Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Gjermania, eliminatoret formalitet!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Gjermania, eliminatoret formalitet!
Permalink   


Ndërkohë që gjigantet e tjera të futbollit europian po përpiqen të gjejnë veten në këtë fazë paraeliminatore të Euro 2008-s, Gjermania ka fituar me lehtësi 4-1 ndaj Sllovakisë në Bratislavë. Gjermania e përfundoi botërorin në vend të tretë dhe e ka filluar aty ku e la, duke grumbulluar nëntë pikë nga tri ndeshjet e para të kësaj faze paraeliminatore. Ndeshja ndaj Sllovakisë u cilësua si testi i parë real i Gjermanisë, por kjo ka rezultuar një ndeshje e lehtë dhe tashmë kualifikimi mbetet thjesht një formalitet. "Ishte një ndeshje e mrekullueshme. Treguam maturi dhe nuk falëm në shanset që na u krijuan, - tha kapiteni Mikael Balak. - Nuk duhet të ndihemi të sigurt, pasi faza kualifikuese është e gjatë. Nëse vazhdojmë kështu dhe çdo ndeshje e trajtojmë me të njëjtin seriozitet, atëherë kualifikimi do të ishte një realitet, kollaj i arritshëm". Gjermania ndodhet e dyta në grupin D, me vetëm një pikë më pak se Republika Çeke, e cila ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Do të ishte e vështirë mos ta shihje Gjermaninë në krye të grupit, pas një pjese të parë të shkëlqyer ku ka shkatërruar plotësisht Sllovakinë. Lukas Podolski shënoi golin e parë në minutën e 13-të dhe në minutën e 25-të Balak shënoi me anë të një goditjeje me kokë. Bastian Shvainstaiger shënoi golin e tretë në minutën e 36-të. "Jam shumë krenar për skuadrën time. Pjesa e parë ishte e mrekullueshme, - tha trajneri Lëv. - Kjo nuk ishte fitorja vendimtare, por një hap i madh drejt kualifikimit në kampionatin europian. Lëvi, i cili zëvendësoi të larguarin Jurgen Klinsman pas botërorit, ka fituar pesë ndeshjet e para, ku skuadra ka shënuar 23 gola dhe ka pësuar vetëm një. "Për momentin, loja e skuadrës sonë kombëtare është më tërheqëse se ndeshjet që zhvillohen në Bundesligë", - tha fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë Perëndimore, Franc Bekenbauer. Olaf Ton, fituesi i Kupës së Botës më 1990-n, ka qenë shumë optimist dhe entuziast: "Kjo është ndeshja më e mirë që kemi luajtur në vitet e fundit". Lëvi nuk është kapur nga momenti, gjithsesi ka falënderuar sulmuesin Lukas Podolski, i cili shënoi dy gola. Në veçanti kam mbetur i kënaqur nga Lukas Podolski, mbi të gjitha pas gjithë atyre komenteve për atë karton të kuq që mori, - shpjegoi Lëvi. - Fola me të për këtë më përpara. Ai hyri në fushë i pashqetësuar dhe u mundua ta harronte atë situatë". Podolski, i cili nuk ka fituar ende një vend fiks në formacionin e Bajernit, ka mbetur i kënaqur nga takimi. "Shumë njerëz mendonin se pas Kupës së Botës nuk do të arrinim të mbanim atë nivel, por këtë e kemi treguar në katër ndeshjet e fundit, - tha Podolski. - U përballëm me një kundërshtar jo të lehtë, por shkëlqyem dhe arritëm fitoren". Kundërshtarja e radhës për Gjermaninë do të jetë Qipro, e cila mund të ndihet e frikësuar nëse do të ketë parë lojën e Gjermanëve ndaj Sllovakisë.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard