Brad Pit ne rolin e Akilit me aktoren Rose Byrne ne rolin e Briseidesgjate, flokeverdhe, me fytyre engjallore. Pitt behet i forte si Akili, por nuk te bind: kreshniku i akejve ishte i shemtuar. Kete e thone studiuesit e miteve. Po te tjeret, Hektori, Menelau, Priami dhe Odisea? Shume te gjate dhe terheqes per ate be
Helena dhe Paridi, Agamamnoni, Menelau, Priami, Hektori dhe Akili, Patrokli, perendesha Teti dhe robina Briseide, Odisea: sapo jane kthyer. Heronjte dhe heroinat nder me te fam**** e te gjitha koherave sapo jane shfaqur ne Kane ne filmin "Troja", i fundit kolosal i dale nga Hollivudi. Dashuri, bukuri, lidhje gjaku, nder, krenari, kurajo, hakmarrje, deshperim: te gjitha ato qe i mbajme mend qe nga koha e shkolles. Na kujtohet pastaj dhe ajo grindja e perhershme, kush eshte me trojanet dhe kush me akejte. Dhe me filmin, tani na del nje argument i ri: sa te besueshem jane aktoret? Tek "Troja" shohim magjepesin Brad Pit qe personifikon te pathyeshmin Akil; anglosaksonen Julie Christie qe vesh mantelin e Tetisit, nenes se tij; shohim Diane Kruger qe luan Helenen, gruan me te bukur te botes; Orlando Bloom i zgjedhur per Paridin, princi bukurosh qe rrembeu Helenen duke provokuar luften me gjakesore te historise; Brendan Gleeson ne rolin e Menelaut, te cilit i rrembehet Helena; dhe nje tjeter emer, Brian Cox qe i jep jete njeres prej maskave me te famshme te botes, asaj te Agamemnonit, zotit te fuqishem te Mikenes dhe vellai i mbretit te fyer. Dhe pertej mureve te pathyeshem te qytetit te Azise se Vogel, shohim koken e argjendte te Peter O'Toole, te Priamit, mbretit te urte qe per dhjete vjet udhehoqi rezistencen e popullit te tij duke kerkuar ta shpetoje nga katastrofat; shohim australianin Eric Bana ne rolin e Hektorit, birin e tij, qe do te kthehet ne shpresen e Trojes deri ne duelin fatal me Akilin. Per ta mbyllur me Odisene, ndryshe Uliksin, i sjelle ne ekran nga flokegeshtenji Sean Bean.
Nuk mund te thuash gje, nje kast vertet i rrespektueshem. Por gjithsesi, ndersa jemi duke pritur te shohim filmin nuk mund te mos na linde pyetja: zgjedhja e akoreve qe ka bere regjisori Wolfang Petersen, [qe ka thene se me kete film ka dashur t'i heqe pluhurin poemes se poemave], sa afer i qendon perfytyrimeve tona qe nga leximet e kohes se shkolles?
Kete pyetje, revista italiane "Oggi" ia ka bere Eva Cantarrelllas, docente e te drejtes romane dhe greke, autore e nje serie librash mbi kete argument. "Shume pak, fare pak", ka shpjeguar studiuesja. Dhe e ka drejtuar gishtin drejt e tek i akuzuari me i madh: Brad Pitt. "Sigurisht qe tek Iliada Akili eshte biond. E dime nga vargu ku lexohet se ne shenje zie per vrasjen e te dashurit Patrokel, Akili preu kacurrelat e gjate te verdhe. Por ky me duket i vetmi element ngjashmerie mes luftetarit grek dhe aktorit kalifornian. Per te tjerat, kam shume dyshime". Docentja spjegon gjithashtu se faktikisht tek Iliada poeti asnjehere nuk ndalet te pershkruaje portretet fizike te heronjve: jane karaktere qe ekzistojne ne saje te personalitetit, portretet fizike te te cileve na mungojne. "Por eshte thuajse e pabesueshme, thote ajo, qe ne mes te grekeve dhe trojaneve te gjendeshin kaq shume flokeverdhe dhe sykalter. Duhej te ishin te zeshket, lekure ngjyreulliri dhe floke me rodhe. Sic paraqiten ne monedhat e kohes apo ne vazot antike. E nese ka nje te dhene me te vertete te sakte per ato kohe, te vertetuar nga gerrmimet arkeologjike, kjo ka te beje me shtatin mesatar. Mbreter, princa, luftetare, njerez te zakonshem, te gjithe ishin shtatshkurter. Dhe te dobet. Krejt ndryshe nga aktoret e zgjedhur. Hektori pershembull, ne film shquhet vetem per forcen fizike dhe per guximin, kurse poema e pershkruan si njeri mjaft te ditur, nje baba dhe bashkeshort te dhembshur. Kurse vellezerit Artide, Agamemnoni dhe Melau, ne film duken si vikinge me teper sesa si greke te lashte: shume te gjate, flokeverdhe e sykalter, e mbi te gjitha, te vjeter ne moshe. Ndersa per Priamin, eshte zgjedhur nje aktor i madh, por qe qendron shume larg imazhit te nje mbreti te Azise se Vogel ne kohet e luftes se Trojes: jashtezakonisht i gjate dhe me fizik te fuqishem.
Pra te jete jashte loje kjo Troje ne version Hollivudi? "Le te marrim Akilin: vertet qe nuk arrij ta lidh imazhin e tij me ate te Brad Pitt. Mbaj mend qe ne kohet e shkoles ishim te ndare: ata qe donin Akilin dhe ata qe benin tifo per Hektorin. Ne ate kohe shumica donin Hektorin: sot, ne te kundert, studentet kane shprehur simpati per Akilin. Por problemi nuk qendron tek fakti se roli iu besua biondit me te dashuruar nga grate. Nese duam te mbetemi korrekte, duhet t'i besojme njerit prej varianteve te historise se tij, ate qe e pershkruan pa buze. Sipas asaj historie, Akili i sapolindur u fut ne mes te flakeve nga e ema, Tetisi, qe ne kete menyre kerkonte ta mbronte nga mallkimi qe perendite e tjera kishin hedhur mbi femijet e saj. I ati, Peleu i vdekshem, arriti ta nxirrte nga flaket. Por zjarri nderkaq i kishte shkaterruar buzet. Prandaj gjithmone Akil Pelidin e kam imagjinuar me buze te mbyllura, te paafte per te buzeqeshur". Nje pershkrim qe shkon ne te njejten linje me karakterin e tij te keq. Per shkak te zemerimit te tij proverbial, greket kishin vdekur si mizat nen muret e Trojes. Agamemnoni i kishte rrembyer Briseiden, skllaven e luftes qe i ishte dhene per vlerat e tij ne beteje. Zemerimi i Akilit vjen si pasoje e kesaj fyerjeje te nderit dhe jo per shkak te dashurise per Briseiden sic del ne film, pasi i vetmi person qe Akili e kishte per zemer, ishte Patrokli, shoku i armeve me te cilin eshte i lidhur fizikisht. Vetem kur Patrokli vritet nga Hektori, Akili u kthehet luftimeve me mizorine qe i eshte rritur per shkak te dhimbjes.
Ne film megjithate, kjo lidhje dashurie eshte lene menjane. "Mbi kete pike nuk duhet te kemi dyshime, thote e bindur Cantarella. Lidhja e tyre eshte ajo e nje cifti homoseksualesh. Dicka qe ne ato kohe konsiderohej normale dhe e natyrshme".
Po Helena? Ishte miss bota e asaj kohe. Nuk e dime se si ishte bukuria e saj, nese lekura e saj kishte ngjyren e drites se henes apo ishte e bronxte nga reflekset e Egjeut. E bukur si askush, Helena edhe vete terhiqet nga e bukura. Nuk e ka problem t'ia mbathe nga pallati duke braktisur te shoqin. Per t'u lodhur shpejt pastaj: nese kishte krijuar iluzionin se tiparet e Paridit fshihnin nje hero, shpejt do te zbuloje se pas asaj fytyre ka gjithcka pervecse kurajos. "Iliada" eshte teper e qarte ne kete pike, Helena i kerkon Paridit nder dhe hakmarrje. Por zhgenjehet nga zgjedhjet e tij "natyre e dyfishte, jokoherente, pozitive dhe negative njekohesisht, Helena shkel besnikerine bashkeshortore e megjithate, kur kerkon te kthehet ne shtepi, falet nga i shoqi. Nje grua budallaqe dhe e papergjegjshme", e fundos perfundimisht studiuesja italiane e cila perfundon: "Besoj se eshte e nevojshme nje kulture antropologjike, pervec asaj historike, per te kuptuar deri ne fund personazhet e Iliades. Gje qe e ben edhe me te veshtire detyren e aktorit ne kete film, e mbi te gjitha ate te Brad Pitt. Qe per te na bindur, pervecse duhej te behej fizikisht i pakendshem, duhej te shfaqej kafsheror dhe ne te njejten kohe te na beje te kuptojme se nje egersire mund te ishte nje hero: apo me mire, nje hero mund te ishte nje egersire".
Dhe po te merremi me kroniken e xhirimeve do te zbulojme te tjera veshtiresi qe kane kaluar aktoret per te misheruar personazhet: Dhe ja c'ka treguar vete Pitt: "per gjashte muaj kam bere stervitje te peritshme, me eshte dashur te le madje edhe duhanin. Isha aq i nxehur, sa ndjehesha i afte per te vrare". Por nuk mjafton: ne sheshxhirime te ndryshme cfare s'ka ndodhur, qe nga uragani qe i mori perpara ne brigjet e Meksikes, e deri tek dallga e te nxehtit qe vuri perpara nje prove te forte mijera figurante te ardhur nga Bullgaria. E deri tek aksidenti qe i mori jeten nje kaskadorit, George Camilleri, qe vdiq menjehere sapo u hodh nga nje anije. E deri tek nje aksident ku u plagos vete Pitt. Ne thembren e Akilit.