Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Moisiu: Dekreti im, i padiskutueshėm : Presidenti reagon ndaj qėndrimeve mė tė fundit tė kryeministrit, Berisha dhe kryeparlamentares, Topalli


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Moisiu: Dekreti im, i padiskutueshėm : Presidenti reagon ndaj qėndrimeve mė tė fundit tė kryeministrit, Berisha dhe kryeparlamentares, Topalli
Permalink   


Dekreti i presidentit pėr mosshkarkimin e kryeprokurorit ėshtė i padiskutueshėm nga institucionet e tjera.


Ky ėshtė qėndrimi mė i fundit i vetė kreut tė shtetit, Alfred Moisiu, pas reagimeve tė ashpra tė bėra nga ana e kryeministrit tė vendit, Sali Berisha dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli, si dhe nga njė pjesė e deputetėve tė maxhorancės qė kundėrshtojnė mosshkarkimin e kryeprokurorit Sollaku. Presidenti i ka qėndruar qėndrimeve se ka vepruar nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe me ligjet nė fuqi. “Sigurisht unė njoh Kushtetutėn e Shqipėrisė dhe ajo e ka tė shkruar si tė zezėn mbi tė bardhė se si bėhet kjo punė. Dhe unė veprova ashtu siē ėshtė shkruar nė Kushtetutė. Se ē’kanė thėnė, unė nuk di gjė, tani po e dėgjoj nga ju, por nuk mendoj se ka rrugė tjetėr, pėrveē Kushtetutės. Sepse nė njė shtet tė sė drejtės veprohet vetėm me Kushtetutė dhe me ligje. Kėshillat, mendimet, komentet janė tė tjera gjėra”, deklaroi presidenti pėr median. Moisiu ka hedhur poshtė qėndrimet e maxhorancės dhe tė pėrfaqėsuesve tė saj se dekreti i tij do tė shkaktojė ngėrē institucional, apo pėrplasje dhe mosfunksionim mes tyre. “Unė mendoj se nuk ka pse tė ketė ngėrē institucional, sepse nė radhė tė parė ne veprojmė sipas Kushtetutės dhe ligjit dhe vendimi dhe dekreti i Presidentit tė Republikės ėshtė i padiskutueshėm”, deklaroi Moisiu. Kreu i shtetit ka dhėnė kėshtu dhe njė ide tė tij nė lidhje me lėvizjen e mundshme tė maxhorancės pėr tė hetuar me prokurorė tė pavarur prokurorin e Pėrgjithshėm. Dy ditė mė parė, kryeministri Berisha i kėrkoi ministrit tė Drejtėsisė, Aldo Bumēi, qė tė niste njė hetim tė pavarur ndaj kryeprokurorit. “Parlamenti duhet tė shqyrtojė sė bashku me Ministrinė e Drejtėsisė mundėsinė pėr ngritjen e njė grupi hetimor ndaj kryeprokurorit, i cili, nėse ka imunitet, tė mund tė shihet heqja e imunitetit dhe hetimi i tė gjitha lidhjeve tė tij me krimin, favorizimet qė u ka bėrė organizatave kryesore kriminale dhe shumė probleme tė tjera tė mėdha. Njė grup hetimor i pavarur do tė hetonte lidhjet e tij me krimin dhe jo si zotohet Sollaku, qė do tė hetojė veten e tij. Por, edhe njė herė dua ta garantoj se fundi i tij do tė jetė fundi qė kanė pasur dhe protektorėt e tij”, deklaroi Berisha.


 


Patozi: Presidenti goditi sovranitetin parlamentar


Presidenti ka kompromentuar rėndė pozicionin e tij nė lidhje me rastin “Sollaku”. Ish-kryetari i komisionit tė posaēėm Hetimor ndaj kryeprokurorit, deputeti i PD-sė, Astrit Patozi, ka mbajtur kėtė qėndrim nė lidhje me dekretin e fundit tė kreut tė shtetit pėr mosshkarkimin e prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. “Vendimi e kompromenton shumė rėndė pozicionin e tij, duke e bėrė atė automatikisht palė me atė qė ka shkelur nė mėnyrė flagrante ligjin. Pėr fat tė keq, arsyetimi i kreut tė shtetit ėshtė i stisur dhe manipulativ, qė jo vetėm tenton tė eliminojė rezultatin e njė pune shumė tė pėrgjegjshme ligjore tė komisionit parlamentar, por pėrpiqet tė legjitimojė dhe fshehė disa nga shkeljet mė monstruoze qė i janė bėrė ligjit nga njė funksionar publik”, deklaroi Patozi. Sipas tij,”Presidenti, me vendimin e tij, pėr tė mbajtur nė kėmbė modelin e bashkėpunimit tė shtetit me krimin qė pėrfaqėson Sollaku, ka goditur rėndė parimin e sovranitetit parlamentar, themelin e shtetit ligjor pėr ēdo republikė parlamentare si kjo e jona”.


 


Deputeti i PD-sė e cilėson si joligjor hetimin e ri tė maxhorancės pėr Sollakun
Ngjela: Presidenti mbrojti shtetin nga tirania


Deputeti i PD-sė, Spartak Ngjela, ka cilėsuar jo ligjore nismėn e maxhorancės pėr tė hetuar me prokurorė tė pavarur punėn e deritanishme tė kryeprokurorit, Theodhori Sollaku. Sipas tij, Kushtetuta nuk e parashikon hetimin e pavarur. “Hetimi nė Shqipėri ėshtė ekskluzivitet i Prokurorisė. Ne nuk kemi akoma njė bazė ligjore qė tė kemi prokurorė tė pavarur. Kemi avokatė privatė, por nuk kemi prokurorė privatė. Ka Amerika prokurorė privatė, qė e kanė ēuar presidentin e SHBA-sė nė Gjykata Kushtetuese. Nė Shqipėri nuk ka, unė e kam kėrkuar tė ketė, do tė ketė apo jo nė tė ardhmen, ėshtė problem tjetėr. Kushtetuta njeh vetėm njė institucion akuze dhe kjo ėshtė Prokuroria”, deklaroi Ngjela pėr mediat. Sipas tij, Kushtetuta nuk e ka kėtė variant qė kėrkon maxhoranca pėr tė hetuar Sollakun. Avokati i njohur e ka vlerėsuar dhe njė herė vendimin e presidentit pėr mospranimin e propozimit tė maxhorancės parlamentare pėr tė shkarkuar Sollakun nga posti i kryeprokurorit. “Me vendimin pėr tė mos shkarkuar Sollakun, Presidenti i Republikės mbrojti shtetin. Shteti shpėtoi nga orekset pėr tė marrė tė gjitha institucionet nė dorė. Ky ėshtė rasti i parė historik kur tirania sprapset nė Shqipėri dhe nuk i merr tė gjitha institucionet dhe institucioni i presidentit tregoi qė ėshtė garant kushtetues”, deklaroi Ngjela.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard