Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Stankoviē, "bomberi" shpetimtar i Interit: Serbi deri tani ka shėnuar 3 gola, aq sa Krespo. Roberto Manēini i kėnaqur: Fitore plotėsisht e merituar


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Stankoviē, "bomberi" shpetimtar i Interit: Serbi deri tani ka shėnuar 3 gola, aq sa Krespo. Roberto Manēini i kėnaqur: Fitore plotėsisht e merituar
Permalink   


Adriano ende ėshtė nė shterpėsi, Ibrahimoviēi ka ndaluar vetėm te goli ndaj Fiorentinės nė javėn e parė, Kruzi e Rekoba sapo janė rikthyer nga dėmtimet dhe Krespoja ėshtė i dėmtuar: kėshtu ėshtė Dejan Stankoviē, njeriu-gol i Interit nė kėtė fillim sezoni. Serbi ka shėnuar deri tani tre gola (njė ndaj Kievos dhe dy me Katanian) dhe vetėm Krespoja ka shėnuar tė njėjtin numėr golash. "Rėndėsi ka fitorja", - thotė serbi.
Nė 12 gola tė shėnuar gjithsej nga skuadra zikaltėr, vetėm katėr vijnė nga sulmi: tre tė nėnshkruar nga Hernan Krespo dhe njė i shėnuar nga Zllatan Ibrahimoviē. Kėsisoj, njė falėnderim i madh shkon pėr mesfushorėt nėse Interi ėshtė i vetėm nė krye tė renditjes dhe nė veēanti pėr Dejan Stankoviēin, autor i tre golave, tė gjithė vendimtarė. Sigurisht, goli i shėnuar ndaj Kievos e ēoi rezultatin nė 3-0, por nė bazė tė rezultatit final 4-3, edhe ai i shėnuar nga serbi, ishte vendimtar. Vetė numri 5 zikaltėr minimizon dhe mendon pėr tri pikėt e fituara dje ndaj Katanias: "Jam i kėnaqur pėr golat dhe paraqitjen time, duhet tė vazhdojmė kėshtu, sepse na presin shumė ndeshje tė tjera. Rėndėsi ka qė rigjetėm fitoren, pasi vuajtėm shumė. Shokėt e mi punuan shumė gjatė pushimit tė kombėtareve dhe ne qė luajtėm me pėrfaqėsueset, nuk pushuam fare. Nė pritje qė edhe sulmuesit tė zhbllokohen dhe t'u dhurojnė kėnaqėsi tifozėve dhe padronit Morati, tani serbi shpreson tė zhbllokohet edhe nė Europė, ku skuadra e Manēinit duhet tė fitojė patjetėr tė mėrkurėn ndaj Spartakut tė Moskės, pas humbjeve me Sportingun dhe Bajernin e Mynihut, qė e shndėrruan nė "malore" ecurinė nė Champions. "Duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se mund tė fitojmė gjithnjė me cilėsitė e mėdha qė zotėrojmė."
Falė Zotit, mirė qė ka menduar Stankoviēi: sepse Interi i pjesės sė parė ishte pėr t'u "flakur" tej. I befasuar ende pa u vendosur nė fushė nga eurogoli i Maskarės, Manēini e mori pėrgjigjen pozitive nė pjesėn e dytė. "E filluam mjaft mirė, pastaj, pas atij goli tė ēuditshėm, luajtėm dobėt, - shpjegon trajneri zikaltėr. - Portieri u mashtrua nga dielli dhe pastaj skuadra u ēorientua disi, sepse tė gjithė donin tė jepnin ndihmėn e tyre, por duhet tė qėndrojmė tė bashkuar dhe tė disiplinuar gjithnjė, pa e humbur toruan."
"Katania u mbyll mirė, - vazhdoi Manēini, - duke gjetur kundėrsulme tė shpejta. Nė pjesėn e dytė e rigjetėm veten, filluam tė krijonim hapėsira dhe skuadra luajti mirė. Nė fund, mė duket njė sukses plotėsisht i merituar."
Tri pikė tė vėshtira qė gjithsesi nuk arrijnė tė fshehin dy probleme qė Manēini do t'u pėrgjigjet shumė shpejt: paraqitja e disatė zhgėnjyese e Adrianos dhe njė mbrojtje disi "balerinė". "Pėr Adrianon nuk pėrgjigjem, sepse u mėrzita duke pėrsėritur tė njėjtat gjėra", - ia preu shkurt tekniku, qė mė pas pranoi ekzistencėn e njė problemi nė mbrojtje: "Pėsojmė shumė gola dhe nė ēdo ndeshje vazhdojmė tė pėsojmė nga njė, edhe pse ai i djeshmi ishte thuajse rastėsor. Sigurisht, duhet tė pėrpiqemi tė pėsojmė mė pak", - e mbylli Manēini.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard