Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Burg përjetë Lavdërim Tufës : Gjykata e shpall fajtor për masakrën e Kartodromit


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Burg përjetë Lavdërim Tufës : Gjykata e shpall fajtor për masakrën e Kartodromit
Permalink   


Plot 127 vjet burg për Lavdërim Tufën. Gjykata e Krimeve të Rënda e deklaroi fajtor të pandehurin Tufa për masakrën e "Kartodrom 2000", ku gjetën vdekjen tre persona, mes tyre dhe Fatmir Rama, ose siç njihej ndryshe, me nofkën Miri i Xhikes. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari dhe njëkohësisht kryetari i gjykatës, Sandër Simoni, për gati një orë lexoi vendimin ndaj Tufës, edhe pse vetë i pandehuri dhe mbrojtësi i tij nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Sipas gjykatës, Lavdërim Tufa është njëri prej autorëve të ngjarjes së 29 marsit të vitit 2003, në kompleksin luksoz "Kartodrom 2000", që ndodhet në periferi të Tiranës, fakt ky i vërtetuar nga provat dhe faktet e paraqitura gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes. Gjykata e dënoi Tufën veçmas, për secilin episod të ngjarjes. Për vrasjen e Fatmir Ramës, Julian Drishtit dhe Kristaq Canit, u dënua me burgim përjetë, për veprën penale "të rrezikimit të jetës së shumë personave", me 20 vjet burg, ndërsa 6 vite të tjera "për armëmbajtje pa leje". Në bashkim të dënimeve, i pandehuri Tufa u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu sikurse kishte kërkuar prokuroria. Edhe pse Tufa u ndëshkua me dënimin maksimal, motivi i ngjarjes makabre nuk u bë i qartë

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard