Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Balak: Ēelsi, triumfator ndaj Barēės!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Balak: Ēelsi, triumfator ndaj Barēės!
Permalink   


Kapiteni i Gjermanisė, Mikael Balak, synon tė ndihmojė Ēelsin tė rrisė mė tej avantazhin ndaj Barcelonės, pėr tė marrė vendin e parė nė grupin A tė Ligės sė Kampioneve, nė dy takimet e drejtpėrdrejta qė kampionėt e Anglisė do tė luajnė me fituesit e edicionit tė kaluar tė Championsit. Vjet, "Blutė" e Mourinjos u eliminuan nga katalanasit nė ēerekfinale. Ja cila ka qenė intervista e mesfushorit...
- Ēelsi-Barcelona, njė "klasike" e kontinentit...
- Ēelsi-Barcelona apo Barcelona-Ēelsi ėshtė e njėjta gjė, njė sfidė me nivel tė lartė pasioni dhe ndikim nė tė gjithė botėn. Po flasim pėr "tė mėdhatė" e futbollit. Skuadra me futbollistė tė jashtėzakonshėm dhe qė dinė tė luajnė sė bashku. Asgjė s'mund tė krahasohet me kėtė sfidė.
- Thuhet se nuk e keni gjetur ende ritmin ideal dhe se blerjet e reja tė Ēelsit ende nuk janė ingranuar si duhet...
- Ndaj Barcelonės do tė tregojmė nėse e kemi gjetur apo jo ritmin. Nėse jemi njė ekip i konsoliduar apo jo.
- Edhe Shevēenko po pėrballet me disa vėshtirėsi...
- Si i gjithė ekipi, edhe ai ka mė shumė pėr tė dhėnė, por ka nevojė ende pėr kohė.
- Por, a mund tė flasim pėr njė ēėshtje "Sheva"?
- Si tė gjithė futbollistėt e mėdhenj individualistė, edhe ai duhet tė kuptojė se duhet tė luajė vetėm pėr tė mirėn e skuadrės, asgjė tjetėr. Te Ēelsi, ku ekziston njė ambient i mrekullueshėm, tė gjithė janė yje, nga portieri deri te sulmuesi. Ēeh, Terri, Karvalho, Lampard, Drogba, Kalu, Makelele, Esien, Shevēenko...janė tė gjithė "asa".
- Si ndiheni me shokėt e rinj?
- Shumė mirė, janė njerėz tė mrekullueshėm. Mendojnė shumė pėr stėrvitjen dhe pėr punėn nė grup. Dy javė mė parė, nė ditėn e 30-vjetorit, mė organizuan njė festė surprizė sė bashku me bashkėshorten time.
- Po Mourinjo?
- Ishte i ftuar, por preferoi tė shkonte nė shtėpi. Mendoi se ishte mė mirė qė ne futbollistėt tė qėndronim me njėri-tjetrin.
- Ēfarė tipi ėshtė Mourinjo?
- Eshtė njė tip gjenial. Njė person i mirė, i besueshėm dhe qė pėlqen dialogun. Merr shpesh nismėn dhe si trajner i ri qė ėshtė, nuk ka frikė tė eksperimentojė dhe tė besojė te talentet.
- Jo tė gjithė mendojnė kėshtu pėr tė...
- Pranova tė firmos kontratėn me Ēelsin pikėrisht pėr shkak tė atmosferės sė shkėlqyer qė ka kjo skuadėr, pėr elementėt cilėsorė dhe pėr trajnerin qė e drejton.
- Mund tė ki**** qenė njė futbollist i Barcelonės, por tani do t'i sfidoni katalanasit me fanellėn "blu"...
- Pata njė kontakt me Barcelonėn nė verėn e vitit 2004, por pėr disa arsye transferimi nuk u krye. Gjithsesi, ajo i pėrket sė kaluarės dhe tani jam pjesė e Ēelsit, njė skuadėr qė do tė fitojė gjithēka, e njėjta ambicie qė kam edhe unė.
- I druheni Barcelonės?
- Vetėm respekt. Pa dyshim qė ėshtė kundėrshtari mė i fortė nė grup dhe vjet ka bėrė njė edicion tė shkėlqyer. Nuk do tė luajė Eto, i cili ishte thelbėsor pėr Barcelonėn nė ndeshjen e fundit. Pavarėsisht se nuk ka shkėlqyer, ka treguar se ėshtė njė lojtar qė di tė shėnojė.
- Po Ronaldinjo?
- Eshtė fenomenal, por tė mėrkurėn nuk do tė jetė koha pėr tė parė futbollin e tij. Do tė jetė dita e Ēelsit. Jemi shumė tė vendosur pėr kėtė. Besoj verbėrisht te triumfi.
- Sa mund tė ndikojė mbėshtetja e publikut?
- Jashtė mase. Tifozėt tanė janė tė mrekullueshėm dhe i gjithė ambienti ėshtė nė pritje tė njė fitoreje. Pres njė atmosferė tė shkėlqyer.
- Ndonjė faktor surprizė...cila ėshtė "receta" taktike pėr tė mundur kampionėt e Europės?
- Kjo i pėrket Mourinjos. Unė mendoj vetėm pėr tė zbatuar me pėrpikmėri detyrat qė do tė mė japė.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard