Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Dy skemat e PD pėr Olldashin : Kushtetuta s’e pengon tė jetė ministėr kur garon pėr kryebashkiak


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Dy skemat e PD pėr Olldashin : Kushtetuta s’e pengon tė jetė ministėr kur garon pėr kryebashkiak
Permalink   


Demokratėt kanė pėrcaktuar piketat krye
sore tė strategjisė sė tyre pėr tė pėrballuar kandidimin nė kryeqytet, qė do tė jetė edhe pėrballja mė e vėshtirė e zgjedhjeve tė ardhshme vendore. Formalisht, pėr tė garuar pėrballė kryebashkiakut Edi Rama, i cili ėshtė edhe figura qendrore e opozitės, ėshtė skicuar nga demokratėt ministri i Brendshėm, njėkohėsisht edhe kryetar i PD-sė sė kryeqytetit, Sokol Olldashi.
Pėr tė legalizuar kandidaturėn e Ollda****, duhet pritur edhe vendimi i forumeve drejtuese tė PD-sė. Ky fjalėkryq do tė zgjidhet brenda datės 20 nėntor, kur ėshtė vendosur edhe afati nga kryesia e PD-sė pėr pėrzgjedhjen e tė gjitha kandidaturave qė do tė garojnė nė zgjedhjet vendore. Pėrpara se tė mbėrrihet nė zgjidhjen pėrfundimtare, mėsohet se lidershipi i PD-sė ka skicuar nė vija tė trasha edhe skemat pėr tė pėrballuar efektet e kandidimit tė Ollda**** kundėr kreut tė opozitės, Rama. Kėto skema parashikojnė si krijimin e kushteve tė favorshme pėr Olldashin pėr tė pėrballuar garėn elektorale dhe pėr ta pasur nėn kontroll atė, ashtu edhe nė rastin e njė fitoreje tė mundshme.
Mandati
Burime tė besueshme brenda PD-sė bėjnė tė ditur se nė rast se demokratėt do tė paraqiten nė Tiranė me kandidaturėn e Ollda****, ky i fundit nuk do tė jetė i shtrėnguar tė lėrė postin e ministrit tė Brendshėm qė mbulon nė fakt edhe pushtetin vendor. Olldashi, nė bazė tė Kushtetutės, ėshtė i detyruar qė tė jap dorėheqje vetėm nga mandati i deputetit qė fitoi nė Shijak nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 2005, duke ndjekur shembullin e Spartak Ngjelės, i cili kur garoi pėrballė Ramės pėr Bashkinė e Tiranės, dha paraprakisht dorėheqje nga mandati i deputetit. Por fakti qė Olldashi do tė japė dorėheqje nga mandati i deputetit, nuk e detyron atė qė nė garėn pėr Bashkinė e Tiranės, tė japė dorėheqje nga posti i ministrit tė Brendshėm. Njė gjė e tillė nuk ėshtė parashikuar as nė Kodin Zgjedhor, as nė Kushtetutė apo nė ndonjė vendim tė Gjykatės Kushtetuese.
Mbajtja e kėtij posti do t’i krijonte Ollda**** jo pak privilegje, pasi do tė kishte mundėsi tė pamata pėr tė kontrolluar procesin zgjedhor, duke qenė se ai ka nėn kontroll edhe pushtetin vendor.
Mbajtja e postit tė ministrit nuk do tė krijonte probleme, edhe nė rast se Olldashi do tė humbte nė zgjedhje. Ai do tė vazhdonte normalisht punėn, pa sjellė njė telash tė ri pėr kryeministrin Berisha pėr rikompozim tė kabinetit qeveritar. Ndonėse Kushtetuta nuk e detyron Olldashin tė japė dorėheqje nga posti i ministrit, ėshtė e kuptueshme se moralisht ai do tė duhej tė jepte dorėheqje nga ky funksion, me qėllim pėr tė krijuar barazi elektorale mes kandidatėve. Njė arsye tjetėr pėr hedhjen e kėtij hapi, ėshtė edhe ēėshtja e certifikatave tė hedhura javėt e fundit nė qarkullim nga ministria qė ai drejton. Siē ėshtė bėrė e ditur, kėto certifikata kanė shumė probleme, sidomos nė elementėt e sigurisė, gjė qė ka krijuar hije tė mėdha dyshimi mbi njė proces tė rregullt zgjedhor.
Varianti II
Por nėse do tė ketė njė presion tė madh detyrues pėr qeverinė, nga opozita apo faktori ndėrkombėtar, pėr tė ndėrhyrė nė largimin e ministrit Olldashi nga detyra, kjo do tė shkaktonte jo pak probleme, duke bėrė ndryshime nė kabinetin qeveritar para zgjedhjeve, njė ēėshtje tė cilėn Berisha nuk e ka marrė nė konsideratė. Nėse ai do tė detyrohej tė japė dorėheqjen, kjo do t’i hapte rrugėn rregullimit tė ekuilibrave tė prishur brenda lidershipit tė PD-sė, sidomos nė nivelet e nėnkryetarėve. Kėto rregullime, po sipas tė njėjtave burime, do tė mundėsonin edhe njė rikompozim mė tė plotė tė qeverisė, duke pėrmirėsuar jo vetėm bashkėpunimin mes grupit parlamentarė tė PD, por edhe me partitė e koalicionit qeverisės. Mungesa e pėrfaqėsimit nė nivel proporcional tė pėrfaqėsimit tė partive tė koalicionit qeverisės nė Kuvend, vijon tė jetė njė nga pikat mė tė debatueshme publike mes PD-sė dhe partive aleate, siē ėshtė rasti i PDK-sė. Por pėr tė krijuar njė ide mė tė qartė mbi tė gjitha skenarėt e mundshėm, do tė duhet tė pritet data 20 nėntor, datė nė tė cilėn PD-ka do tė shpalosė tė gjithė emrat e kandidatėve tė saj pėr kryetar bashkish dhe komunash.


 


Skema 1
Sokol Olldashi do tė vazhdojė tė jetė ministėr i Brendshėm, pavarėsisht se mund tė kandidojė pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės.


Ai nuk ėshtė i detyruar ligjėrisht tė lėrė postin e ministrit. Olldashi, nė bazė tė Kushtetutės, ėshtė i detyruar tė japė dorėheqje vetėm nga mandati i deputetit qė fitoi nė Shijak.


Skema 2
Nėse Olldashi fiton pėrballė Ramės nė garėn pėr postin e kryebashkiakut tė Tiranės, nė bazė tė Kushtetutės, do tė jetė i detyruar tė japė dorėheqje nga ministėr i Brendshėm, duke i hapur rrugėn rregullimit tė ekuilibrave tė prishur brenda lidershipit tė PD-sė.


Nėse do tė ketė presion tė madh nga faktori i brendshėm apo ndėrkombėtar, pėr dorėheqje tė Ollda**** nė rast se garon pėr kryebashkiak, atėherė kryeministri Berisha do tė detyrohet pėr ndryshime nė qeveri, ose do tė qeverisė me zv.ministėr sikurse e ka bėrė edhe Nano.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard