Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Maskat terror nė rrugė, grabisin me armė furgonin : MALLAKASTER/ Policia: I shpėtuan grabitjes pasagjerėt e autobusit


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Maskat terror nė rrugė, grabisin me armė furgonin : MALLAKASTER/ Policia: I shpėtuan grabitjes pasagjerėt e autobusit
Permalink   


MALLAKASTĖR


Pėr plot 45 minuta kanė terrorizuar pasagjerėt e njė autobusi dhe tė njė furgoni. Tre maska nėn kėrcėnimin e kallashnikovėve, kanė mundur tė grabisin vetėm shoferin dhe pasagjerėt e automjetit tė dytė, pasi drejtuesi i autobusit ka guxuar tė kundėrshtojė plaēkitjen, duke vazhduar udhėtimin pėr nė jug tė vendit. Ngjarja e rėndė ka ndodhur mėngjesin e djeshėm nė rrugėn nacionale Ballsh-Tepelenė. Pas sinjalizimit, policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė autorėve tė krimit, por ende nuk ėshtė bėrė i mundur arrestimi i tyre. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Fierit, bėjnė tė ditur se rreth orės 05:30, tre persona ende tė paidentifikuar kanė ndaluar autobusin e linjės Fier-Gjirokastėr (afėr rrugės dytėsore Selitė-Gjerbės). Tė maskuar dhe tė armatosur, ata kanė tentuar tė grabisin pasagjerėt. Megjithėse nėn kėrcėnimin e armėve, shoferi i automjetit ka debatuar ashpėr me maskat. Ai ka refuzuar grabitjen e pasagjerėve tė tij, ndėrsa kėta tė fundit kanė pėrjetuar momente tmerri. Tė stepur nga guximi i shoferit, autorėt e krimit janė tėrhequr, duke e lėnė mjetin qė tė vazhdonte rrugėn pėr nė Gjirokastėr. Vetėm pak minuta mė pas, tre maskat kanė ndaluar nė rrugė njė furgon qė vinte nga Selita dhe po udhėtonte pėr nė drejtim tė qytetit tė Ball****. Kėsaj here, ata nuk kanė dėshtuar nė “misionin” e tyre, pasi i kanė grabitur me forcė 3.500 lekė, shoferit Vladimir Zota dhe 15 mijė lekė, dy bashkėshortėve, Ali dhe Feruze Sulaj qė po udhėtonin si pasagjerė. Ndėrkohė, gjatė grabitjes ėshtė dėmtuar lehtė Zoto. Po tė njėjtat burime sqarojnė se ka qenė drejtuesi i autobusit, ai qė ka sinjalizuar pėr ngjarjen (ka telefonuar tek 129-ta). Menjėherė policia ka nisur punėn pėr vėnien nė pranga tė grabitėsve. Rishfaqja e maskave nė kėtė aks rrugor ka alarmuar blutė e Fierit. Kjo, edhe pėr faktin se ėshtė hera e tretė brenda kėtij viti, qė maskat grabisin drejtuesit dhe pasagjerėt e automjeteve tė ndryshme nė kėtė aks rrugor.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard