Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Palermo gjunjėzon Milanin dhe kap kreun


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Palermo gjunjėzon Milanin dhe kap kreun
Permalink   


U duk se gjithēka do tė rikthehej nė normalitet, se fitoret do tė zhbllokoheshin edhe nė kampionat me gjithė sulmuesit dhe loja spektakolare do tė mbizotėronte. Por, me pėrjashtim tė kėsaj tė fundit, Milani ėshtė dorėzuar nė "San Siro" pėrballė Palermos, ku fati, shtylla, traversa, por edhe pritjet e portierit Fontana, kanė sjellė humbjen e parė nė kėtė sezon. Pa i hequr meritat skudrės sė Guidolinit, qė tani renditet nė vend tė parė tė tabelės me 15 pikė sė bashku me Interin, mbrėmė janė shfaqur sėrish nė fushė "fantazmat" e javėve tė fundit. Milani vazhdon sėrish tė mos shėnojė, pavėrsisht se Kaka ka bėrė tė pamundurėn pėr tė shėnuar dhe shėrbyer pėr shokėt e tij. Siēilianėt e zhbllokojnė tė parėt rezultatin me anė tė Breshiano. Pikėrisht kėtu vjen "furia" kuqezi, me disa aksione tė bukura pėr gol, por braziliani Amauri dyfishon rezultatin me portėn bosh, pas njė pritjeje tė pasigurtė tė Didės nga njė goditje e Breshianos. Koha nuk mjafton mė dhe situata te Milani sa vjen e bėhet mė alarmante.
Thuajse tė vjen dėshira tė shkosh nė plazh. Fatkeqėsisht jemi nė nėntor. Po tė mos ishte pėr Atalantėn, ia vlen tė bėsh njė zhytje pėr t'u ēliruar nga mėrzia. Ky kampionat italian ėshtė vėrtet i shėmtuar: i ekuilibruar aq sa duhet, jetim nga mungesa e Juves dhe me njė Milan tė vonuar, tė mėrzitshėm, steril dhe tė ngadaltė. Pak ngre peshė barazimi i Interit ndaj Udinezes sė mirėorganizuar, apo frenimi i Romės nga dėshira e ēmendur e Del Nerit. Mė tepėr peshė ngre mungesa e dueleve tė vėrteta italiane, nė njė tė diel ku busulla e kuriozitetit sportdashės padyshim qė tregon andej nga duelet si Manēester-Liverpul apo Real M.-Barcelona. Seria A, njė kampionat qė duhet tė presim nga Atalanta pėr tė na dhuruar emocionet e futbollit.
Interi pa Adrin, e njėjta muzikė - Normalisht, nė njė kampionat kaq shterpė nga ana teknike, edhe njė barazim nė Udine i mjafton Interit pėr tė mbajtur tė pandryshuar kryesimin, me dy pikė mė shumė se Roma. E pandryshuar edhe mėnyra e lojės zikaltėr. Adriano veshi xhinset dhe u nis pėr pushime nga Morati (lum si ai), Krespo nuk ishte nė formėn mė tė mirė, Kruzi s'mundet gjithmonė tė bėjė mrekulli, kėshtu qė njė 0-0 kundėr Udinezes edhe mund tė pranohet. Sidomos kur pėrballė ke njė lojtar me vlera si Di Natale apo dinakun e pėrhershėm Iakuinta, si dhe "plakun" Galeone qė gjithmonė di njė rreng mė tepėr se "djalli".
Toti shėnon, Del Neri ndal Romėn - Mė lehtė mund tė shpjegohet ajo qė ndodhi nė "Olimpiko". Fati deshi qė Del Neri tė kthehej nė atė stadium ku nuk e deshėn kurrė. Pastaj treshja e gjyqtarėve me nė krye Dondarinin u bėnė protagonistė: i rregullt goli i parė i Totit, por duhej anuluar ai i Pelizierit. Me drejtėsi duhej tė kishte fituar Roma, por fati e di qė ndonjėherė duhet tė jesh mė i fortė nga tė gjithė. Roma nuk ėshtė akoma. Barazimi 1-1 nė "Olimpiko" ėshtė njė ngushėllim i pakėt: rasti pėr tė parakaluar Interin rrėshqiti thuajse pa u vėnė re.
TE TJERAT - Nė fund, emocionet mė tė bukura i dhuruan ata qė para disa vitesh nė radio jepnin rezultatet e fushave tė tjera: duke filluar nga Bergamo, ku Atalanta pėrmbys disavantazhin 0-2 dhe mposht 3-2 Sampdorian. Protagonist ishte Kristiano Doni, shembulli i mrekullisė sė drejtuar nga trajneri Kolantuono: vendi i tretė dhe dhjetė pikė nė renditje mjaftojnė pėr tė. Dhjetė me yll.
Ajo qė na bindi nė kėtė fundjavė, ishte Fiorentina, me njė 3-0 kundėr kalabrezėve, ku rumuni Mutu shėnoi njė eurogol. Nė pritje tė uljes sė penalizimit, Rexhina kthehet nė shtėpi pa pikė dhe mbetet me -7 nė renditje. Pėr t'u "lėnė nė klasė" ėshtė Lacioja e Delio Rosit: humbja 3-1 nė Leēe (fushė asnjanėse) kundėr Katanias ėshtė sinjali i njė skuadre ndoshta mendjemadhe.

Milan - Palermo 0 2
Shėnues: Breshiano 48', Amauri 72'
Milan: Dida, Kafu, Jankulovski (Maldini 60'), Nesta, Kalaxe, Pirlo, Gatuzo (Broki 75'), Sedorf (Oliveira 78'), Kaka, Inzagi, Xhilardino. Tr: Anēeloti.
Palermo: Aliardi, Zakardo, Biava, Barzali, Guana Korini, Simplisio, Breshiano, Diana, Di Mikele (Kasani 77'), Amauri. Tr: Guidolin.
Gjyqtar: Pieri.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard