Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kapiteni i Juventusit i ka kėrkuar menjėherė sqarime Donadonit, i cili e dėrgoi nė tribunė ndaj Gjeorgjisė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kapiteni i Juventusit i ka kėrkuar menjėherė sqarime Donadonit, i cili e dėrgoi nė tribunė ndaj Gjeorgjisė
Permalink   


                                Del Piero, i "xhindosur" pėr lėnien jashtė


Ka gjithnjė njė tip Kapeloje nė rrugėn e tij. Aleks Del Piero ishte i bindur se e kishte hequr qafe "armikun" e tij, edhe pse po kalon njė moment tė vėshtirė me Juven, e cila ėshtė vendosur nė pozita tė vėshtira, pėr shkak tė skandalit tė Serisė A. Veē pėr t'u aktivizuar si titullar, ai ka pranuar tė luajė edhe nė Serinė B. Atje ka rizbuluar kėnaqėsinė pėr ta kthyer ekipin nė Serinė A, duke shėnuar gola dhe duke luajtur me vazhdimėsi. Ėshtė kjo fjala magjike qė ka mė tepėr pėr zemėr "Pinturikio": tė arrijė tė grumbullojė njė numėr pjesėmarrjesh tė konsiderueshme, tė denja pėr "kurrikulumin" e tij tė pasur. Ai shpresonte se kėtė mund ta bėnte edhe nė kombėtare, falė njė trajneri si Donadoni, i cili nuk ėshtė krejt pa pėrvojė, por qė mund tė besonte tek eksperienca e njė kampioni tė mėnjanuar. Por ja qė nė harkun e katėr ditėve, marrėdhėnia mes teknikut dhe kapitenit tė Juves duket se ėshtė prishur. Mė parė mbėrriti zėvendėsimi gjatė sfidės ndaj Ukrainės, ndėrsa mė pas edhe mosaktivizimi nė sfidėn e Tbilisit ndaj Gjeorgjisė. Del Piero nuk u la as nė stol, por nė tribunė si spektator. Shokėt e Juves e mbrojnė, por ekziston pėrshtypja se marrėdhėnia mes Aleksit dhe kombėtares ndodhet ndoshta nė hapat e fundit. Vetė futbollistit i ka ardhur shumė inat pėr lėnien e papritur nė tribunė, nė ndeshjen e Tbilisit ndaj Gjeorgjisė, tė cilėn Italia e fitoi 3-1. Kapitenit tė Juves (80 ndeshje, 27 gola, shėnuesi mė i mirė i Italisė nga lojtarėt qė luajnė ende) nuk i ka ardhur mirė pėr shpėrfilljen e trajnerit, tė cilit i ka kėrkuar njė sqarim pėrfundimtar.
Nėse Del Piero nuk do tė marrė garanci pėr tė ardhmen, mund tė vendosė edhe tė mos kthehet mė nė kombėtare. Gjatė udhėtimit tė kthimit nga Gjeorgjia, ka pasur njė ballafaqim tė ndezur midis lojtarit dhe trajnerit, i cili i ka argumentuar natyrėn teknike tė zgjedhjes sė tij. Del Piero nuk ėshtė dukur aspak i kėnaqur. Italia do tė kthehet nė fushė nė mes tė nėntorit, me rastin e miqėsores ndaj Turqisė, e cila do tė luhet nė Bergamo pėr tė nderuar kujtimin e Xhiaēinto Faketit, i cili ka qenė kapiten e kombėtares italiane, me tė cilėn luajti 93 ndeshje. Ndėrkohė, ndeshja Gjeorgji Itali u ndoq nė kanalin Rai Uno nga thuajse 10 milionė e gjysmė spektatorė italianė.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard