E pavarur, por njëkohësisht tepër e kujdesshme ndaj gjëra që i pëlqejnë (dhe nuk i pëlqejnë), meshkujve.Një stil paksa i vjetër, por i mbështetur tek e ardhmja e mbrëmjeve të këndshme, gjithmonë me buzëkuqin tepër të ndezur të vendosur në buzët e saj që shoqërohet nga një buzëqeshje tepër e bukur. Këto janë elementet kryesore për femrat si Monika Bellucci «modele, aktore, grua dhe nënë». Duke marrë shkas nga Loren, e cila ka zbuluar sekretin e bukurisë së saj që fshihej te nëna natyrë, edhe Bellucci ka vendosur të zbulojë sekretin e perfeksionit të saj. Ja atëherë dhjetë sekretet e bukurisë sipas Monika Belluccit të shfaqura në të përjavshmen Elle.
Buzëkuq Një ndër rregullat e saj bazë është ‘të dish të jesh e kujdesshme’. Një tjetër çelës i suksesit është ‘të njohësh mirë’, gjithsesi e rëndësishme është edhe përbërja e trukut ‘guximi i përdorimit të buzëkuqit të ndezur’: “Përdorimi është një gjest erotik, i bukur dhe sensual” thekson 38 vjeçarja Bellucci, duke shtuar se “të përdorësh një ngjyrë të fortë, sidomos kur kanë buzë të mëdha, është e këndshme. Do të thotë që nuk duhet të frikësohet se je në qendër të vëmendjes, që pranon feminilitetin deri në fund, dhe që ke kurajën e provokimit”. Madje ylli i bukurisë italiane ‘përsërit’: “ Mendoj se kam jetuar mirë të gjitha etapat e jetës sime”. Një tjetër sekret i bukurisë është demonstrimi i fizikut edhe kur nuk është i njëjtë me atë të modeleve të dobëta. Të jesh ‘e shëndetshme’ është tepër e rëndësishme dhe të kesh ‘ një jetë të shëndetshme, duke respektuar trupin tënd, sepse është ai që të lejon të jetosh”. Ushqimet për të janë ‘momente ku arrin të thuash gjërat pozitive dhe negative’, sepse ‘trupi njerëzor nuk është bërë’ për dieta të parezistueshme. Mjaft bionde, Monika mbron brunet e qëndrueshme. Bellucci, propozon edhe rikthimin e bruneve: “ Ndodhen tepër femra bionde gjithandej, ndërsa në Hollivud brunet janë të pakta, mund të ketë dy ose tre, jo më tepër. Kjo është tepër e mirë për mua, sepse punoj më tepër, por nuk është një mesazh i mirë për të rinjtë”, thotë duke shpjeguar edhe arsyen përse midis rregullave të saj ndodhet edhe ‘mbrojtja e bruneve të qëndrueshme’. Një tjetër pikë ku mund të mbështetesh është edhe ‘ të dish të rrezikosh’: “ Nuk ka kuptim të shfaqësh gjithmonë të njëjtin imazh”. Gjithmonë nevojitet ‘ të bësh të pamundurën për të realizuar ëndrrat e tua’. Në fakt, nëse nuk arrin realizimin e tyre ‘duhet të mësosh rregullat e të ecësh përpara, por pa bërë asnjë hap prapa’. Ndërsa me meshkujt ‘duhet të reagosh në mënyrë tepër inteligjente’ që do të thotë ‘ për të reaguar duhet të lësh gjithmonë pamjen e jashtme’, sekreti i dhjetë dhe i fundit i bukuroshes Monika.
__________________
Page 1 of 1 sorted by
TiRaNaWeB.NeT -> Art Show -> ArtShow: Bellucci, u shpjegon femrave bukurinë e saj !!