Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Grupi i hetimit ka nė dorė ekspertimin teknik tė nėnkalimit. Sė shpejti do tė ketė tė pandehur..Kanė lidhje me nėnkalimin, tashmė tė shkatėrruar


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Grupi i hetimit ka nė dorė ekspertimin teknik tė nėnkalimit. Sė shpejti do tė ketė tė pandehur..Kanė lidhje me nėnkalimin, tashmė tė shkatėrruar
Permalink   


                      Zogu i Zi, merren nė pyetje zyrtarė tė Bashkisė


Dosja pėr nėnkalimin e Zogut tė Zi, sė shpejti pritet tė ketė zhvillime konkrete, qė do tė zbardhin tė vėrtetėn e kėsaj ēėshtjeje kaq shumė tė pėrfolur edhe nė qarqet e politikės shqiptare. Burime tė gazetės kanė pohuar se organi i akuzės, tashmė ka nė dorė ekspertimin teknik qė i ėshtė bėrė projektit tė nėnkalimit, ku pyetja kryesore ka qenė, nėse projekti nė fjalė ishte i pėrshtatshėm pėr funksionin qė duhej tė kryente dhe nėse jo, rreziqet qė paraqiste. Edhe pse hetuesit e ēėshtjes nuk kanė pranuar tė bėjnė tė ditur asnjė konkluzion tė ekspertėve, burime konfidenciale janė shprehur se nė bazė tė kėtij ekspertimi, pritet qė sė shpejti kjo dosje tė ketė persona tė pandehur. Kjo tė lė tė kuptosh se ekspertėt kanė vėrejtur mangėsi nė projektin e nėnkalimit. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, ditėt e fundit hetuesit kanė marrė nė pyetje edhe disa zyrtarė tė Bashkisė sė Tiranės, tė cilėt kanė qenė pjesė e grupit tė punės sė projektit tė ish-nėnkalimit tė Zogut tė Zi.
Dėmi
Tashmė qė nėnkalimi i Zogut tė Zi nuk ekziston mė, pyetja qė kėrkon pėrgjigje ėshtė se kush do t'i paguajė milionat e humbura nė atė ndėrtim. Pika mė e nxehtė e kėtij hetimi, duket se ėshtė akuza "e shpėrdorimit tė fondeve publike" dhe gjetja e personave pėrgjegjės. Pėr tė vėrtetuar ekzistencėn e kėsaj akuze, hetuesit e ēėshtjes vendosėn edhe kryerjen e ekspertimit teknik tė objektit,i cili nuk ka pasur oponencė. Nė rast se ekspertimit do tė vėrtetojė se projekti i ndėrtimit tė nėnkalimit tė Zogut tė Zi nuk ishte funksional, paraqiste rreziqe dhe kishte mangėsi serioze nė dokumentacion, atėherė zyrtarėt qė kanė firmosur ndėrtimin e tij, pritet tė mbajnė pėrgjegjėsi penale pėr akuzėn "e shpėrdorimit tė fondeve publike". Vlera e kėtyre fondeve, duke pėrllogaritur vetėm fazėn nė tė cilėn kishte arritur ndėrtimi i nėnkalimit, pėrllogaritet tė jetė mbi 1 milion dollarė.
Kallėzimi
Hetimet pėr nėnkalimin e Zogut tė Zi nisėn nė mars tė kėtij viti, pas njė kallėzimi tė bėrė nga Policia Ndėrtimore ndaj Bashkisė sė Tiranės dhe kreut tė saj, Edi Rama. Tė gjitha shkeljet e denoncuara nga Policia Ndėrtimore, kanė tė bėjnė me dokumentacionin dhe veprimet e kryera nga Bashkia e Tiranės pėr ndėrtimin e nėnkalimit te Zogu i Zi. Sipas materialit kallėzues, kryebashkiaku Rama akuzohet pėr shkatėrrim rrugėsh, pushtim toke, shpėrdorim detyre, shpėrdorim tė kontributeve tė dhėna nga shteti, tė gjitha kėto tė kryera nė bashkėpunim. Por deri tani, hetimet e kryera nuk kanė identifikuar ndonjė zyrtar tė dyshuar pėr akuzat e ngritura. Sakaq, edhe kryebashkiaku Edi Rama ka dorėzuar nė Prokurori njė tjetėr kallėzim ndaj personave qė urdhėruan prishjen fizike tė nėnkalimit.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard