Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Gjermania, eliminatoret formalitet!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Gjermania, eliminatoret formalitet!
Permalink   


Ndėrkohė qė gjigantet e tjera tė futbollit europian po pėrpiqen tė gjejnė veten nė kėtė fazė paraeliminatore tė Euro 2008-s, Gjermania ka fituar me lehtėsi 4-1 ndaj Sllovakisė nė Bratislavė. Gjermania e pėrfundoi botėrorin nė vend tė tretė dhe e ka filluar aty ku e la, duke grumbulluar nėntė pikė nga tri ndeshjet e para tė kėsaj faze paraeliminatore. Ndeshja ndaj Sllovakisė u cilėsua si testi i parė real i Gjermanisė, por kjo ka rezultuar njė ndeshje e lehtė dhe tashmė kualifikimi mbetet thjesht njė formalitet. "Ishte njė ndeshje e mrekullueshme. Treguam maturi dhe nuk falėm nė shanset qė na u krijuan, - tha kapiteni Mikael Balak. - Nuk duhet tė ndihemi tė sigurt, pasi faza kualifikuese ėshtė e gjatė. Nėse vazhdojmė kėshtu dhe ēdo ndeshje e trajtojmė me tė njėjtin seriozitet, atėherė kualifikimi do tė ishte njė realitet, kollaj i arritshėm". Gjermania ndodhet e dyta nė grupin D, me vetėm njė pikė mė pak se Republika Ēeke, e cila ka zhvilluar njė ndeshje mė shumė. Do tė ishte e vėshtirė mos ta shihje Gjermaninė nė krye tė grupit, pas njė pjese tė parė tė shkėlqyer ku ka shkatėrruar plotėsisht Sllovakinė. Lukas Podolski shėnoi golin e parė nė minutėn e 13-tė dhe nė minutėn e 25-tė Balak shėnoi me anė tė njė goditjeje me kokė. Bastian Shvainstaiger shėnoi golin e tretė nė minutėn e 36-tė. "Jam shumė krenar pėr skuadrėn time. Pjesa e parė ishte e mrekullueshme, - tha trajneri Lėv. - Kjo nuk ishte fitorja vendimtare, por njė hap i madh drejt kualifikimit nė kampionatin europian. Lėvi, i cili zėvendėsoi tė larguarin Jurgen Klinsman pas botėrorit, ka fituar pesė ndeshjet e para, ku skuadra ka shėnuar 23 gola dhe ka pėsuar vetėm njė. "Pėr momentin, loja e skuadrės sonė kombėtare ėshtė mė tėrheqėse se ndeshjet qė zhvillohen nė Bundesligė", - tha fituesi i Kupės sė Botės me Gjermaninė Perėndimore, Franc Bekenbauer. Olaf Ton, fituesi i Kupės sė Botės mė 1990-n, ka qenė shumė optimist dhe entuziast: "Kjo ėshtė ndeshja mė e mirė qė kemi luajtur nė vitet e fundit". Lėvi nuk ėshtė kapur nga momenti, gjithsesi ka falėnderuar sulmuesin Lukas Podolski, i cili shėnoi dy gola. Nė veēanti kam mbetur i kėnaqur nga Lukas Podolski, mbi tė gjitha pas gjithė atyre komenteve pėr atė karton tė kuq qė mori, - shpjegoi Lėvi. - Fola me tė pėr kėtė mė pėrpara. Ai hyri nė fushė i pashqetėsuar dhe u mundua ta harronte atė situatė". Podolski, i cili nuk ka fituar ende njė vend fiks nė formacionin e Bajernit, ka mbetur i kėnaqur nga takimi. "Shumė njerėz mendonin se pas Kupės sė Botės nuk do tė arrinim tė mbanim atė nivel, por kėtė e kemi treguar nė katėr ndeshjet e fundit, - tha Podolski. - U pėrballėm me njė kundėrshtar jo tė lehtė, por shkėlqyem dhe arritėm fitoren". Kundėrshtarja e radhės pėr Gjermaninė do tė jetė Qipro, e cila mund tė ndihet e frikėsuar nėse do tė ketė parė lojėn e Gjermanėve ndaj Sllovakisė.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard