TiRaNaWeB.NeT -> Politika -> PS çon Olldashin në Prokurori : Socialistët ndërmarrin hapin e fundit për denoncimin penal për autorët e shpërndarjes së dokumentit të identifikimit
Post Info
TOPIC: PS çon Olldashin në Prokurori : Socialistët ndërmarrin hapin e fundit për denoncimin penal për autorët e shpërndarjes së dokumentit të identifikimit
Partia Socialiste do të depozitojë një padi për ministrin e Brendshëm, Sokol Olldashi, në Prokurorinë e Përgjithshme. Reagimi i PS-së ka ardhur pas denoncimit që kjo parti i bëri shpërndarjes së mbi 1 milion certifikatave të parregullta, duke e konsideruar këtë një vendim të paramenduar dhe të qëllimshëm, që synon të manipulojë zgjedhjet vendore. Zëdhënësi i PS-së, Saimir Tahiri tha dje se “në këtë skandal është përfshirë personalisht ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi”. “Olldashi ka injoruar vendimin e ekspertëve për bllokimin e këtyre certifikatave dhe ka urdhëruar me dashje, shpërndarjen e tyre në qytetet kryesore të vendit” tha zëdhënësi i Ramës në një konferencë për shtyp. Tahiri u shpreh se denoncimi i bërë nga PS-ja ka gjetur vetëm “heshtjen e autoriteteve përgjegjëse, përfshirë këtu ministrin Olldashi dhe vetë Kryeministrin Sali Berisha, heshtje që parathotë përfshirjen e tyre direkte në prodhimin dhe shpërndarjen e mbi 1 milion certifikatave ordinere, që tashmë qytetarët kanë në dorë”. Në deklaratën e djeshme, zëdhënësi i PS-së tha se vendimi i Ollda**** për të hedhur në përdorim mbi 1 milion certifikata të parregullta, është një veprim i paramenduar dhe i qëllimshëm dhe së bashku me qëndrimin e maxhorancës për të mos realizuar reformën zgjedhore, së bashku me vendimin e maxhorancës për të mos përdorur certifikata të posaçme, synon të manipulojë zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor. Prandaj PS-ja, sipas Tahirit, do të depozitojë të gjithë dokumentacionin që disponon pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale për ministrin e Brendshëm, për veprën penale “të shpërdorimit të detyrës”. “Vendimi i ministrit Olldashi për të shpërndarë certifikatat, megjithëse të konsideruara nga Komisioni i Kolaudimit si të bllokuara, është i paramenduar dhe i qëllimshëm, në zbatim të planit të Kryeministrit Berisha për të manipuluar zgjedhjet”, thuhet në deklaratën e djeshme të PS-së. Kjo parti e cilëson si “shprehje patologjike të frikës së këtij politikani, për t’u përballur me votën e lirë të shqiptarëve, votë që do nxjerrë përfundimisht në pension politikanin e epokës së vjetër, Sali Berisha dhe ushtarët e tij manipulatorë”. Problemet Kryetarët e minibashkive socialiste kanë denoncuar gjatë këtyre ditëve edhe problemet që kanë vënë re në certifikatat që janë hedhur në qarkullim, ku sipas tyre, ka pasur mungesa të elementëve të sigurisë. Por pas këtij denoncimi, Ministria e Brendshme përmes një deklarate, bëri të ditur se procedurat e prokurimit që janë bërë për certifikatat, kanë qenë tërësisht transparente. “Për më tepër, certifikatave u janë shtuar edhe elementë të tjerë sigurie, elementë të cilët mungonin tek certifikatat e vjetra”.
__________________
none
Page 1 of 1 sorted by
TiRaNaWeB.NeT -> Politika -> PS çon Olldashin në Prokurori : Socialistët ndërmarrin hapin e fundit për denoncimin penal për autorët e shpërndarjes së dokumentit të identifikimit