Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: PS ēon Olldashin nė Prokurori : Socialistėt ndėrmarrin hapin e fundit pėr denoncimin penal pėr autorėt e shpėrndarjes sė dokumentit tė identifikimit


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
PS ēon Olldashin nė Prokurori : Socialistėt ndėrmarrin hapin e fundit pėr denoncimin penal pėr autorėt e shpėrndarjes sė dokumentit tė identifikimit
Permalink   


Partia Socialiste do tė depozitojė njė padi pėr ministrin e Brendshėm, Sokol Olldashi, nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Reagimi i PS-sė ka ardhur pas denoncimit qė kjo parti i bėri shpėrndarjes sė mbi 1 milion certifikatave tė parregullta, duke e konsideruar kėtė njė vendim tė paramenduar dhe tė qėllimshėm, qė synon tė manipulojė zgjedhjet vendore. Zėdhėnėsi i PS-sė, Saimir Tahiri tha dje se “nė kėtė skandal ėshtė pėrfshirė personalisht ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi”.
“Olldashi ka injoruar vendimin e ekspertėve pėr bllokimin e kėtyre certifikatave dhe ka urdhėruar me dashje, shpėrndarjen e tyre nė qytetet kryesore tė vendit” tha zėdhėnėsi i Ramės nė njė konferencė pėr shtyp. Tahiri u shpreh se denoncimi i bėrė nga PS-ja ka gjetur vetėm “heshtjen e autoriteteve pėrgjegjėse, pėrfshirė kėtu ministrin Olldashi dhe vetė Kryeministrin Sali Berisha, heshtje qė parathotė pėrfshirjen e tyre direkte nė prodhimin dhe shpėrndarjen e mbi 1 milion certifikatave ordinere, qė tashmė qytetarėt kanė nė dorė”.
Nė deklaratėn e djeshme, zėdhėnėsi i PS-sė tha se vendimi i Ollda**** pėr tė hedhur nė pėrdorim mbi 1 milion certifikata tė parregullta, ėshtė njė veprim i paramenduar dhe i qėllimshėm dhe sė bashku me qėndrimin e maxhorancės pėr tė mos realizuar reformėn zgjedhore, sė bashku me vendimin e maxhorancės pėr tė mos pėrdorur certifikata tė posaēme, synon tė manipulojė zgjedhjet e ardhshme pėr pushtetin vendor. Prandaj PS-ja, sipas Tahirit, do tė depozitojė tė gjithė dokumentacionin qė disponon pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, duke kėrkuar fillimin e menjėhershėm tė ndjekjes penale pėr ministrin e Brendshėm, pėr veprėn penale “tė shpėrdorimit tė detyrės”.
“Vendimi i ministrit Olldashi pėr tė shpėrndarė certifikatat, megjithėse tė konsideruara nga Komisioni i Kolaudimit si tė bllokuara, ėshtė i paramenduar dhe i qėllimshėm, nė zbatim tė planit tė Kryeministrit Berisha pėr tė manipuluar zgjedhjet”, thuhet nė deklaratėn e djeshme tė PS-sė. Kjo parti e cilėson si “shprehje patologjike tė frikės sė kėtij politikani, pėr t’u pėrballur me votėn e lirė tė shqiptarėve, votė qė do nxjerrė pėrfundimisht nė pension politikanin e epokės sė vjetėr, Sali Berisha dhe ushtarėt e tij manipulatorė”.
Problemet
Kryetarėt e minibashkive socialiste kanė denoncuar gjatė kėtyre ditėve edhe problemet qė kanė vėnė re nė certifikatat qė janė hedhur nė qarkullim, ku sipas tyre, ka pasur mungesa tė elementėve tė sigurisė. Por pas kėtij denoncimi, Ministria e Brendshme pėrmes njė deklarate, bėri tė ditur se procedurat e prokurimit qė janė bėrė pėr certifikatat, kanė qenė tėrėsisht transparente. “Pėr mė tepėr, certifikatave u janė shtuar edhe elementė tė tjerė sigurie, elementė tė cilėt mungonin tek certifikatat e vjetra”.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard