Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ish kryetari kishte deklaruar kohė mė parė se do tė bėnte publike idetė e tij pėr PS


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Ish kryetari kishte deklaruar kohė mė parė se do tė bėnte publike idetė e tij pėr PS
Permalink   


Asnjė platformė “Nano” nuk pritet tė paraqitet sot nė Asamblenė Kombėtare tė PS-sė. Megjithėse ish-kryetari kishte lajmėruar nėpėrmjet bashkėpunėtorėve tė tij tė afėrt se ndoshta vendi mė i mirė pėr ta institucionalizuar nismėn e tij do tė ishte Asambleja, asgjė nuk pritet tė ndodhė. Burimet bėjnė tė ditur se ende nuk ka ardhur momenti qė ish-kryetari tė shpallė platformėn e tij “pėr njė opozitė ndryshe”. Deri mė tani askush nuk pohon se ka njė dokument tė plotė, edhe pse u trumbetua si njė lėvizje qė do tė sillte ndryshim nė partinė mė tė madhe tė opozitės. Nė pikat qė Nano dhe grupi i deputetėve qė iu bashkua kishin hedhur nė draft-platformėn, thuhej se “PS-ja duhet tė kishte kryer reformimin e saj tė brendshėm”, ndėrsa konstatonte se gjendja dhe cilėsia e opozitės ka dėshtuar. Me ironi, Nano shprehej edhe pėr koalicionin qė Rama ribėri me partitė e tjera opozitare. “Sfida e rezultatit tė zgjedhjeve tė ardhshme lokale dhe pėrgjegjėsitė qė rrjedhin, nuk mund tė fshihen pas asnjė koalicioni”, - thuhej nė pikat e projekt-platformės “Nano”, por qė ende nuk ėshtė bėrė publike. Burimet thanė se ish-kryetari Nano mendoi qė tonet e shprehura nė kėto pika tė platformės duheshin zbutur dhe prandaj duhej riparė dokumenti, por deri mė tani asgjė e re nuk ėshtė bėrė publike nga lėvizjet e tij.
Asambleja
Socialistėt do tė mblidhet sot nė orėn 12:00, nė njė nga sallat e hotel “Sheraton” nė Tiranė pėr tė diskutuar nė lidhje me pėrgatitjet pėr fushatėn zgjedhore pėr organet e pushtetit vendor. Ata pritet tė miratojnė tė gjitha rregulloret e brendshme tė strukturave partiake, por edhe kriteret dhe procedurat e pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr kėto zgjedhje. Kryetari Edi Rama ka pėrgatitur nė njė formė disi ndryshe kėtė herė, gjithė instruksionet qė do t’u japė tė zgjedhurve vendorė. Nė njė ekran tė madh ai do tė paraqesė procedurat e pėrzgjedhjes sė kandidatėve dhe gjithė skemėn se si do tė arrihet nė pėrzgjedhjen e njė liste fituesish sė bashku me partitė e tjera tė koalicionit. Nisur edhe nga problemet e para qė janė shfaqur nė bazė, pritet qė tė zgjedhurit tė marrin porosinė qė tė shmangin nė ēdo rast kontradiktat me aleatėt gjatė kėtij procesi.


 


bashkepunetoret



  • Andis Harasani
    Ėshtė njė nga mbėshtetėsit e parė tė lėvizjes sė re tė ish-kryetarit socialist, Fatos Nano. Ai u shpreh dje se nė fakt nuk ishte nė dijeni se ē’po bėhej me platformėn qė Nano hodhi nė opinionin publik pak kohė mė parė. Harasani u shpreh hapur pro Nanos nė lanēimin e nismės sė re.
  • Taulant Balla
    Njė prej ish-bashkėpunėtorėve mė tė afėrt nė qeveri, por edhe pas dorėheqjes sė Nanos nga PS-ja, e cilėsoi lėvizjen e re “Nano” si njė lėvizje qė synonte modernizimin e PS-sė dhe opozitės nė pėrgjithėsi, pėr ta bėrė atė mė evropiane. Edhe ai si Harasani, nuk ėshtė nė dijeni tė hapave tė fundit tė Nanos
  • Shpėtim Idrizi
    Njeriu qė nė fakt i ka qėndruar mė pranė, sidomos gjatė udhėtimeve jashtė Shqipėrisė ish-kryeministrit Fatos Nano, ėshtė shumė i tėrhequr nė deklarimet publike. Ai u shpreh ndėr tė parėt dakord me nismėn e re tė ish-kryetarit, por qė ende duket se ka mbetur thjesht nė faqet kompjuterike.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard