Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Hija e Eriksonit bie mbi Manēinin : Sa vijnė e shtohen zėrat pėr njė afrim tė suedezit nė stolin zikaltėr. Ndeshja me Spartakun e Moskės, vendimtare


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Hija e Eriksonit bie mbi Manēinin : Sa vijnė e shtohen zėrat pėr njė afrim tė suedezit nė stolin zikaltėr. Ndeshja me Spartakun e Moskės, vendimtare
Permalink   


                    E kaluara e tij e lavdishme mund t'u rikthehet edhe njė herė sukseseve tė mėdha nė Itali. Sidomos tani, ku gjėrat nė shtėpinė e Interit nuk po shkojnė drejt rrymės sė duhur. Hija e Sven Goran Eriksonit ka pak kohė qė ka rėnė mbi Roberto Manēinin. Trajneri interist ka pėrpara dy javė vendimtare: fillon mė 18 tetor me ndeshjen kyēe tė Ligės sė Kampioneve kundėr Spartakut tė Moskės, ku zikaltrit duhet tė fitojnė. Nė rast tė kundėrt, Morati ka pėrgatitur "kartėn" Erikson pėr stolin. "Sveni ka marrė oferta tė rėndėsishme", - shpjegon menaxheri i suedezit. Edhe shifrat janė kundėr Manēinit: Kuperi ėshtė shkarkuar pikėrisht mė 19 tetor.
Roberto Manēini nuk mund tė qėndrojė sigurisht i qetė nė kėtė periudhė. Pėrveē se ėshtė ulur nė njė stol "tronditės", vijnė edhe kandidaturat e mundshme nga jashtė pėr zėvendėsimin e tij. Ish-trajneri i kombėtares angleze, Sven Goran Erikson, ėshtė konsideruar nga shumė njerėz si pasardhėsi i mundshėm i "Manēios" nė stolin zikaltėr dhe ai qė e kofnfirmon, edhe pse jo qartėsisht, ėshtė menaxheri i trajnerit suedez, Atol Still, nė njė emision radiofonik nė "BBC". "Po, kemi marrė shumė oferta tė rėndėsishme, - shpjegoi Stilli, - dhe Sveni ėshtė shumė afėr kthimit nė futbollin e madh. Gjendja e tė papunit nuk e zbavit aspak, ėshtė nga ata njerėz qė ėshtė mėsuar tė punojė dhe tė qėndrojė nė fushė. Mund tė siguroj se ėshtė gati pėr njė sfidė tė madhe." Dhe mendja tė shkon menjėherė pikėrisht tek Interi, i drejtuar nė kėto momente nga njėfarė Roberto Manēini qė e ka pasur si lojtar, nė fillim te Sampdoria dhe pastaj te Lacio (ajo e titullit), derisa pėr njė kohė qėndruan nė krah tė njėri-tjetrit, ndonėse pėr pak muaj, nė stolin e bardhekaltėrve nė sezonin 2000-2001.
Manēini tashmė ėshtė nė provė nė javėt e fundit, ndaj nuk duhet tė gabojė nė ndeshjet e ardhshme, as nė kampionat dhe as nė Champions. Nė Europė, pas humbjeve me Sportingun e Lisbonės dhe Bajernit tė Mynihut, Interi duhet tė fitojė absolutisht sfidėn e dyfishtė me skuadrėn ruse, edhe pse nuk mund tė mjaftojė pėr tė synuar tė kalojė turin e parė tė veprimtarisė prestigjioze europiane.
Ndėr tė tjera, nė kampionat, zikaltrit duhet tė qėndrojnė tė paktėn afėr kreut, ndaj duhet tė mundin Katanian, Udinezen e Livornon nė fillim, para derbit me Milanin mė 28 tetor. Njė "tur force" pėr tė mos u nėnvlerėsuar pėr skuadrėn e Manēinit.
Pėr tė larguar fantazmat e shkarkimit, Manēini duhet tė fitojė sfidėn e tretė tė Championsit ndaj Spartakut tė Moskės nė "San Siro" mė 18 tetor. Ndėrkohė, shifrat janė kundėr trajnerit 42-vjeēar. Mė 18 tetor 2003, Hektor Kuper, atėherė trajner i zikaltėrve, luajti pėr "stolin" me njė barazim 2-2 nė Breshia. Dhe mė 19 u largua nga Pinetina. Manēini ėshtė paralajmėruar.
Erion ABULE

Interi kėmbėngul pėr Xhixhi Bufonin
Interi hap "sytė" dhe mendon, duke pasur nė mendje vetėm atė dhe njė objektiv tė caktuar: tė veshė zikaltėr Xhixhi Bufonin. Ndoshta qė nė janar, por edhe nė korrik. Padron Morati ka njė plan tė ri pėr t'ia marrė Juves kampionin e botės: 30 milionė euro klubit bardhezi dhe njė rrogė prej 6 milionėsh nė sezon portierit. Nė paketė mund tė pėrfshihet edhe Toldo, por para sė gjithash mbrojtėsi argjentinas Burdizo. Por nuk do tė jetė e lehtė. Pėr dy motive. E para, rezistenca e Koboli Xhiljit dhe e Juves. E dyta, rikthimi nė "lojė" i Milanit. Klubit kuqezi nuk po rinovon dot kontratėn e Didės, qė do tė thotė njė "kambanė alarmi" pėr Moratin.


Pergatiti: Arbi Hoxha


Per kontakt : Arbi_1999@hotmail.com



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard