Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Mesfushori i Milanit dhe i Italisë ankohet për angazhimet e shumta


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Mesfushori i Milanit dhe i Italisë ankohet për angazhimet e shumta
Permalink   


                               Alarmi i Pirlos: Sa shumë ndeshje!



 


Ai është rekordmeni i milanistëve në kombëtare. Në kuptimin që Andrea Pirlo deri tani i ka luajtur të plota të trija ndeshjet e eliminatoreve me trajnerin e ri Donadoni, pa munguar asnjë minutë (sikurse Bufoni dhe Kanavaro). Stili i tij është gjithnjë i njëjti, me zë të qetë dhe asnjëherë ndonjë fjalë pa vend. Por dhe pa qenë nevoja të bërtasë, mesazhi i Andreas mbërrin fort dhe pastër: "Kështu nuk mund të vazhdohet, ka shumë ndeshje dhe lodhemi shumë", - thotë ai me zërin e ngjirur nga trakeiti. Po të marrim si shembull pikërisht Milanin, përveç angazhimit të dyfishtë në paraeliminatoren e Championsit që luajti në gusht, që nga fillimi i kampionatit brenda një muaji skuadra ka zhvilluar shtatë ndeshje dhe tani lojtarët e tij ndodhen me ekipet kombëtare për dy sfida të tjera. "Ne lojtarët po hasim sërish vështirësi. Të hënën udhëtuam katër orë të tjera me aeroplan dhe këtë do të bëjmë edhe sot kur të kthehemi. Në këtë pikë, rikuperimi i energjive psikofizike bëhet vërtet problematik. Ndoshta Ançeloti do të detyrohet të lërë pushim ndonjërin prej nesh. S'është një justifikim, sepse lodhja grumbullohet. Është e pashmangshme." Sipas organizatorit të Milanit dhe të Italisë kampione të botës ka vetëm një zgjidhje: "Nuk është e thjeshtë ta ndryshosh kalendarin ndërkombëtar. Ndërkohë mund të rishikohet formati i kampionatit tonë. Ta pakësosh numrin e skuadrave, është e mundur, ashtu sikurse ishte deri pak vite më parë. Po të luanim disa herë më pak në mes të javës, në mënyrë që të stërviteshim më shumë javë rregullisht, do të ishte një premisë për t'i përmirësuar gjërat. Gjendja ime? Për fat të mirë nuk kam temperaturë dhe shpresoj që pakëz pushim të më bëjë mirë. Qëndrova në hotel për t'u përmirësuar. Por tani jam më mirë", - tha me besim lojtari.

Spanja synon t'ia japë stolin Lipit
Është Marçelo Lipi ideja e Federatës Spanjolle pas Aragonesit. Trajneri i Spanjës ndodhet në rrezik pas dështimit në botëror dhe humbjes 2-0 të pësuar të shtunën në Suedi. E përditshmja spanjolle "Marca", duke cituar një lajm të botuar më parë nga gazeta italiane "Gazzetta dello Sport", hamendësonte se trajneri që e shpalli Italinë kampione të botës, mund të ulet shpejt në stolin e Spanjës së Raulit dhe Torresit me shokë. Kështu që sipas "Marca"-s është pikërisht ish-trajneri i "axurrëve" kandidati kryesor për të zënë vendin e Aragonesit dhe për të risjellë qetësinë brenda një grupi plot me yje, por ku mungojnë stimujt.

Perrota: Numrin 10 ta marrë Del Piero
Sot në mbrëmje ndaj Gjeorgjisë, ai që do të luajë me siguri është mesfushori Simone Perrota, pasi problemi në kofshë është vetëm një kujtim dhe futbollisti i Romës do të luajë si titullar: "Nuk e kam problem të luaj në role të ndryshme, sepse e bëj çdo të diel këtë dhe më pëlqen, është një sfidë ndaj vetes." Më pas Perrota iu përgjigj atyre që e pyesnin për fanellën me numrin 10: "Mos të bëjmë shaka, ka nga ata që e meritojnë më shumë se unë. Për mendimin tim, 10-n duhet ta mbajë Del Piero, sepse në grupin aktual është ai më fantazisti."



-- Edited by ArBi at 15:00, 2006-10-11

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard