Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Erion Bogdani do të jetë në fushë që nga minuta e parë përkrah Igli Tares, në nde-shjen që përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të zhvillojë të mërkurën në Amsterdam ndaj Holandës.


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Erion Bogdani do të jetë në fushë që nga minuta e parë përkrah Igli Tares, në nde-shjen që përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të zhvillojë të mërkurën në Amsterdam ndaj Holandës.
Permalink   


Trajneri Oto Bariç ka ndërruar mendje në lidhje me lënien në stol të shtatlartit shqiptar, që militon në radhët e Sienës. Burime pranë stafit të ekipit kombëtar në Holandë bëjnë të ditur se trajneri kërkon "t'i japë një dorë" Bogdanit. "Sulmuesi ka një rritje me 30% të formës së tij dhe ne duam ta ndihmojmë atë në këtë moment jo fort të mirë që po kalon", ka thënë burimi për "Panorama Sport". Në analizën që ka zhvilluar paraditen e djeshme, trajneri me lojtarët dhe stafin, mësohet të ketë folur veçmas dhe me sulmuesin, të cilit i ka komunikuar dhe "idenë" e tij. Bariç është drejt fundit të përcaktimit të 11-shes që do të hedhë në fushë që nga minuta e parë, në të cilën pritet të jetë dhe Erion Bogdani. 29-vjeçari do të formojë dyshen e sulmit me Igli Taren, ashtu si në dy ndeshjet e para të këtij edicioni eliminator. Ky ndryshim i trajnerit Oto Bariç ka ardhur menjëherë pas ndeshjes që kroati ndoqi të shtunën në Sofje, ku Holanda e Marko Van Basten u nda në një barazim 1-1 me vendasit e Bullgarisë. Trajneri ka mbetur i habitur nga loja sulmuese e tulipanëve, por edhe organizimi në mesfushë. Kroati në analizën e djeshme me skuadrën ka thënë se Holanda ka një mbrojtje jo fort kompakte dhe me pak organizim të mirë dhe kujdes mund të ndëshkohet. Kjo ndoshta është një nga arsyet që Bariç mendon të hedhë në fushë dyshen Tare-Bogdani, pjesë e skemës klasike 4-4-2. Në këtë sens, 4-2-3-1 i preferuar nga Bariç do të lihet mënjanë. Megjithatë nuk përjashtohet dhe mundësia e ndryshimit të rreshtimit gjatë lojës, në varësi të asaj që do të "dhurojë" dhe kundërshtari në tapetin e "Amsterdam Arena". Një ndryshim të modulit trajneri e ka bërë dhe në stërvitjen e pasdites së djeshme. Theksi është vënë dhe në daljen e shpejtë përpara, kundërsulmit, me të cilin shpresohet dalja përpara mbrojtjes kundërshtare. Ajo që duhet theksuar është se aktivizimi i Erjon Bogdanit që nga minuta e parë "sposton" në stol sulmuesin tjetër Besart Berisha. Kosovari ishte "piketuar" si një ndër titullarët dhe një gjë të tillë mezi e priste. Megjithatë për të dhe për të tjerët e këtij reparti (Salihi e Kapllani) mund të ketë minuta në pjesën e dytë. Një ndër dyshimet për trajnerin Bariç e që pritet të zgjidhen pak orë përpara ndeshjes, janë lojtarët e krahut të majtë. Aliaj, Haxhi e Murati janë 3 lojtarë, mes të cilëve njëri prej tyre do të qëndrojë jashtë. Nëse Aliaj rreshtohet në mbrojtje, Haxhi e Murati do të diskutojnë një fanellë titullari. Bariç kërkon të forcojë sa më shumë krahun e majtë të skuadrës sonë, pasi Van Persi i Holandës konsiderohet si një nga elementët që mund të na nxjerrë probleme në krah. Sipas stafit të ekipit kombëtar, nuk përjashtohet dhe mundësia që në krahun e majtë të rreshtohet Debatik Curri.


 



Tifozët
Tifozët kuqezi do të jenë të pajisur me fanella të reja për ndeshjen e nesërme të kombëtares shqiptare. Në fakt ata i janë përshtatur fanellës që do të veshin lojtarët shqiptarë në këtë ndeshje. Bluza e tyre do të jetë e re dhe ky është produkti i ri i kompanisë UMBRO. Kundër Holandës përfaqësuesja shqiptare do të luajë me fanellën e bardhë, e cila është edhe fanella e dytë e Kombëtares. Kjo për shkak se vendasit do të luajnë me fanellat ngjyrë portokalli. Në sfidën përballë "tulipanëve", sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësi të shohin skuadrën Kombëtare me veshjet e reja.


Stadiumi
"Amsterdam Arena" është një stadium modern i kryeqytetit holandez, Amsterdam. Në të luhen ndeshjet pritëse të përfaqësueses së Holandës dhe gjithashtu ndeshjet pritëse të Ajaksit, skuadra e këtij qyteti. Ky impiant është një nga më modernët në Evropë. Ai është inauguruar në gusht të vitit 1996 me një miqësore të luajtur mes Ajaksit dhe Milanit, e cila u fitua nga kuqezinjtë e Italisë me rezultatin 3-0. "Amsterdam Arena" është stadiumi më i madh në Holandë. Ai është një xhevahir i vërtet i arkitekturës moderne dhe mban 51.342 persona të ulur. Është i pajisur me të gjitha dhe me 5 yje të emërtuara nga UEFA.


 


Komentet
Batuta: Holanda si një Mercedes


Është gjithnjë i njëjti. Me batutën në majë të gjuhës. Ka lëshuar të fundit vetëm disa orë përpara ndeshjes: "Holanda është si një Mercedez, ndërsa ne...një makinë që duhet kombinuar mirë". E thotë hapur ashtu si është mësuar gjithnjë t'i bëjë gjërat: "Normalisht që krahasimi me makinat është me vend tregon diferencat mes skuadrave", tha tekniku për albaniasocer.com. Edhe në të shkuarën, trajneri ka lëshuar sinonime në lidhje me ndeshjen me Holandën. "Nëse dikush më premton një fitore me "tulipanët" i jap 10 mijë euro, ka thënë përpara disa ditësh te "Sporti Shqiptar", unë e dua shumë fitoren, por...". Dhe nuk është e vetmja. "Të mundim ne Holandën është njësoj sikur të mund unë në garën për 100 metra, Karl Ljuis". Dhe nuk mbaron këtu: "Holanda është si një tulipan me gjemba".


Bastet, koeficienti i 2-**** kuotohet 22


Koeficienti për fitoren e kombëtares së Shqipërisë në transfertën kundër përfaqësueses holandeze ishte më i vogël se 1.1. Kompanitë e basteve e kanë kuotuar vetëm 1.1 fitoren e mundshme të portokallinjve në "Amsterdam Arena". Koeficienti i barazimit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ishte 7, ndërsa për fitoren skuadrës së drejtuar nga Bariç, koeficienti ishte 22. Duket qartë që edhe kompanitë e basteve nuk kanë dashur të rrezikojnë me këtë ndeshje, pasi mundësitë për ndonjë surprizë të mundshme janë shumë të pakta. Këto janë shifrat më ekstreme me të cilat është kuotuar një ndeshje e përfaqësueses shqiptare gjatë viteve të fundit. Këto koeficiente pritet që të ndryshojnë gjatë pasdites së sotme dhe paradites së nesërme në varësi të basteve të vëna për këtë sfidë në të gjithë Evropën.


 



Shoping
Në ditën e pushimit që kanë pasur lojtarët kuqezinj në Amsterdam kanë preferuar që të bëjnë pazar në një pjesë të shtrenjtë të qytetit të Amsterdamit. Një gjë të tillë e kanë bërë mbi të gjitha Tare dhe Skela, ndërkohë që në shoqërinë e tyre janë parë edhe disa futbollistë të tjerë, të cilët luajnë në kampionatet e huaja. Nuk kanë bërë kështu lojtarët që luajnë në Superligë, kanë preferuar të qëndrojnë nëpër lokale dhe në zona më të thjeshta të qendrës së qytetit.


Holandezet
Media dhe tifozët holandezë duken shumë pak të interesuar për shqiptarët. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë marrë me problemet në skuadrën e tyre dhe me zgjedhjet e Van Bastenit, ndërkohë që gjithsesi pritet një numër i madh tifozësh në stadium. Kampingu ku gjendet përfaqësuesja kuqezi është 20 kilometra larg qytetit dhe një gjë e tillë e ka mbajtur përgjithësisht skuadrën të izoluar.


Stervitja
Tekniku i kombëtares shqiptare, kroati Oto Bariç, ka zhvilluar të hënën me skuadrën vetëm një seancë stërvitore pasdite. Shefi i Sektorit te Ekipeve Kombëtare në FSHF, Besnik Çela, u shpreh nëpërmjet linjës telefonike se gjendja e lojtarëve është shumë e mirë, ata janë të mobilizuar dhe janë stërvitur me dëshirë për rreth 90 minuta në fushën e blertë të kompleksit që ndodhet pranë hotelit".



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard