi, zv.presidenti i Ekijės, Rafael Gordilo, premton: "Do t'i vėmė nė presion. Eshtė mė e shumta qė mund tė bėjmė. Duam qė Reali tė djersijė njėsoj si ne nė fushėn e lojės." Reali i Madridit nuk e fiton Kupėn e Mbretit qė nga viti 1993.
Tė tjerat - Ndėrkohė, Valencia, e cila kryeson kampionatin me pikė tė barabarta me Barcelonėn, do tė luajė nė fushėn e Portuenses, edhe kjo skuadėr e kategorisė sė tretė. Ndėrsa surprizat e deritanishme, skuadrat e kategorisė sė katėrt, Penja dhe Segoviana, do tė presin respektivisht Osasunėn dhe Seviljen. Espanjoli, fituesi nė fuqi i kėsaj veprimtarie, do tė luajė me Vajekanon e kategorisė sė tretė. Katėr nga 16 sfidat do tė jenė ndėrmjet skuadrave tė Primera Divizionit. Spikat derbi i Andaluzisė, ku Rekreativo, qė renditet nė vendin e katėrt, do tė presė Betisin. Ndeshjet e kthimit do tė luhen mė 6 nėntor.

Informacione eshte marre nga gazeta sporti shqiptar

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard