Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Albtelekom, defekti i pėrsėritur bllokon gjithė internetin nė vend


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Albtelekom, defekti i pėrsėritur bllokon gjithė internetin nė vend
Permalink   


Mjaft kompani vendase janė tė lidhura me shoqėrinė Telekomin pėr tė pėrfituar shėrbimin e internetit. Por ky shėrbim tė lė shumė pėr tė dėshiruar. Mjaft kompani qė janė tė lidhura mė Telekomin pėr shėrbimin e internetit, ankohen se cilėsia e shėrbimit ėshtė mjaft e dobėt. Mund tė qėndrosh me minuta tė tėra pėrpara kompjuterit pėr tė hapur njė website, por problemet nuk mbarojnė kėtu. Shpesh herė tė rastis qė ky shėrbim edhe pse paguhet, tė mos tė ofrohet. Shoqėritė ankohen se shpesh herė u ndodh qė tė mos jenė tė lidhura fare me linjėn e internetit. Sipas burimeve nga kjo kompani, shkak pėr kėtė shėrbim tė dobėt janė defektet qė ka linja e Telekomit me atė tė Italisė. Sipas tyre, punimet pėr riparimin e kėsaj linje kanė nisur prej mė se 1 jave. Por burimet pranė kėsaj shoqėrie nuk japin njė afat kohor se kur mund tė pėrfundojnė punimet e nisura. Nė kėtė mėnyrė, shoqėritė qė kanė marrėveshje me Telekomin do t’u duhet tė presin deri nė njė afat kohor pėr tė pacaktuar se kur do t’u ofrohet shėrbimi i internetit. E gjithė kjo situatė e krijuar bie ndesh me nismėn mė tė re tė qeverisė Berisha, e cila ėshtė “Shqipėria nė moshėn e Internetit”. Kjo deklaratė ėshtė bėrė nga kreu i qeverisė, Sali Berisha nė konferencėn e organizuar pak kohė mė parė nga grupi “The Economist”. Sipas Berishės, qeveria do t’i kushtojė rėndėsi shtrirjes sė teknologjisė sė re tė internetit nė tė gjithė vendin. Kėtė nismė Berisha e ka prezantuar edhe gjatė njė vizite me rastin e vitit tė ri shkollor nė shkollėn “Sami Frashėri”. Berisha u premtoi studentėve se do tė kenė internet jo vetėm nė shkolla, por edhe nė shtėpi. Sipas tij, kjo nismė do tė shndėrrohet nė levėn e Arkimedit pėr zhvillimin e Shqipėrisė. “Kemi vendosur me njė reformė tė jashtėzakonshme tė pajisin me portale internetin me band tė gjerė, tė shumėfishojnė dhjetėra e dhjetėra herė numrin e atyre qė sot kanė internet, tė rrisin pėrhapjen e internetit nė Shqipėri brenda njė kohe tė shkurtėr, mė shumė se 30 herė. Pėr kėtė ne do t’u drejtohemi teknologjive mė moderne dhe teknologjive mė tė avancuara qė gjenden nė fushėn e komunikimit”, - ka deklaruar Berisha. Por, pavarėsisht kėtyre deklaratave tė qeverisė, shėrbimi i internetit nė Shqipėri ėshtė ende shumė i dobėt.
Ndėrkaq, kompania Albtelekom ka deklaruar se kanė bėrė ulje ēmimesh pėr kėtė produkt. Kėshtu, qė nga data 1 qershor, Albtelekom ka ulur tarifat e shėrbimit ADSL. Janė ulur me 30 pėr qind tarifat e instalimit tė internetit, ndėrsa tarifa e pajtimit mujor ėshtė ulur me 50 pėr qind.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard