Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “Kadare t’i kėrkojė falje Janullės”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“Kadare t’i kėrkojė falje Janullės”
Permalink   







Milo i pėrgjigjet shkrimtarit: Kėrkon tė fshehė tė kaluarėn komuniste



 


 


Polemika mes Ismail Kadresė dhe Paskal Milos nisi pas njė interviste tė shkrimtarit pėr dėnimin e krimeve tė diktaturės. Kadare tha se ėshtė monstruoze tė kėrkosh nderim pėr Enver Hoxhėn, por Milo iu pėrgjigj duke thėnė se Kadare ka qenė servil i Enver Hoxhės. Pas kėsaj, Kadare shkroi njė letėr, ku ndėr tė tjera thoshte se Milo ėshtė njė horr qė nuk i duhet politikės.


Brenda njė harku tė shkurtėr kohor, Ismail Kadare me njė mungesė tė theksuar etike, pėr kulturėn dhe moshėn e tij, ėshtė pėrpjekur tė fyejė njė numėr personalitetesh tė shkencės, historisė e politikės shqiptare. E kam fjalėn pėr akademikėt Kristo Frashėri dhe Rexhep Qosja, pėr prof.dr. Pėllumb Xhufin e shkrimtarin e ministrin e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, z. Besnik Mustafaj. Mllefit tė tij tė njohur karakteropatik tani sė fundi dhe nė mėnyrė publike e tė hapur, nuk i shpėtova as edhe unė.
* * *
Pyetja qė unė kam shtruar ėshtė se pėrse ky njeri i letrave, shkrimtar me emėr, ka nisur njė ofensivė tė tillė shpifėse dhe ka hapur kaq “fronte lufte” kundėr tė tjerėve? Pse po pėrforcon namin e pėrhapur qė shumė vite mė parė se ėshtė njė sherrxhi, qė zihet edhe me kėmishėn e vet? Unė mendoj se Ismail Kadare ėshtė nė njė krizė personale e morale. Ai ishte mėsuar nė periudhėn e komunizmit tė ishte nė qendėr tė vėmendjes, i pėrkėdhelur, i rrethuar jo pa tė drejtė edhe me nderime. Ai ishte anėtar i Partisė sė Punės, deputet, nėnkryetar i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, me njė fjalė pjesėtar i nomenklaturės komuniste. Vepra e tij mė e mirė letrare dhe qė i dha emėr dhe famė u prodhua pikėrisht nė kėtė kohė e nėn atė regjim. Pasi braktisi vendin nė vitin 1990, atje ku shkoi pėr njė farė periudhe nuk e ndjeu boshllėkun, por shumė shpejt u pa se nuk mund tė shkruante letėrsi tė madhe, konkurruese, nė njė mjedis qė kishte shije e kėrkesa tė larta pėr letėrsinė bashkėkohore. Pėr rrjedhojė, nė mėnyrė graduale filloi tė largohej nga letėrsia e mirėfilltė e tė shkruante mė tepėr ese ose sprova, siē ka qejf vetė Kadareja ta thotė. Por kjo nuk mund t’i siguronte mė atij atė kujdes e ato ndere qė tregohej e bėheshin kur ai shkonte nė Paris nga Shqipėria komuniste, ose kur e braktisi atė. Atėherė e gjeti tė udhės e mė tė lehtė qė tė bėhej gjykatėsi suprem i politikės dhe i politikanėve shqiptarė duke prerė djathtas e majtas, u pėrpoq, herė mirė e herė keq, tė bėhej referenca ekskluzive e nacionalizmit shqiptar dhe tė ndėrtonte njė filozofi bashkėkohore tė tij me sfond evropian, ku ai tė mbetej pėrsėri nė qendėr. Egocentrizmi ėshtė thelbi i qenies sė tij. Ai ka filluar tė rrėnojė emrin qė ndėrtoi me talentin e tij letrar, sepse nuk kontrollon pasionet e verbra qė e shtyjnė kundėr gjithēkaje apo tė gjithė atyre qė mendon se i bėjnė hije pėr tė qenė ai dhe vetėm ai i pari nė letėrsi, nė histori, nė politikė, nė etnologji apo sociologji. Ky ėshtė thelbi i krizės sė tij.
* * *
Nga pikėpamja intelektuale, jam i zhgėnjyer nga replika e zotit Kadare. U ngjante pothuajse atyre shkarravinave qė janė botuar e botohen me bollėk kundėr meje e kolegėve tė tjerė tė sė majtės nė gazetėn e mikut tė tij “55”. E ka shkruar me nervozizėm, ka anashkaluar argumente, pa fakte dhe nuk u ka dhėnė pėrgjigje ēėshtjeve qė unė vetėm se i pėrsėritja, se ato i dinė e i njohin njė shumicė shqiptarėsh. Po e pėrsėris edhe njė herė, se Kadare po bėn gabime tė rėnda nė fushėn e historisė. Kėshilla ime miqėsore do tė ishte: Rrini nė letėrsi, aty ku jeni shquar e lexoheni, mos u ngatėrroni nė histori se nuk ėshtė fusha juaj e studimeve. Mos diskutoni ēfarė duhet e si duhet ta bėjnė historianėt punėn e tyre dhe nuk jeni ju, as dhe ndonjė pasues i juaj, qė do tė vlerėsoni historianėt dhe nivelin e tyre. Tė paktėn, Kadare duhej tė kishte dėgjuar akademikun e nderuar, enciklopedinė e gjallė tė historisė, Kristo Frashėri, qė i dha mėsime elementare historiografike e sidomos, njė nga parimet bazė tė historiografisė si shkencė, raportin midis faktit historik dhe interpretimit tė tij. Asnjė fakt historik, i mirė apo i keq, nuk mund tė fshihet, tė zhbėhet, tė varroset apo tė harrohet. Liria nė interpretimin e tij, shumėllojshmėria e kėndvėshtrimeve nė gjykimin e tij ka qenė nė shekuj dhe mbetet abc-ja e historiografisė, larmia dhe bukuria e saj. Pėrpjekja e Kadaresė pėr tė mė hedhur mua pėrgjegjėsinė e Enver Hoxhės pėr marrėdhėniet e tij me Titon nė vitin 1947 ėshtė foshnjarake. Eshtė njė ngjarje qė ka ndodhur dy vjet para se unė tė shihja dritėn e kėsaj bote dhe ėshtė njėsoj sikur tė akuzohej Kadare qė ka lindur nė mesin e viteve `30 pėr marrėveshjen e mbretit Zog me Pashicin e Jugosllavisė nė vitin 1924! Jam gati t’i ofroj z. Kadare dokumente historike, vendase e tė huaja, pėr ta ndriēuar drejt nė interpretimin e ngjarjeve historike qė kanė qenė e mbeten objekt i studimeve tė mia.
* * *
Varfėria e argumenteve nė replikėn e Kadaresė ėshtė aq e dukshme, sa nė ndonjė rast tjetėr analog nuk do tė kisha qėndruar tė pėrgjigjesha. Por meqė ai ėshtė njė autoritet nė letra dhe pėr respekt tė sė vėrtetės historike, po i them edhe disa gjėra. I. Kadare e ka pasur mik Mehmet Shehun dhe familjen e tij, dhe kjo ka qenė puna e tij. Unė nuk e kam takuar asnjėherė dhe po tė doja, nuk e kisha atė mundėsi. Kadare spekulonte nė kohėn kur M. Shehu ishte gjallė. Ai vazhdon tė spekulojė edhe tani, qė ai ėshtė i vdekur. Letra e vetėvrasjes sė M. Shehut ėshtė e vėrtetuar katėrcipėrisht qė ėshtė origjinale dhe kėtė duhet t’ia ketė thėnė edhe ndonjė mik i tij, tė cilin e ka pasur tė administruar zyrtarisht. I. Kadare nuk gjen ndonjė argument bindės pėr tė goditur, veē pėrsėrit shpifjen mė ordinere tė nxjerrė nga katakombet e miqve tė tij tė medias sė verdhė, se gjoja unė jam njeriu qė i shėrben familjes Hoxha! Unė do ta kisha burrėrinė dhe ndershmėrinė qė po qe se do ta kisha takuar ndonjėherė Enver Hoxhėn apo zonjėn Hoxha nė atė kohė, nuk do ta mohoja, siē bėn oborrtari shkrimtar dhe siē nuk bėn Dritėroi popullor. Por pėr kėtė ēėshtje do tė flasim mė poshtė.
* * *
Kadare nė stilin dhe metodėn e tij tė njohur tė ndėrrimit tė kostumeve sipas stinėve politike, tani qė nė pushtet ndodhet maxhoranca e djathtė pėrpiqet qė ta pėrkėdhelė pėr ndonjė pėrfitim tė rastit. Ai spekulon nė mėnyrėn mė banale, kur thotė se jam kundėr hapjes sė dosjeve dhe se gjoja ky ėshtė shkaku i revoltės sė tij kundėr meje! Kadare, duke qenė larg nė Paris nuk e ndjek nga afėr jetėn politike dhe median shqiptare. Ai bėn sikur nuk e di qė unė jam deklaruar pėr hapjen e dosjeve hapur dhe pa ekuivok; ai nuk e di qė si anėtar i delegacionit parlamentar shqiptar nė Kėshillin e Evropės, unė kam votuar nė favor tė rezolutės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Kadaresė nuk i duhet e vėrteta, atij i duhen njė numėr shpifjesh pėr tė justifikuar njė sulm tė verbėr dhe ku ai “zbulon” nė mėnyrė haluēinante dhe me njė imagjinatė tė sėmurė se gjoja Milo kėrkon tė mbrojė “paratė e grabitura tė popullit shqiptar, tė depozituara jashtė shtetit prej kupolės sė diktaturės”. Kadareja pėr fat tė keq, me ēka thotė, ėshtė bėrė pėr t’u mėshiruar!
* * *
Reagimi i Kadaresė, po e nėnvizoj edhe njė herė, ėshtė njė pėrpjekje e dėshpėruar dhe inatēore pėr tė fshehur tė kaluarėn e tij komuniste. Por ai nuk mund ta bėjė kėtė me shpenzimet e mia, me emrin dhe dinjitetin tim. Meqė Kadare nuk e di ose bėn sikur nuk e di, po i them se unė i pėrkas, nga familja ime dhe ajo e gruas sime, njerėzve qė u pėrndoqėn politikisht, se persona tė familjeve tona kanė vuajtur nė burgjet e komunizmit, se pėr vite tė tėra jemi keqtrajtuar nė punė e nė jetėn publike. Kadare ishte komunist, unė jo; Kadare ishte nė qiellin e shtatė komunist kur babai im pėrjashtohej pėr herė tė dytė nga PPSH me motivacionin mė tė rėndė “Armik i Partisė dhe i popullit” {shih dosjen nė ish-Arkivin Qendror tė PPSH-sė. Komisioni i Revizionimit, viti 1975} dhe unė largohesha nga Tirana pas njė gjyqi poshtėrues nė kolektivin e “Zėrit tė Popullit”. Pėr tetė vjet me radhė, nuk m’u dha e drejta tė shkruaja e tė botoja me emėr, ndėrkohė qė hija e dyshimit nga ana e regjimit mė shoqėronte kudo qė shkoja, deri nė fund tė viteve `80. Nuk ėshtė kėtu qėllimi qė tė bėj biografinė time, se nė tė ka dhe mjaft momente tė bukura njerėzore nė ato kohė, por pėr ta kėshilluar edhe njėherė, nėse pranon, zotin Kadare, qė tė mos luajė me ndjenjat dhe jetėn e njerėzve se ofendon njė numėr tė madh prej atyre qė kanė vuajtur, por qė e kanė lexuar e respektuar si shkrimtar. Unė gjeta forcė e kurajė qė i fala persekutorėt e familjes sime, ndėrsa shkrimtari komunist Kadare asnjėherė nuk gjeti moralin qė tė paktėn tė heshtte pėr bamirėsit dhe protektorėt e tij. Aq me tepėr t’i kėrkonte falje Janullės dhe Renatos sė gjorė qė nuk ėshtė njė histori e nxjerre nga “Uzina e ndryshkur e ish-policisė sė fshehtė shqiptare” sikurse pėrpiqet ta fshehė Kadare, por njė sjellje makabre, qė duhet t’i gėrryejė ndėrgjegjen pėr tėrė jetėn.
* * *
Stalinizmi ėshtė varianti mė i egėr i komunizmit dhe njė i pėrndjekur, jokomunist, si unė nuk mund tė bėhet kurrė stalinist. Njė komunist qė i thotė Andre Fontenit, kryeredaktorit tė gazetės mė tė madhe franceze “Le Monde” nė vitin 1984 se pėr tė shkruar romanin “Dimri i Madh” “u pėrqendrova kryesisht te dokumentet dhe stenogramet e takimit tė Hrushovit me shokun Enver, qė i kam riprodhuar pothuajse pa i ndryshuar” dhe qė i raportonte udhėheqjes mė tė lartė shqiptare tė kohės se “Sipas konsultimeve nė Komitetin Qendror u pėrpoqa dhe besoj se arrita tė jap mendimin tonė pėr Hrushovin”, ėshtė njė dėshmi e qartė pėr tė parė e gjykuar se kush kishte mundėsi tė ishte stalinist dhe kush jo. Tė paktėn, Kadare tė qėndronte nė pozitat e Hrushovit qė u deklarua kundėr Stalinit! Nė arkivat shqiptare ka mjaft raporte tė kėsaj natyre, apo tė tjera nga i nderuari Kadare.
* * *
Aq lart ka hipur nė fronin e vetėkėnaqėsisė dhe tė megalomanisė ky njeri, saqė i jep tė drejtėn vetes tė caktojė se kush duhet tė jetė nė opozitė ose jo, se cili duhet tė jetė nė pushtet, se cili duhet tė jetė ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė dhe ka gjasa tė na caktojė se cili do tė jetė edhe rezultati i zgjedhjeve vendore pas pak kohėsh. Pėr Kadarenė dhe njė takėm njerėzish, politikanėt shqiptarė duhet tė kenė fytyrėn dhe mendjen e tyre qė tė jenė tė vlefshėm pėr Shqipėrinė. Ismail Kadare ka ėndėrruar tė ishte Haveli i Shqipėrisė, por nuk e arriti. Haveli u bė i respektuar nė tė gjithė botėn jo thjesht se ishte shkrimtar i famshėm, tė tillė ka me shumicė sot dhe i fundit qė u nderua me ēmimin Nobel ishte turku Pamuk. Haveli ishte luftėtar i madh i tė drejtave tė njeriut nė vendin e tij, i burgosur politik, iniciator i “Kartės sė 77-ve”, njeri me karakter tė fortė e tė qėndrueshėm, qė vuajti dhe luftoi nė vendin e tij. Atdheu, i nderuar Kadare, ėshtė pronė e tė gjithė shqiptarėve, veēanėrisht i atyre qė nuk e braktisin nė ditė tė vėshtira pėr tė shpėtuar lėkurėn e mirėqenien, i atyre qė jetojnė e sakrifikojnė nė Shqipėri dhe qė kanė mundėsi tė kontribuojnė paēka se do t’u bėhen edhe kėpucėt me baltė, paēka se nuk do tė kenė energji elektrike tė mjaftueshme, paēka se nuk do tė kenė 24 orė ujė e kondita tė tjera pėr njė jetė tė rehatshme. Ka ikur koha kur shqiptarėt dhe politika e vendit tė tyre, e mirė apo e keqe, mund tė marrin direktiva e tė qeverisen nga kafenetė e bulevardit “Saint-Michel” tė Parisit. Sė fundi, meqė reagimi i Kadaresė ėshtė bėrė nė njė nervozizėm nėntė ballėsh dhe nuk ka qenė nė gjendje vetėkontrolli nė pėrdorimin e fjalėve pa edukatė, i rekomandoj qė shpjegimin e fjalės “horr” mund ta gjejė nė “Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe”, botim i Akademisė sė Shkencave, faqe 692. I shkon shumė pėr shtat.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard