Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kalaxe shmang dėshtimin ndaj Sampit : Gjithēka ndodhi nė pjesėn e dytė. Milani shpėton nga goli i gjeorgjianit, duke arritur barazimin e tretė rradhazi


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kalaxe shmang dėshtimin ndaj Sampit : Gjithēka ndodhi nė pjesėn e dytė. Milani shpėton nga goli i gjeorgjianit, duke arritur barazimin e tretė rradhazi
Permalink   


Sampdoria Milan 1 1
Shėnues: Bonacoli 69'/ Kalaxe 84'
Sampdoria: Kastelaci, K.Zenoni, Sala, Falkone, Pieri, Xh.Delvekio, Volpi, Palombo, Franēeskini, Kualjarela, Bonacoli. Tr: Novelino.
Milan: Dida, Kafu, Nesta, Maldini, Jankulovski (Kalaxe 69'), Gatuzo, Broki, Sedorf, Kaką, Inzagi, Xhilardino (Oliveira 65'). Tr: Anēeloti.
Gjyqtar: Rozeti.
Kartonė tė verdhė: Jankulovski, K.Zenoni, Bonera, Xh.Delvekio, Kaką.



Duket se diēka nuk shkon, pasi tė mos arrish tė fitosh njė ndeshje brenda njė muaji, sigurisht qė do tė provokonte rėnien e "kėmbanave tė alarmit". Faza pėrgatitore e nxituar, lodhja e lojtarėve nė disa ndeshje brenda pak ditėsh, por edhe mungesa e njė sulmuesi goli, nuk janė pak pėr tė t'u shqetėsuar. Milani arrin tė marrė dje me vuajtje njė barazim 1-1 nė "Marasi" kundėr Sampdorias. Janė blukaltrit qė kalojnė nė epėrsi nė minutėn e 69-tė me njė goditje me kokė nė zonė tė Bonacolit. Barazimi i kuqezinjve vjen nė minutėn e 84-t, falė njė goli tė Kalaxes. Nė pjesėn e parė, gjyqtari Rozeti nuk reagon pas njė ndėrhyrjeje tė gabuar nė zonė ndaj Inzagit.
Milani rigjen rrugėn e golit, por jo atė tė fitores, qė mungon tashmė prej katėr javėsh. Pas pushimit tė kombėtares, skuadra e Anēelotit e ka rifilluar saktėsisht aty ku ishte ndaluar. Shumė raste tė krijuara pėr gol, thuajse asnjė tė lejuar kundėrshtarit, por njė paaftėsi e pabesueshme pėr tė shndėrruar nė gol punėn e lojės sė prodhuar. Dhe kėshtu, pasi nė pjesėn e parė Xhilardino e Inzagi, gjithsesi mė i lėvizshmi e i rrezikshmi nga milanistėt, kishin harxhuar shumė energji, nė pjesėn e dytė, mbėrrin dhe "shuplaka" e Sampdorias. Njė kros i shkėlqyer nga e majta i Pierit, Nesta e Maldini "harrojnė" Bonacolin, qė me kokė shėnon bukur ndaj Didės.
Nė minutėn e 69-tė Anēeloti merr masa. Oliveira zėvendėson njė Xhilardino tė humbur fare, del jashtė edhe Kafu e Jankulovski, qė i lėnė hapėsirė Bonerės e Kalaxes. Dhe pikėrisht gjeorgjiani nė minutėn e 84-t, gjen golin dhe u shmang kuqezinjve njė humbje tė pamerituar. Krosim nga mesfusha i Brokit, Delvekio tregohet i pavėmendshėm dhe Kalaxe dy hapa larg portierit Kastelaci barazon. Por barazimi i Milanit, provokon protestat e gjenovezėve. Protesta tė justifikueshme, sepse Kalaxe e kishte kontrolluar topin me njė krah para se tė shėnonte. Nė minutat e fundit nuk ndodh mė asgjė dhe Milani merr nė shtėpi njė pikė tė rėndėsishme, edhe pse rrezikon shumė tė humbasė fillin me skuadrat e kreut. Pėr Sampin, barazimi mjaftoi, sepse tė marrėsh pikė kundėr "Djallit", ėshtė sikur tė kesh fituar.

Anēeloti: Sulmuesit nuk shėrbehen me topa
Karlo Anēeloti duket i kėnaqur pas barazimit me Sampdorian: "Kemi luajtur mė mirė nė krahasim me ndeshjet e tjera kėtu nė Gjenovė, - tha trajneri kuqezi, - ishim pak tė lodhur pėr shkak tė pėrkushtimeve tė lojtarėve me kombėtaret. Problemi ynė, tani ėshtė furnizimi me topa drejt sulmuesve. Duhet tė rigjejmė shpejtėsinė e duhur. E pėrsėris, shpejtėsia ėshtė njė difekt i yni. Sulmuesit lėvizėn mirė, por duhet qė tė shėrbehen nė kohėn e duhur me topa. Megjithatė po pėrmirėsohemi, tė mos harrojmė se vitin e shkuar ndaj Sampit nė "Marasi" humbėm, ndaj ky barazim s'ėshtė keq." Njė nga notat pozitive tė ndeshjes, ėshtė rikthimi te goli pėr kuqezinjtė: "Por ndeshja vlen sa barazimet 0-0 tė javėve tė fundit, - vazhdon Anēeloti. - Ne donim tė fitonim, por lodhemi ndaj skuadrave qė mbyllen nė mbrojtje. Nuk na lėnė hapėsira dhe nisen nė kundėrsulm. Goli u shėnua nga njė mbrojtės dhe jo nga njė sulmues? Herėt a vonė do tė shėnojė edhe sulmi. Ndėrhyrja ndaj Inzagit? Mendoj se ishte njė 11-metėrsh."


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard