Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Lajmet


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lajmet
Permalink   






OSLO.Qeveria norvegjeze e qendrės sė majtė njoftoi sot se nuk do tė dėrgonte forca speciale nė Afganistan, duke refuzuar thirrjet e NATO-s pėr pėrforcime nė rajonet jugore tė Afganistanit, ku trupat e huaja pėrballen me njė rezistencė nė rritje. Muajin e kaluar, zyrtarė tė aleancės ushtarake tė NATO-s tė kryesuar nga SHBA-ja i bėnė thirrje Norvegjisė, tė rriste praninė e saj me trupa nė Afganistan, qė aktualisht arrijnė shifrėn e 480 ushtarėve, ndėrkohė qė diplomatė janė shprehur se zyrtarė norvegjezė kishin sinjalizuar se do t'i pėrgjigjeshin kėsaj thirrjeje.





FRANCE.Mė shumė se tre tonė kanabis u zbuluan sot nė njė kamion spanjoll nė njė autostradė nė Zhirondė mėsohet nga burime pranė Drejtorisė Rajonale tė Doganave. Ngarkesa prej 3.244 kilogramėsh, e destinuar pėr nė Holandė, me njė vlerė tregu prej afro 6,5 milionė euro, ėshtė e katėrta pėr nga sasia e sekuestruar e drogės qė prej fillimit tė vitit, saktėsoi drejtoria e doganės.





SHKUP. Koordinatori i posaēėm i Paktit tė Stabilitetit tė Europės Juglindore, Erhard Busek, do jetė kėshilltar i Qeverisė dhe i Kryeministrit tė Maqedonisė pėr reformat e nevojshme drejt standardeve europiane si dhe pėr politikėn e jashtme. Kjo u arrit nė takimin e sotėm ndėrmjet Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Koordinatorit Busek. "Sot i propozova Koordinatorit tė Paktit tė Stabiliteti tė EJL-sė tė bėhet kėshilltar i Qeverisė dhe i Kryeministrit tė Maqedonisė", deklaroi Gruevski pas takimit me Koordinatorin.





TIRANE. "Partia Demokratike po bllokon realizimin e reformės zgjedhore", u shpreh sot kreu i Grupit Parlamentar LSI-PDS, Sabit Brokaj. Nė njė prononcim pėr mediat, zoti Brokaj u shpreh se "shumica e djathtė dhe kryesisht do tė thoja Partia Demokratike ende nuk hap rrugėn e zgjidhjes lidhur me kėrkesėn e opozitės, e cila kėrkon kalimin si paketė tė tė gjitha pikave tė marrėveshjes".





GREQI. Policia arrestoi 37 emigrantė klandestinė nė njė kamion tė hipur nė njė traget grek tė linjės Patras-Venecia. Shoferi i kamionit u arrestua gjithashtu nė anijen qė vinte nga Patrasidrejt nė Venecias. Klandestinėt si dhe trafikantėt e dyshuar pritet tė dėrgohen pėrpara Prokurorisė.





MAT. Njė banesė nė Ulėz ėshtė grabitur ndėrkohė qė po punohet pėr identifikimin dhe ndalimin e tyre. Persona ende tė paidentifikuar kanė hyrė dyke thyer derėn e jashtme nė banesėn e Dila Ēokut 50 vjeē, ku kanė vjedhur njė sasi tė hollash. Ne komisariat janė shoqėruar nė komisariatin e policisė 3 persona, tė cilėt mund tė kenė lidhje, ose dijeni mbi ngjarjen





TEPELENE. Policia ka arrestuar shtetasen Entela Llasi per vjedhje. 27-vjecarja Llashi i vodhi 4 milione leke nje shtetasje duke i marre karten elektronike te bankomatit dhe kodin perkates si dhe duke terhequr shumen e parave. Vjedhja e parave ra ne sy te shtetases e cila beri me pas denoncimin duke arrestuar 27-vjecaren.





AFGANISTAN. Rrėmbyesit e foto reporterit italian u kanė kėrkuar autoriteteve dorėzimin e njė afgani tė kthyer nė katolik deri nė fund tė javės nė kėmbim tė lirimit tė pengut. Abdul Rahman 41 vjeē qė 16 vjet mė parė ndėrroi fenė, u largua drejt Italisė ku fitoi strehim politik pasi akuzohej pėr braktisje tė fesė islame, vepėr qė dėnohet me vdekje.





TIRANE. Komisioni i Disiplinės fundos Shkumbinin. Organi i FSHF ka pėrdorur reagon ashper ndaj dhunės sė ndodhur nė Peqin gjatė takimit Shkumbini-Partizani. 6 javė pezullim tė fushės 300 mijė lekė tė reja gjobė. Kjo ėshtė hera e parė nė historinė e kampionatit shqiptar, qė njė klub bėhet shembull pėr shkak tė trazirave tė krijuara nga tifozeria nė shkallėt e stadiumit.





SERBI. Ėshtė arrestuar nė Beograd njė bashkėpunetor i afėrt i shumė tė kėrkuarit Ratko Mlladic. Oficeri nė pension i ngarkuar pėr sigurinė e serbėve tė Bosnjes, Marko Lugonja, ėshtė arrestuar pak kohė para se tė nisej pėr nė kryeqytetin rus.





USA. Sekretarja amerikane e Shtetit Rice u nis nga Shtetet e Bashkuara pėr tė shkuar nė Tokio etapa e parė e njė turneu nė Azi pėr t'i bindur fqinjėt e Koresė sė Veriut tė zbatojnė plotėsisht sanksionet kundėr Phenianit.





LUKSEMBURG. Bashkimi Europian pėrshėndeti sot propozimet, qė pėrcaktojnė kompetencat e pėrfaqėsuesit tė saj tė ardhshėm nė Bosnjė-Hercegovinė, qė pritet tė zėvėndėsojė nė qershor pėrfaqėsuesin e lartė tė komunitetit ndėrkombėtar. Nė njė raport, tė pėrshėndetur sot nga Ministrat e Jashtėm europianė, pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr politikėn e Jashtme, Havier Solana dhe komisioneri europian pėr Zgjerim, Oli Ren rekomandojnė njė prani tė BE-sė tė pėrforcuar, koherente dhe tė bashkuar nė Bosnjė, pėr tė siguruar njė kalim efikas tė pushtetit nga pėrfaqėsuesi i lartė i komunitetit ndėrkombėtar.





TIRANE. Partia Social Demokrate, nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp, shprehu shqetėsimin e saj lidhur me mosrealizimin e reformės zgjedhore. Nėnkryetari i PSD-sė, Engjėll Bejtaj, gjatė njė konference pėr shtyp, u shpreh se "deri tani, ne kemi shprehur shqetėsimin pėr rrezikun e manipulimit tė zgjedhjeve, ndėrsa sot jemi tė bindur se proēesi i vjedhjes ka filluar. Momenti i bllokimit tė funksionimit tė Komisionit tė posaēėm pėr Reformėn Zgjedhore dhe sė fundi, skadimi i mandatit tė tij, janė oguri mė i keq pėr zgjedhjet e ardhshme".





TIRANE. Policia e kryeqytetit njoftoi sot arrestimin e shtetasve Sazan Demollari, 33 vjeē dhe Agustin Gjini, 29 vjeē, tė dy puntorė pranė Kryegjyshatės, pasi dyshohen pėr “vjedhje nė bashkėpunim”. Burime zyrtare nga Policia e Tiranės, thanė se, Demollari dhe Gjini, tė dy banues nė Tiranė, dyshohen se janė autorėt e vjedhjes sė njė kasaforte me 53.000 lekė, dje nė mjediset e brendshme tė Kryegjyshatės.





DURRES. Tre shtetase janė dėmtuar si pasojė e njė aksidenti nė rrugėn e Shkozetit. Nga pėrplasja e dy automjeteve janė aksidentuar drejtuesja 30-vjeēare Diamanta Kasa dhe vajza e saj 8 vjeēare, Ada, si dhe 20 vjeēarja Arsida Tola, qė udhėtonte sė bashku me to. Tė dėmtuarat janė pėrcjellė nė spital jashtė rrezikut pėr jetėn.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard