Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Zbulohet trafiku i armėve me Greqinė : Kapen 3 kallashnikovė, mijėra fishekė e 11 mijė euro


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Zbulohet trafiku i armėve me Greqinė : Kapen 3 kallashnikovė, mijėra fishekė e 11 mijė euro
Permalink   


TIRANE


Policia, nė bashkėpunim me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, kanė goditur njė rrjet tė trafikut tė armėve dhe municioneve nga Shqipėria nė drejtim tė vendit fqinj, Greqisė. Operacioni i koduar “Kokrra e Ullirit”, ka vėnė nė pranga mbrėmjen e sė shtunės gjashtė persona, mes tė cilėve edhe njė shtetas grek. Janė sekuestruar tri armė automatike kallashnikov, tė gjetura nė tapicerinė e dyerve tė autoveturės tip “Citroen”, me traga greke, ndėrkohė qė nė banesat e tė ndaluarve janė gjetur mijėra fishekė, 10.880 euro, 4 autovetura dhe 7 celularė. Gjatė operacionit ėshtė vėnė nė pranga edhe njė punonjės i policisė sė Fierit, i cili dje ėshtė lėnė sėrish i lirė pėr mungesė provash nė implikimin e tij nė kėtė rrjet. Arrestimet janė kryer nė afėrsi tė qytetit tė Elbasanit, nė aksin nacional Tiranė-Elbasan. Personat e prangosur janė; Jorgos Kosmidhis, lindur e banues nė Selanik, Greqi, Lefter Meēaj, banues nė Korēė, Bledar Tako banues nė Sheq tė Vogėl Fier, Alfred Pallashi banues nė Korēė, Dashnor Merdani banues nė fshatin Zerec, Korēė, Bujar Cenolli banues nė Maliq Korēė. Nė pranga, mbrėmjen e sė shtunės ra edhe punonjėsi i policisė sė Fierit, Leonard Brahimi, i cili dje ėshtė lėnė sėrish i lirė.
Zbulimi
Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, nė bashkėpunim me drejtorinė e luftės kundėr krimit tė organizuar nė Ministrinė e Brendshme, prej kohėsh kishin rėnė nė gjurmė tė kėtij rrjeti, i cili dyshohet se ka pasur njė veprimtari aktive nė trafikun e armėve drejt Greqisė. Informacionet e mbledhura nėpėrmjet pėrgjimeve telefonike, veprimeve stimuluese dhe agjentėve nė terren, krijuan bindjen se rrjeti nė fjalė po pėrgatitej pėr tė realizuar trafikimin e njė tjetėr porosie pėr armė automatike, ku personi i interesuar ishte shtetasi grek Kosmidhis. Lėvizjet e tyre si dhe bisedat telefonike, janė mbajtur nėn vėzhgimin dhe pėrgjimin e vazhdueshėm tė agjentėve, deri nė momentin e startimit tė operacionit.
Operacioni
Aksioni policor “Kokrra e Ullirit”, ėshtė zhvilluar njėkohėsisht nė katėr qytete; Tiranė, Elbasan, Korēė dhe Fier. Vėmendja e drejtuesve tė operacionit ishte pėrqendruar nė aksin Tiranė-Elbasan, ku ėshtė ndaluar autovetura “Citroen” me targa greke HPI 3012, nė pronėsi tė shtetasit grek Jorgos Kosmidhis, ku nė pjesėt e brendshme tė tapicerive tė dyerve, u gjetėn tre automatikė kallashnikovė. Ndėrkohė, nė qytetet e tjera, pothuajse nė tė njėjtėn kohė janė realizuar arrestimet e tjera si dhe kontrollet e banesave tė personave tė arrestuar.


 


Municionet


1020 fishekė mitralozi tė lehtė
170 fishekė pistolete model 56
447 fishekė automatiku model 56
46 fishekė pistolete TT
44 karikatore kallashnikovi
37 krehėr pushke
14 shtrate shuli automatiku
7 shule automatiku
5 mbulesa gypi gazi automatiku model 56
7 mbulesa shtrati shuli automatiku model 56
9 gypa gazi automatik model 56
10.880 euro



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard