Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: "Pendohet" Kapelo, justifikohet Ronaldo: Trajneri pranon humbjen nė Getafe, ndėrsa braziliani shpjegon kartonin e marrė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
"Pendohet" Kapelo, justifikohet Ronaldo: Trajneri pranon humbjen nė Getafe, ndėrsa braziliani shpjegon kartonin e marrė
Permalink   


Sulmuesi brazilian, Ronaldo, ka thėnė se nuk e ka shpjeguar dot pse ėshtė dėnuar me karton tė kuq, hera e dytė nė karrierėn e tij me Realin e Madridit, nė ndeshjen ndaj Getafes. 30-vjeēari brazilian ka marrė kartonin e dytė tė verdhė, pasi i ka thėnė diēka gjyqtarit tė ndeshjes nė minutat e fundit tė takimit. Hera e fundit qė ishte dėnuar me karton tė kuq me fanellėn e Realit, ka qenė ndeshja ku madrilenėt humbėn ndaj Juventusit 2-0 nė Ligėn e Kampioneve. Ai do tė mungojė nė ndeshjen e radhės qė ata do tė kenė ndaj rivalėve tė pėrjetshėm tė Barcelonės. "Nuk arrij ta kuptoj pse u dėnova pėr herė tė dytė me karton tė verdhė, - tha Ronaldo pėr gazetarėt. - Pashė qė Van Nistėlroi po i bėrtiste gjyqtarit pėr njė faull qė e kishte dhėnė pa arsye dhe e pyeta gjyqtarin pse i kishte nxjerrė karton. Gjyqtari lėvizi kokėn tej dhe mė shpėrfilli. Unė mė pas i thashė vetėm: Je njė fenomen dhe ai mė dėnoi me kartonin e dytė tė verdhė". Gjyqtari Bernardino Gonzalez Vazkez shkruante nė raportin pas ndeshjes se Ronaldo ishte dėnuar, sepse kishte protestuar ndaj vendimeve tė tij. Trajneri i Realit tė Madridit, Fabio Kapelo, doli pas ndeshjes nė konferencė pėr shtyp pėr tė analizuar humbjen ndaj Getafes. Kundėrshtarėt, sipas italianit, e merituan fitoren, dhe tha: "Ata fituan, sepse e merituan. Mendoj se i meritojnė tė trija pikėt. Ne luajtėm keq. Helguera kishte probleme nė pjesėn e dytė, por unė nuk mund ta zėvendėsoja, pasi i kisha kryer tė trija zėvendėsimet. Nuk dėshiroj tė komentoj rreth vendimeve tė gjyqtarit. Nuk do tė kishte ndonjė ndryshim. Nuk mendoj se mund tė apelojmė kartonin e verdhė tė Ronaldos, nė mėnyrė qė ai tė luajė ndaj Barēės. Getafe luajti mirė. Ēdo fjalė tjetėr do tė ishte e tepėrt. Na mungoi ritmi. Ata ishin mė tė shpejtė dhe e kėrkuan fitoren me ngulm. Nė pjesėn e parė luajtėm me dy qendėrmbrojtės qė nuk luanin prej kohėsh. Agresiviteti i Getafes nuk na lejoi tė luanim futboll tė qetė. Duhet tė fokusohemi nė ndeshjen e sė martės ndaj Steauas sė Bukureshtit".


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard