Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Lajme nga rrethet dhe bota :


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lajme nga rrethet dhe bota :
Permalink   


KANDAHAR. Katėr civilė afganė u vranė sot gjatė njė sulmi kamikaz me autobombė kundėr njė autokolone kanadeze tė NATO-s nė Kandahar, nė jug tė Afganistanit, njoftoi NATO-ja. Njė ushtar kanadez u vra dhe njė tjetėr u plagos rėndė", i deklaroi AFP-sė komandanti Daryl Morell, zėdhėnės i Forcės Ndėrkombėtare tė Ndihmės pėr Sigurinė, Isaf.


IZRAEL. Presidenti Katzav rrezikon 3-16 vjet burg pėr akuzat qė i janė bėrė nga policia. Prokurori Mazuz pritet tė shprehet brenda disa javėsh pėr shkallėn e pėrmasave tė akuzave. Drejtėsia nuk do tė pranojė njė dorėheqje tė Katzavit nė kėmbim tė heqjes sė akuzave kundėr tij. Policia rekomandoi qė presidenti izraelit tė akuzohet pėr pėrdhunimin e ish-sekretares sė tij dhe tė njė nėpunėseje kur ishte ministėr i Turizmit.


SRI LANKA. Njė autokolonė ushtarake u godit nga njė sulm kamikaz i kryer nga rebelėt Tamil dhe 76 marinarė tė flotės detare humbėn jetėn si pasojė e sulmit tė shkaktuar nga njė kamion i mbushur me eksplozivė, qė u pėrplas me njė autokolonė ushtarake tė marinės. Sulmi ndodhi nė qytetin Habarana, rreth 190 km nė verilindje tė kryeqytetit Kolombo.


LUSHNJE. Nje 20-vjecare ka vdekur pasi eshte helmuar me lende toksike ende te papercaktuar. Esmeralda Cullhaj nga fshati Sinar u gjet e vdekur ne banese nga familjaret pasi kishte pire me vetedije nje substance te helmuar. Nuk dihen ende shkaqet e vetevrasjes


VATIKAN. Vatikani konfirmoi sot zyrtarisht se Papa Bendikti do tė vizitojė Turqinė nga fundi i muajit nėntor, njė udhėtim qė ėshtė vėnė nė pikėpyetje nga indinjata myslimane lidhur me komentet e tij tė polemizuara pėr islamin.

KORĒĖ. Forca e Policisė ndaluan njė 38 vjeēar teksa transportonte me automjet njė sasi mallrash kontrabandė. Jani Jankulla, me kombėsi maqedonase u ndalua sot rreth orės 00.35 nė vendin e quajtur Qafa e Zvezdes nga forca tė Sektorit tė Antikrimit Ekomomik. 38 vjeēari po transportonte me Benzin e tij KO 2489 B, njė sasi tė konsiderueshme konfeksionesh kontrabandė.


SARANDĖ. Tregu i ri i prodhimeve bujqėsore nė qytetin e Sarandės nuk ka filluar ende tė shfrytėzohet nga tregtarėt dhe konsumtaorėt. Vendet e posaēme pėr tregtim qė nuk frekuentohen prej mė shumė se njė viti, tashmė kanė nisur tė dėmtohen. Drejtori i Shėrbimeve pranė bashkisė, Aristotel Koēi, pohon se ky treg ėshtė ndėrtuar gjatė vitit 2005, me njė fond prej 20 milion lekėsh. Sipas tij, shkak i braktisjes sė tregut ėshtė vendndodhja e tij nė njė nga pikat mė tė skajshme tė qytetit, pasi u vendos tė ngrihej si njė investim elektoral, para zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard